Allahu
Tani do të citojmë disa ajete të cilat e përshkruajnë më së bukuri Zotin tonë, i Cili është fuqiplotë dhe të Cilit i kthehet gjithçka.
"Thuaj: ‘Kush u shpëton nga tmerret në tokë dhe në det, kur i luteni me përulje haptas dhe fshehtas: ‘Nëse Ai na shpëton nga kjo, me siguri do të jemi falënderues!'"[1]
"A nuk i mjafton vetë Allahu robit të tij? Kurse ata të frikësojnë me ata që i adhuroni krahas Tij. Atë që Allahu e lë në devijim – askush nuk mund ta orientojë në Rrugë të drejtë."[2]
"Thuaj: ‘Allahu ju shpëton nga këto dhe nga çdo vështirësi, kurse ju megjithatë e konsideroni se ka të barabartë me Të.’"[3]
"Kurse Ne deshëm që ata, të cilët janë të shtypur në Tokë, t’i mbulojmë me mëshirë dhe t’i bëjmë prijës dhe pasardhës."[4]
Për Ademin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), në Kuran thuhet: "Pastaj Zoti i tij e shpalli të zgjedhur, pastaj e fali dhe e udhëzoi në Rrugë të drejtë."[5]
Kurse tani do të përmendim çka thuhet për të Dërguarit tjerë.
Për Nuhun (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të): "Atë dhe familjen e tij i shpëtuam nga telashet e rënda."[6]
Për Ibrahimin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të): "‘O zjarr’, i thamë Ne, ‘bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!'"[7]
Për Ejubin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të): "Iu përgjigjëm dhe nga vështirësitë e shpëtuam; ja, kështu Ne i shpëtojmë besimtarët."[8]
Për Junusin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të): "Iu përgjigjëm dhe vuajtjen e cila e rëndonte ia larguam dhe me mëshirën Tonë, ia kthyem fëmijët dhe pos tyre edhe aq, le të jetë mësim për ata të cilët Na adhurojnë."[9]
Për Jakubin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të): "‘S’është ashtu’, tha Jakubi, ‘në shpirtat tuaj ka lindur një mendim i prapë dhe unë nuk do të ankohem, shpresoj që Allahu do t’mi kthejë të gjitha; vërtet, Ai di gjithçka dhe është i urtë.'"[10]
Për Jusufin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të): "Dhe ai prindërit e vet i vendosi në fron dhe ata të gjitha iu përkulën, pastaj ai tha: ‘O baba, ky është komenti i ëndrrës sime të dikurshme dhe Zoti im e përmbushi. Allahu, ka qenë i mirë me mua kur më shpëtoi nga burgu dhe ju solli juve nga shkretëtira, pasi që shejtani kishte mbjellë përçarje midis meje dhe vëllezërve të mi. Zoti im vërtet është mëshirues ndaj atij që do Ai, si dhe Ai, me të vërtetë, di gjithçka dhe është i urtë!'"[11]
Për Davudin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të): "Vërtet Ai është i afërt me Ne dhe e pret një vendbanim i bukur."[12]
Për Musain (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të): "Kur motra jote shkoi dhe deklaroi: ‘A dëshironi t’u tregoj për atë që do të kujdeset për të?’ Ne të kthyem te nëna jote që të gëzohet dhe të mos pikëllohet më. Kurse ti e vrave një njeri, por Ne të liruam nga brenga dhe të shpëtuam nga vështirësi të ndryshme. Dhe ti qëndrove me vite në mesin e banorëve të Medjenit, pastaj, o Musa, në kohën e duhur erdhe."[13]
Për Muhamedin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të): "Nëse ju nuk e ndihmoni, ani Allahu e ndihmon atë..."[14]
"A nuk ishe bonjak, e Allahu të ofroi strehë dhe për fenë e drejtë nuk ke ditur, e të udhëzoi në Rrugë të drejtë, edhe i varfër ishe, e të bëri të pasur?"[15]
Madhëruar qoftë Allahu që robërit e vet i mbulon me të mira të pafundme dhe kujdeset gjithnjë për ta. "Çdo çast Ai është i zënë me diçka."[16]
Duke komentuar këtë ajet, shumë komentatorë të Kuranit deklarojnë se ai ka të bëjë me faljen e mëkateve nga Allahu, ndihmën e njerëzve që janë në telashe, dhënien e të mirave dhe rregullimin e marrëdhënieve midis popujve.
Shumë shpesh, një krizë është vetëmse
një re që së shpejti do të shpërndahet.
"Dhe askush, përveç Allahut, nuk mund ta zbulojë atë!"[17]