Lexo shume dhe mendo
Aid el Karni
Lexo shumë dhe mendo
Njohuritë e reja, mësimet, përsiatjet dhe hapja e horizontit, mendimet e thelluara dhe zhytja në kërkime, origjinaliteti i kuptimit, argumentimi, njohja e sekretit të çështjes, arritja e synimeve dhe e gjërave e gëzojnë zemrën dhe e qetësojnë shpirtin.
"Edhe njerëzit edhe shtazët edhe bagëtia janë, gjithashtu, llojesh të ndryshme. Kurse nga Allahu prej robërve të Tij frikohen ? të diturit. Allahu është vërtet i fortë dhe Ai falë mëkate."
"Por ata e mohojnë atë që nuk e njohin plotësisht, ndërkohë që nuk u ka ardhur ende përmbushja e premtimeve të Tij. Kështu kanë mohuar edhe popujt që ishin para tyre; prandaj shiko si kanë përfunduar keqbërësit!"
Dituria e mbush gjoksin, fisnikëron njeriun dhe fut qetësi në zemrën e tij.
Dituria shpirtin tonë e zgjeron,
kurse padituria veç telashe i shkakton.
Një dijetar perëndimor deklaron se e ka dollapin plot me letra ku i ka shënuar gabimet që i bën ditë e natë. E krejt kjo që të mos i përsërisë prapë.
Jam i mendimit se këtë e kanë tejkaluar shumë herët të parët tanë të virtytshëm, të cilët gjithnjë i kanë rivlerësuar veprat e tyre.
"Betohem me Ditën kur të vijë Fundi i botës dhe betohem me shpirtin i cili e qorton veten."
Hasan el-Basriu ka deklaruar: "Muslimani duhet të luftojë me egon e tij më ashpër se sa me armikun."
Rebia ibën Huthejmi i shënonte fjalimet e veta që duhej t?i fliste prej një namazi të xhumasë e deri te tjetri. Pastaj i lexonte, e kur e haste ndonjë fjali të bukur, e falënderonte Allahun, ndërsa nëse gjente fjalë të këqija, për secilën kërkonte falje.
Një prej pararendësve të virtytshëm ka deklaruar: "E kam bërë një mëkat para dyzet vjetësh por akoma kërkoj falje nga Allahu për këtë."
"Dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre."