Dhe kështu prej jush krijuam një popull të drejtë."[1]
Lumturia qëndron në maturi dhe në drejtësi, e jo në teprim, në ekstremizëm dhe në fanatizëm. Maturia ose rruga e mesme është metodë e cila robin e mban larg nga çdo ekstremizëm. Maturia është karakteristikë e besimit Islam. Islami është mesi midis krishterimit dhe hebraizmit. Besimi hebre e ka tepruar në shkencë, duke potencuar vetëm atë, kurse harruan punën dhe veprat. Krishterimi e teproi në adhurim, duke injoruar argumentet. Kështu erdhi Islami duke respektuar diturinë dhe punën, trupin dhe shpirtin, Shpalljen dhe mendjen.
Lumturia në jetën e matur është, gjithashtu, edhe mos teprimi në adhurim. Prandaj, mos e tepro në mënyrë që të mos e shkatërrosh trupin dhe kështu ta vrasësh gjallërinë tënde, vullnetin tënd dhe ta pamundësosh qëndrueshmërinë në adhurim. Nafilet të mos t’i prishin dhe të mos t’i rrënojnë farzet që për shkak të nafileve, i shtyn ose nuk i kryen plotësisht. Nuk duhet tepruar as në dhënien e pasurisë, duke shpenzuar tërë pronën, e duke u bërë shkapërdarë dhe të përfundojmë si skamnorë. Bëhu i matur në karakter, mos u bën tepër serioz, por i butë dhe i sjellshëm, gjej mesin midis qeshjes së tepruar dhe ngrysjes. Gjithashtu, mos u izolo tërësisht, por as t’u dorëzohesh ahengjeve të pafund dhe shoqërisë me të gjithë dhe me gjithkënd.
Islami është fê e maturisë në çdo gjë, madje edhe kur është fjala për marrjen e vendimeve, të gjykimit dhe raportit ndaj të tjerëve. Mos e tepro me shprehje të mirësisë dhe të butësisë, e as mos u bëj i vrazhdë dhe i paarritshëm. Ajo që është jashtë mase gjithnjë është pengesë dhe e dëmshme.
"Të gjithë njerëzit ishin një popull dhe Allahu dërgoi të Dërguar të sjellin lajme të gëzuara dhe paralajmërime, si dhe përmes tyre dërgoi Librin, vetëm të vërtetën, që njerëzit të gjykojnë në bazë të tij për ato gjëra për të cilat nuk do të pajtohen. Kurse shkas për mospajtim ishte lakmia reciproke, pikërisht nga ata të cilëve u është dhënë, edhe atë kur tashmë u kishin ardhur argumente të qarta; dhe atëherë Allahu, me vullnetin e Vet, i udhëzoi besimtarët të kuptojnë të vërtetën e qartë lidhur me atë për çka nuk janë pajtuar. – E Allahu udhëzon në Rrugë të drejtë atë që do Ai."[2]
E drejta fshihet mirë midis dy të këqijave: shpërfilljes së plotë dhe teprimit.
E vërteta qëndron midis dy gënjeshtrave: maksimalizimit dhe minimizimit.
Lumturia qëndron midis dy dëshpërimeve: gëzimit të paarsyeshëm dhe pikëllimit.