BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Bamirsia ndaj t tjerve t bn zemrgjer
Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë
Aid el Karni
Për njeriun e mirë bukuria është emër, mirësia vizion kurse e mira ushqim. Ata që kryejnë vepra të mira ndaj të tjerëve janë të parët që i përjetojnë dobitë dhe kënaqësitë e këtij akti. Frytet e kësaj mirësie i ndjejnë në shpirtrat e tyre, janë edukim, kanë ndjenja, për këtë ndiejnë zemërgjerësi, qetësi dhe paqe. Kur të rëndojnë vuajtjet e rënda në shpirt, kur sëmundja të lodhë, ji bamirës ndaj të tjerëve. Kështu do të ndjesh lehtësi dhe qetësi.
Ushqe të uriturin, ndihmo atë që i bëhet padrejtë, shpëto fatkeqin nga telashet, vizito të sëmurin, jepi atij që nuk ka dhe do të përjetosh lumturi. Kryerja e veprës së mirë është si aroma e këndshme që i bën mirë atij që e përdor, që e shet dhe atij që e blen. Ata që kryejnë vepra të mira në zemër kultivojnë bimësi fisnike që do t’i shërojë kur t’i godasin të këqijat.
Sadaka e përhershme është edhe t’i buzëqeshësh dhe të jesh i sjellshëm ndaj skamnorit, "madje të jesh i buzëqeshur dhe i hareshëm kur të takohesh me vëllain".
Fytyrat e ngrysura u paralajmërojnë luftë të gjithë atyre që i takojnë.
Një lavire vetëm ngase i kishte dhënë ujë një qeni me dorën e saj e kishte fituar Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa Toka dhe sa qiejt bashkë. Në realitet, Ai i Cili shpërblen është mëshirues, falënderues, mirënjohës dhe bamirës. Ai e do të mirën dhe është i pavarur nga gjithçka.
O ju që jeni në shqetësim dhe në frikë të përhershme, hyni në kopshtet e mirësisë, përkushtojuni ndaj të tjerëve. U jepni dhurata, ngushëlloni, ndihmoni dhe gostitni, vetëm kështu do të ndjeni lumturinë në tërësinë e saj.
"Pa pritur ta kthejnë me mirënjohje, por vetëm për ta fituar simpatinë e Zotit tënd Fuqiplotë dhe Ai vërtet do të jetë i kënaqur!"
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com