BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Durimi sht pasuri
Durimi është pasuri
Aid el Karni
Veshja e durimit i stolis vetëm besimtarët e zgjedhur dhe të shquar. Vështirësive ata u kundërvihen haptas, me vullnet të fortë e me vendosmëri.
Prandaj, nëse ti dhe unë, nuk kemi durim, çfarë duhet bërë?!
A ka ndonjë zgjidhje tjetër për ne përveç durimit?
A di ndonjë furnizim tjetër përveç tij?
Jeta e njërit prej dijetarëve të umetit tonë ka qenë skenë në të cilën janë alternuar vazhdimisht vështirësitë dhe mejdan të cilin e kanë vizituar vetëm të këqijat. Sa herë që shpëtonte nga një vështirësi, i vinin të tjera, edhe më të rënda dhe më të dhembshme. Por durimi ishte arma e tij, kurse mburoja e tij mbështetja tek Allahu.
Kështu veprojnë njerëzit e sinqertë. Luftojnë kundër të këqijave, i mposhtin të gjitha vështirësitë dhe i tejkalojnë të gjitha pengesat.
Një grup shokësh të të Dërguarit kishin shkuar në vizitë te Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ishte i sëmurë.
"A dëshiron ta thërrasim mjekun?", i thanë ata.
"Jo, Ai tashmë më ka vizituar.", u përgjigj Ebu Bekri.
"E çka të tha?", e pyetën.
"Më tha: Unë bëj atë që dua.", u përgjigj Ebu Bekri.
Prandaj bëj durim, do kesh ndihmën e Allahut. Bëj durim, ngase durimi është litari i shpëtimit, flamur i cili të shpie në mirësi. Durimi sjell shpërblim, për shkak të tij shlyhen mëkatet. Prandaj, bëj durim kur të vijnë kohëra të rënda dhe kur të mbulojnë re të këqijash. Ndihma vjen pas durimit, rrugëdalja pas vuajtjes, kurse lehtësimi pas vështirësisë.
Kam lexuar biografi të shumta të njerëzve të shquar që kanë jetuar para nesh. Kam qenë i mahnitur dhe i impresionuar se sa durimtarë kanë qenë dhe se sa vuajtje kanë përjetuar. Telashet u kanë qëndruar gjithnjë mbi kokë dhe i kanë goditur vazhdimisht, si pika uji të ftohtë. Por, ata të gjitha i kanë duruar në mënyrë stoike, si kolosë në rrugën e së vërtetës.
Në fund, çka janë të këqijat vetëmse momente kalimtare, pas së cilave çdo fatkeq do ta shikojë dritën e shpëtimit dhe do të shijojë ëmbëlsinë e fitores. Disa prej këtyre dinjitarëve nuk janë kënaqur vetëm me durim, por i kanë sfiduar të gjitha vështirësitë dhe në fund kanë dalë fitimtarë.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com