BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA
UrtësiNë fund të gjithë e pranojnë Edhe varka e keqe nganjëherë del fort e dobishme Kisra dhe plaka Dije që çdo mizor do të dalë para Allahut Permbahuni tri gjerave Vetëm te Ti mbështetemi Gjej mbështetje Allahun Ruaje pamjen e jashtme por mos e harro edhe të brendshmenCilësitë e besimtaritPorosi per ata qe jane ne sprove Shoqëria e keqe është shkak i shumë prapësivePrej princit deri te marangozi Kenaqesia me percaktim eshte adhurim Jeta eshte e bukur Mos u bëj lakmues i famës sepse ajo fsheh shumë rreziqe Kurani... libër i begatshëm Virdi i mengjesit Sadaka të bën zemërgjerëMos u hidhëro Nisu për në namaz Fama dhe e keqja që vjen prej saj Prej nga është sajuar lumturia Ne na mjafton Allahu, sa mbrojtës i bukur është Ai Vështirësitë pastrojnë nga mëkatet Makutëria nuk sjell asgjë Përse nuk i shikoni krijesat si janë krijuarHulumto bukuritë e gjithësisë Fyerja dhe sharja nuk mund të dëmtojnë Mos u friko nga qyqarët dhe alarmet e tyre të rreme Shtrati me dhe i Sufjan eth-Theurit Shija e ëmbël e lirisë Lidhur me përcaktimin Konditat për qetësi të shpirtit Lidhu vetëm me Allahun Kujdes me pasurinë, "nuk dështon ai që planifikon" Njerëzit shpesh janë kundër teje, jo për ty Istigfari hap çdo derë Depresioni është derë drejt vetëvrasjes Mos u dekurajo, kjo është rrugë e shkatërrimit Mos u dëshpëro ngase çdo e keqe do të kalojë Mos u dëshpëro dhe bëhu real Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura Na udhëzo në Rrugë të drejtëKërko furnizim, por mos u bëj makut Frytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Edhe varka e keqe nganjëherë del fort e dobishme
Edhe varka e keqe nganjëherë del fort e dobishme
Aid el Karni
"Ju mos e konsideroni këtë si të keqe për ju; jo, kjo është më e mirë për ju." Situata të rënda në jetë dhe konditat e këqija shpesh i sjellin të mira njeriut. Kështu, për shembull, numri më i madh i dijetarëve ka pasur status të robit në shoqëri, si Ata`u, Seid ibën Xhubejri, Katade, Buhariu, Tirmidhiu dhe Ebu Hanife. Nga ana tjetër, numri më i madh i dinjitarëve të shkencës kanë qenë të privuar në të parët, si Ibën Abasi, Katade, Ameshi, Ibën Umu Mektumi dhe Jezid ibën Haruni, ndërsa prej dijetarëve të kohës sonë të tillë kanë qenë dijetarët si Muhamed ibën Ibrahim Ali Shejhu, Abdullah ibën Hamidi dhe Abdulaziz ibën Bazi. Duke lexuar shumë biografi të njerëzve të shquar dhe të ditur, e kam kuptuar se të gjithë ata kanë pasur ndonjë vështirësi apo të metë në jetë. Disa kanë qenë të verbër, disa të shurdhër, disa të paralizuar dhe me të meta të ndryshme të tjera fizike. Përkundër krejt kësaj, ata kanë lënë gjurmë në histori dhe i kanë kontribuar njerëzimit në shkencë, me zbulime dhe me shpikje të ndryshme. "O ju që besoni, - kini frikë nga Allahu dhe besoni të Dërguarit të Tij, Ai do t?u dhurojë shpërblim të dyfishtë, e do t?u japë dritë me anë të së cilës do të ecni dhe do t?ua falë mëkatet ? ngase Allahu falë dhe është Mëshirues." Nuk qëndron gjithçka në një diplomë të pranuar dhe të njohur ndërkombëtarisht që e arrin njeriu. Për këtë arsye njeriu nuk duhet të brengoset shumë, nëse nuk është magjistër, doktor apo shkencëtar. Njerëzit e zakonshëm mund të ndihmojnë më shumë dhe më fuqishëm komunitetin musliman. Distancat i kalojnë dhe majat i pushtojnë vetëm ata që kanë ambicie të mëdha. Madje edhe nëse i shikojmë njerëzit e tanishëm me famë në fe dhe misionarë të shquar, do të shohim se nuk kanë ndonjë diplomë të posaçme, por sa shumë kanë ndikuar në botën tonë. Ata janë, për shembull, Ibën Bazi, Malik ibën Nebiu, Abas el-Akadi, Tantavi, Ebu Zehra, Mevdudi, Nedevi e shumë të tjerë. Prandaj, askush nuk është lënë anash dhe është mbrojtur nga sprovat dhe vështirësitë, madje as gjinitë dhe dijetarët më të shquar. Shpirti mëkatar nxihet prej mëkateve, edhe pse e mësoi nga përvoja dhe dituria. Nga ana tjetër, shumë njerëz me diploma të larta kurrë nuk kanë bërë asgjë të rëndësishme për të mirën e njerëzimit. Prandaj në Kuran thuhet: "E sa shumë popuj para tyre i kemi shkatërruar! A mos e sheh ndonjë prej tyre dhe mos e dëgjon ndonjë zë të dobët prej tyre?" Kënaqësia me atë çfarë ke është pasuria më e madhe. Në një hadith autentik thuhet: ?Ji i kënaqur me atë që ta ka dhënë Allahu, do të jesh njeriu më i pasur.? Ji i kënaqur me familjen, pagën, makinën, fëmijët, punën dhe gjithçka tjetër që ke, do të jesh njeriu më i lumtur dhe më i qetë. Në një hadith autentik i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) thotë: ?Pasuri është pasuria e shpirtit.? Kjo konfirmon që lumturinë nuk e sajojnë fama apo pasuria e as pozita, porse qetësia e shpirtit dhe rehatia. I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) po ashtu ka thënë: ?Allahut i pëlqen kur robi i pasur është i devotshëm edhe nëse krenohet me pasuri.? Ndërsa duke u lutur për njerëzit, i Dërguari ka deklaruar: ?Zoti im, bëji të pasur shpirtërisht.? Një njeri më ka treguar se si një vozitës i zakonshëm i taksisë e kishte befasuar duke e lënë pa fjalë. Në të vërtetë, vozitësi e kishte vozitur prej aeroportit deri në shtëpi. Gjatë gjithë kohës ishte në qejf, e përmendte dhe falënderonte Allahun. Kur njeriu e pyeti për jetën, vozitësi i tregoi se duhet t?i mbajë dy familje, se ka tetë fëmijë dhe se jeton me ta në një shtëpi të vjetruar. Pos të gjithave, ishte tejet i relaksuar, i pabrenga dhe i kënaqur me atë që ia jepte Allahu. Ishte e jashtëzakonshme të krahasohet ai dhe njerëzit të cilët kishin miliona e miliarda. Ata janë në brenga dhe në shqetësime ditë e net, gjersa ky taksist i varfër ishte aq i qetë dhe i lumtur. Krejt kjo është dëshmi që paraja nuk nënkupton lumturi. Është një tregim i njohur për një tregtar të madh dhe të pasur i cili kishte pallate luksoze dhe pasuri të pafundme, por karakterizohej me mungesë edukate, natyrë të vrazhdë dhe ashpërsi në sjellje. Në fund vdiq i vetëm në një dhomë të vogël, larg familjes së tij i pakënaqur që Allahu nuk i ka dhënë edhe më shumë. "Mua ma lë atë të cilin e kam dalluar prej të tjerëve dhe i kam dhënë pasuri të madhe, edhe djem që janë bashkë me të, edhe famë i dhashë ? e akoma dëshiron ta shtojë! Assesi! Ai, vërtet, i kundërvihet ajeteve Tona." Arabët e vjetër, beduinë, kishin një ilaç të mrekullueshëm kundër shqetësimit dhe vështirësive, e ai është largimi nga mjedisi urban në natyrë dhe në pastërtinë e shkretëtirës. Kur ujku hungërin, me kaplon njëfarë gëzimi, kurse do të ikja kokë e kryer, njerëzit kur zhurmojnë. Dihet që shoku i shquar i të Dërguarit Ebu Dherri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ka jetuar në shkretëtirë. Dijetari i mirënjohur Sufjan eth-Thevri ka deklaruar: "Sa do të dëshiroja të kisha jetuar në ndonjë humbëtirë ku nuk më njeh asnjeri." Në një hadith thuhet: ?Është afruar koha kur për muslimanët do të jetë më mirë t?i ruajnë bagëtitë nëpër male dhe pyje duke ikur me besimin e vet nga hutimi.? Kur të vijë koha e hutimit, për besimtarin është më mirë të ikë prej tyre. Kështu ka vepruar Ibën Omeri, Usame ibën Zejdi dhe Muhamed ibën Muslimi kur qe vrarë kalifi Othman (Allahu qoftë i kënaqur me të). Njohë shumë njerëz të cilët janë goditur nga të këqijat, vështirësitë, shqetësimi dhe brenga për shkak të largësisë nga Allahu. Numri më i madh i tyre ka arritur të mira të mëdha, begati dhe pasuri me mëshirën e Allahut, por në këtë luks kanë humbur vetën, e kanë harruar Zotin, e kanë lënë anash namazin dhe kanë filluar të mëkatojnë. Pastaj Allahu ua ka marrë shëndetin e pasurinë dhe i ka sprovuar më varfëri edhe brenga. Kështu që vuajtjet dhe sprovat e tyre nuk kishin fund. "Kurse ai që e kthen shpinën nga Libri Im, do të jetojë një jetë të rëndë dhe Ditën e Gjykimit do ta ngjallim të verbër." "Kjo ngase Allahu nuk e privon nga mirëqenia popullin, të cilit ia ka dhuruar ? përderisa vetë ai nuk ndryshon ? ndërsa Allahu dëgjon çdo gjë dhe di gjithçka." "Çfarëdo e keqe që u vjen, ajo është për shkak të mëkateve që i keni merituar, madje Ai shumë prej tyre edhe i falë." "E sikur të qëndronin në Rrugë të drejtë, ne do t?ua shuanim etjen me ujë të bollshëm." Do të dëshiroja të kisha ndonjë magji dhe me të t?i largoj të gjitha frikat dhe brengat tua, por nga ta marrë? Megjithatë, do ta jap një këshillë të sinqertë dhe efikase që e kanë preferuar njerëzit e shquar të shkencës dhe të fesë, e ajo është të jesh rob i Krijuesit tënd, të jesh i kënaqur me furnizimin dhe përcaktimin e Tij, të jesh modest në këtë botë dhe të mos kesh shpresë të gjatë. Jam habitur shumë me Viliam Xhejmsin, psikologun e njohur amerikan, më saktë një prej themeluesve të kësaj shkence, i cili kishte deklaruar: "Ne, mendojmë vetëm për atë që nuk e kemi, ndërsa nuk e falënderojmë Zotin për atë që e kemi. Shikojmë anën e errët të jetës sonë, e jo atë të ndritshme. Pikëllohemi për atë që nuk e kemi, ndërsa nuk jemi të lumtur për atë që e kemi." "Nëse jeni mirënjohës, Unë, me siguri, do t?u jap edhe më shumë." I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e kishte recituar këtë lutje: ?Zoti im, mbështetem tek Ti nga shpirti i pangopur.? Në një hadith thuhet: ?Kush zgjohet me ahiretin si brengën e vetme, Allahu do t?i ofrojë prehje, ndjesi të pasurisë në zemër dhe do t?ia nënshtrojë dynjanë. Kurse kush zgjohet me këtë botë si brengën e vetme, Allahu do t?i japë shqetësim, do ta bëjë që ta shikojë vetëm varfërinë, kurse nga kjo botë do të marrë vetëm aq sa i është përcaktuar.? "Kurse nëse i pyet: Kush e krijoi qiellin dhe Tokën dhe kush i nënshtroi Diellin e Hënën? ? me siguri do të deklaronin: Allahu! Andaj, ku po largohen?"
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com