BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Jeta nuk e meriton pikllimin ton
Jeta nuk e meriton pikëllimin tonë
Aid el Karni
Napoleoni ka deklaruar: "Nuk mund të mbaj mend nëse i kam pasur gjashtë ditë të lumtura në jetë!!"
Kalifi Hisham ibën Abdulmeliku ka deklaruar: "Kam numëruar ditët në të cilët kam qenë i lumtur dhe e kuptova se kanë qenë vetëm trembëdhjetë."
Duke e ngushëlluar, babai i tij kishte deklaruar: "Sikur të mos isha ulur kurrë në fronin e kalifatit."
Seid ibën Musejebi ka deklaruar: "Falënderoj Allahun, i Cili ka bërë që ata të nxitojnë te ne dhe jo ne tek ata."
Ligjëruesi i njohur Ibën Semaku ndodhej te kalifi Harun er-Rashidi, kur kalifi kishte kërkuar një gotë ujë. Atëherë Ibën Semaku e pyeti: "Kalif i nderuar, sikur të mos mund të arrije dot tek ajo gotë me ujë që e kërkove, a do ta jepje për të gjysmën e mbretërisë?"
"Natyrisht", u përgjigj kalifi.
"Nuk ka kurrfarë të mire në mbretërinë e cila nuk është më e vlefshme se një gotë ujë", përfundon Ibën Semaku.
Me të vërtetë, kjo botë pa besim, është e pa vlerë dhe e pa kuptim.
Ikbali ka shkruar një poezi, në të cilën thuhet:
 
Kur të zhduket imani, zhduket edhe qetësia,
është e kotë dynjaja për atë që s’ka fe.
 
Po kush kënaqet me këtë botë pa fe,
është lidhur me të kalueshmen dhe momentin.
 
Emersoni, në fund të artikullit të vet mbi mbështetjen shpirtërore, shkruan: "Dominimi politik, shtimi i pagës, shërimi pas sëmundjes dhe kthimi i ditëve të lumtura tani janë para teje. Por, kësaj assesi mos i beso. Krejt kjo nuk është e vërtetë. Qetësi dhe paqe mund të japë vetëm shpirti yt."
"Kurse ti, o shpirt i qetësuar, kthehu te Zoti yt i kënaqur, e edhe Ai është i kënaqur me ty dhe hyn në mesin e robërve të Mi, si dhe hyn në Xhenetin Tim!"[1]  
Një filozof i paralajmëronte njerëzit me këto fjalë: "Është më prioritare dhe më e nevojshme të largosh mendimet negative nga koka dhe shpirti, sesa të shpëtosh nga tumori ose të shërosh ndonjë sëmundje fizike."
Me të vërtetë është për t’u habitur se muslimanët nuk e vërejnë, se pikërisht Kurani thekson më shpesh dhe më shumë shërimin e sëmundjeve shpirtërore dhe mentale që janë më të rënda dhe më të rrezikshme sesa ato trupore.
"Zemrat e tyre janë të sëmura, ndërsa Allahu sëmundjen e tyre edhe e shton; ata i pret ndëshkim i dhembshëm për shkak se gënjejnë."[2]  
"Dhe kur ata devijuan anash, Allahu bëri që edhe zemrat e tyre të devijojnë anash – ndërsa Allahu nuk e udhëzon në Rrugë të drejtë popullin i cili është i zhytur në mëkat."[3]  
Filozofi i përmendur Monten, këto fjalë i ka marrë si moto jetësore: "Te njeriu ndikon gjykimi i tij për ngjarjet dhe jo vetë ngjarjet."
Në transmetime përmendet duaja vijuese: “O Zot, më bën të kënaqur me përcaktimin Tënd gjersa të mos e kuptoj që krejt kjo që më ka ndodhur nuk ka mundur të më anashkalojë, ndërsa krejt ajo që më ka anashkaluar nuk ka mundur të më ndodhë.”


[1] Fexhr, 27-30.

[2] Bekare, 10.

[3] Saf, 5.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com