BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Jeto i lumtur
Jeto i lumtur
Aid el-Karni
- Besimi dhe veprat e mira janë çelësi i lumturisë në këtë jetë, andaj ke kujdes për to.
- Kërko për shkencë dhe njohuri, e sidomos lexo sepse leximi e largon shqetësimin.
- Ripërtërije pendimin dhe braktisi mëkatet, sepse vërtetë ato të zhgënjejnë në jetë.
- Lexoje Kuranin me përkushtim dhe gjithmonë përmende Zotin më shumë.
- Bëhu i këndshëm dhe bamirës ndaj njerëzve, sepse bëhesh zemërgjerë.
- Bëhu trim e jo frikacak dhe ikanak, por trim impresionues.
- Pastroje zemrën tënde nga zilia, urrejtja, mashtrimet dhe çdo ligësi e sëmundje.
- Largohu nga vështrimi kurioz dhe përzierja e tepërt, largohu nga përgjimi dhe të folurit e tepërt, mos e tepro në ngrënie dhe në fjetje.
- Angazhohu në punë produktive, të bën t`i harrosh shqetësimet dhe hidhërimet.
- Jetoje ditën tënde, harroje të kaluarën dhe mos u merr me të ardhmen.
- Shikoje imazhin e atij që është më i ulët se ti në jetesë dhe në mirëqenie.
- Përgatitu për skenarin më të keq në jetë dhe ballafaqohu me të nëse vërtetë të ndodh.
- Mos e ngatërro mendjen tënde me fantazi të frikshme dhe ide të këqija.
- Mos u hidhëro me atë që të ndodh, por, ji i durueshëm, i butë, i përmbajtur dhe falës sepse vërtetë jeta është e shkurtë.
- Mos e prisni vdekjen apo humbjen e begative, e as mallkimet nuk janë zgjidhje, por mbështetu në Zotin tënd.
- Mbaje problemin në përmasat e tij normale, e mos i zmadho fatkeqësitë. 
- Shpëtoje vetën prej komploteve dhe mos prit të ndodh më e keqja.
- Thjeshtësoje jetën dhe braktise luksin, sepse zgjatja e jetës arrihet me punë kurse kënaqja e trupit është dënim i shpirtit.
- Krahaso mes begative që i ke dhe fatkeqësive që të kanë goditur, do ta gjesh se begatitë e fituara janë më të mëdha se sa humbjet që i ke pësuar.
- Fjalët e këqija që të janë thënë nuk do të dëmtojnë kurrë, por përkundrazi e dëmtojnë atë që i ka thënë.
- Korrigjo të menduarit, ke konsideratë ndaj begative, suksesit dhe virtyteve.
- Mos prisni falënderim nga askush, askush nuk të ka borxh asgjë nëse i bën ndonjë të mirë, por, bëj bamirësi për hir të Zotit të vetëm.
- Zgjidh një projekt të dobishëm për ty, mendo për të dhe preokupohu me të, do të bëjë të harrosh shqetësimet tuaja.
- Përfundoje punën sot, e në asnjë rast punën e sodit mos e lë për nesër.
- Mëso punë të dobishme që të përgjigjen, e mësohu të bësh punë të dobishme që të relaksojnë.
- Mendohu për begatitë e Allahut që të janë dhënë, trego për to dhe falënderoje Zotin.
- Kënaqu me atë që të ka dhënë Zoti Yt prej shëndetit, pasurisë, familjes dhe punës.
- Puno me të afërmit dhe me të largëtit me vizion, shiko anët e tyre të mira dhe injoro të metat e tyre.
- Injoro thashethemet, mos i ndiq skandalet dhe lajmet e njerëzve.
- Merru me vrap dhe me sport, ke vëmendje për shëndetin tënd, mendja e shëndetshme është në një trup të shëndetshëm.
- Gjithmonë lute Zotin për falje dhe mirëqenie, për rehati dhe për siguri.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com