BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos ndalo, mos hezito, por puno, prpiqu dhe mos rri kot
Mos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot
Aid el Karni
Doktori Riçard Kabot, profesor i mjekësisë në Harvard, në librin e tij Me këtë njeriu jeton thekson: "Si mjek, ju këshilloj dhe propozoj këtë ilaç të sëmurëve të cilët lëngojnë nga çrregullime të ndryshme të krijuara si pasojë e dyshimit, hezitimit dhe frikës... Vendosmëria dhe guximi i cili shfaqet te ne pas punës është ilaçi më i mirë për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë shpirtërore."
"Ndërsa kur namazi të kryhet, atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni të mirat e Allahut, edhe përmendeni shumë Allahun, që ta arrini atë çka dëshironi."[1]  
Xhorxh Bernard Sho ka deklaruar: "Është më se e sigurt që shkaku i të gjitha çrregullimeve shpirtërore fshihet në të menduarit e tepërt dhe të gjatë, pa marrë parasysh nëse është në çaste të lumturisë apo të pikëllimit. Prandaj, nuk duhet thelluar shumë në mendime, por duhet përkushtuar punës. Atëherë gjaku do të fillojë të qarkullojë nëpër trup, truri do të fillojë të logjikojë për atë që është e dobishme dhe e nevojshme dhe së shpejti do ta kuptosh se si kjo mënyrë e jetës me anë të punës dëbon çdo shqetësim dhe stres! Puno dhe përkushtoju punës. Ky është ilaçi më i lirë dhe më i suksesshëm në tokë."
"Dhe thuaj: Punoni! Allahu do ta shohë punën tuaj, e edhe i Dërguari i Tij dhe besimtarët, si dhe ju do të ktheheni tek Ai, i Cili e njeh botën e dukshme dhe të padukshme, andaj Ai do t’u informojë për atë çka keni punuar."[2]
Dizraeli deklaron: "Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar në gjëra të parëndësishme  dhe marrëzira."
Arabët e urtë kanë thënë: "Jeta është tepër e shkurtër për ta kaluar në urrejtje."
"Po sa vjet i keni kaluar në Tokë?, do t’i pyesë Ai. E kemi kaluar një ditë ose vetëm një pjesë të saj, do të përgjigjen, pyeti ata që kanë numëruar. Posi, keni kaluar pak, do të thotë Ai, vetëm sikur ta dini! Mos pandehët se u krijuam së koti dhe se nuk do të Na ktheheni?"[3]
 
 
Numri më i madh i thashethemeve nuk janë të sakta
 
Gjenerali Xhorxh Krok, njëri prej komandantëve më të shquar amerikanë kundër indianëve, në faqen 77. të memoareve të tij deklaron: "Numri më i madh i frikave te indianët lind nga imagjinata e tyre dhe jo nga realiteti i tyre."
Allahu i Madhërishëm thotë:
"Kur i shikon, pamja e tyre të mahnit; e kur të flasin, i dëgjon fjalët e tyre, mirëpo ata janë si trarë të zgavërt të mbështetur dhe pandehin se çdo britmë është kundër tyre. Ata janë armiq të vërtetë, andaj ki kujdes prej tyre! Allahu i vraftë ku po devijojnë?!"[4]  
"Sikur të kishin ardhur me ju, vetëm do t’u pengonin dhe shpejt do të mbillnin huti midis jush, kurse në mesin tuaj ka edhe sosh që i dëgjojnë më dëshirë. Ndërsa Allahu i njeh jobesimtarët."[5]
Profesori Hauks nga Universiteti Kolumbia deklaron se motoja e tij është: "Për çdo problem nën dritën e diellit ka zgjidhje dhe ilaç, ose nuk ka fare. Nëse ka ilaç, përpiqu ta gjesh. Nëse nuk ka, nuk duhet të brengosesh së koti."
Ekziston, gjithashtu, një hadith autentik në të cilin i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), thotë: “Allahu nuk ka zbritur asnjë sëmundje, e të mos ketë zbritur ilaçin për të, disa e gjejnë, e disa jo.”
 
 
Urtësia shmang kurthet:
 
Profesori japonez u tha nxënësve të vet: "Përkulja është që të jesh si shelg dhe që të mos kthesh forcë është që të jesh si lisi."
Në hadith qëndron: “Besimtari është sikurse bima e gjelbër, era e fryn atë në të majtë dhe në të djathtë.”
Personi i mençur është sikurse uji, nuk përplaset për shkëmbi duke u përpjekur të kaloj nëpërmjet tij, por ai i afrohet nga e djathta dhe nga e majta, si dhe nga lart dhe nga poshtë tij.
Në një hadith tjetër qëndron: “Besimtari është i urtë si një deve e zbutur, në qoftë se ajo urdhërohet të bie në gjunjë mbi një shkëmb, ajo do të bëjë kështu.”
 
 
Ajo që ka kaluar nuk kthehet më
 
"Nuk ka e keqe që ndodhë në Tokë dhe juve, e cila, para se ta japim, nuk është shkruar në Libër, e kjo për Allahun vërtet është e lehtë – që të mos pikëlloheni për atë që u ka shpëtuar, por edhe të mos gëzoheni së tepërmi për atë që u dhuron Ai. Allahu nuk e do asnjë mburracak, e as lavdërues, ata që janë koprracë dhe kërkojnë nga njerëzit të jenë koprracë. Kurse ai që nuk dëshiron të japë lëmoshë, Allahu, vërtet, është i pavarur dhe meriton lavdërim."[6]  
Doktori Pol Brandon në një ligjëratë ishte ngritur në këmbë dhe e kishte flakur në dysheme gotën plot me qumësht, duke bërtitur: "Mos qaj për qumështin e derdhur."
Njerëzit deklarojnë: "Ajo çka nuk është e shkruar as që do të ndodhë."
Ademi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), Musait (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i kishte thënë: “Përse më qorton për diçka që më ka caktuar Allahu dyzet vjet para se të më krijonte?”
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Kështu Ademi e bindi Musain, kështu Ademi e bindi Musain, kështu Ademi e bindi Musain.”
 
 
Lumturi kërko në vete dhe në shpirtin tënd, e jo jashtë dhe përqark
 
Poeti i shquar anglez ka shkruar: "Mendja jote mundet vetvetiu prej parajsës të krijojë ferrin, kurse nga ferri të krijojë parajsën."
Mutenebi deklaron:
 
Njeriu i mençur ankohet edhe në begati,
kurse i padituri kënaqet madje edhe në fatkeqësi.


[1] Xhuma, 10.

[2] Teube, 105.

[3] Mu`minun, 112–115.

[4] Munafikun, 4.

[5] Teube, 47.

[6] Hadid, 22-24.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com