BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro dhe prit dalje dhe shptim
Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim
Aid el Karni
Tirmidhi e citon një hadith në të cilin thuhet: “Adhurimi më i mirë është pritja e daljes nga një situatë e vështirë.”
Në Kuran, gjithashtu, thuhet:
"A nuk është afër agimi?"[1]
Po afrohet agimi për ata që kanë rënë në brenga të rënda dhe në vështirësi. Prandaj, prit agimin dhe prit ngadhënjimin nga Ai, i Cili jep fitore.
Arabët deklarojnë: "Kur litari shtrëngohet së tepërmi, këputet."
Kjo fjalë e urtë na mëson se duhet të presim dalje dhe shpëtim pikërisht atëherë kur kriza dhe vuajtja të jenë në kulm.
Allahu i lartësuar, thotë:
"Kjo është këshillë për atë që e beson Allahun dhe botën tjetër – ndërsa atij që ka frikë nga Allahu, Ai do t’i gjeje rrugëdalje. Dhe do ta furnizojë andej nga as që e shpreson; atë që mbështetet te Allahu, Ai i mjafton. Allahu, pa dyshim, do ta përmbushë atë që e ka vendosur; Allahu i ka caktuar çdo gjëje afatin e vet."[2]
"Kurse atë që ka frikë nga Allahu, Ai do t’ia bëjë të arritshme çdo gjë që i nevojitet. Ja, këto janë dispozitat e Allahut, të cilat Ai ua shpallë juve."[3]
"Ndërsa atë që ka frikë nga Allahu – Ai do të kalojë mbi veprimet e tija të këqija, madje do t’i dhurojë edhe shpërblim të madh."[4]  
Poetët arabë deklarojnë:
 
Errësirat vijnë, pastaj sërish del drita,
e të gjitha hijet sakaq harrohen.
 
Kurse në vargjet tjerë theksohet:
 
Sa shpëtime kanë ardhur pas dëshpërimit,
sa herë fytyra pas brengës ka qeshur e është gëzuar.
 
Ai që mendon mirë për Allahun,
frytet më të mira ai i merr nga ferrat.
 
Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të), transmetohet që i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: “Allahu i Madhërishëm thotë: Unë jam me mendimin e robit Tim për Mua. Andaj le të mendojë robi Im për Mua çfarë të dëshirojë.”
Allahu i lartësuar, thotë:
"Dhe kur të Dërguarit gati humbnin shpresën dhe mendonin se do t’i shpallnin gënjeshtarë, atyre u vinte ndihma Jonë; Ne i shpëtonim ata që vetë dëshironim, kurse dënimi Ynë nuk e anashkalonte popullin jobesimtar! "[5]
"Ani, vërtet me vuajtjen vjen edhe kënaqësia, vërtet me vuajtjen vjen edhe kënaqësia! "[6]
Disa komentatorë të Kuranit deklarojnë: "Nuk mundet vuajtja, e keqja, të mposhtë dy kënaqësi dhe lehtësime." Sipas disave ky është hadith.
Në Kuran thuhet:
"Ti nuk e di, Allahu pas kësaj mund të ofrojë një rast tjetër."[7]  
"Mos pandehni se do të hyni në Xhenet, ndërkaq që ende nuk e keni shijuar atë që e kanë shijuar ata të cilët kanë qenë para jush dhe janë zhdukur? Ata i kanë grirë skamja dhe sëmundja, si dhe kanë qenë aq të shqetësuar sa edhe i Dërguari, edhe ata me të që besonin, thërrisnin: Kur do të vijë ndihma e Allahut!? Ja ndihma e Allahut është vërtet afër!"[8]
"Dhe mos shkaktoni çrregullim mbi Tokë, pasi është vendosur rregull në të, kurse lutuni Atij me frikë dhe me shpresë; mëshira e Allahut vërtet është afër atyre që kryejnë vepra të mira."[9]  
Në një hadith autentik thuhet: “Dije se ndihma vjen pas durimit, kurse shpëtimi pas së keqes.”
Poeti deklaron:
 
Kur je në vështirësi, shpreso për rrugëdalje,
se shpëtimi është më afër kur je më së keqi.
 
Shpirti im ka rënë në pikëllim, e lotët kanë shndritur.
Befas, errësirat u larguan,e pas së keqes erdhi shpëtimi.
 
Nganjëherë jemi zgjuar, nganjëherë ëndërrojmë,
nganjëherë jemi plot mirësi, nganjëherë s’e kemi.
 
Hiqu të gjitha brengave dhe shqetësimeve, kjo mund të çojë në marrëzi.
Nëse Allahu dje të ka mjaftuar, me siguri do të jetë njësoj dhe nesër.
 
Lere fatin të shkojë rrugës së vet, për të brengosen vetëm të marrët.
Me çdo pulitje sysh, Allahu gjendjen na ndryshon.
 


[1] Hud, 81.

[2] Talak, 2-3.

[3] Talak, 4.

[4] Talak, 5.

[5] Jusuf, 110.

[6] Inshirah, 5-6.

[7] Talak, 1.

[8] Bekare, 214.

[9] Araf, 56.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com