لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ
Betohem për këtë vend,
404 Mekën.
سورة البلد
بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ
لَآ أُقۡسِمُ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ
Betohem për këtë vend,
404 Mekën.
وَأَنتَ حِلُّۢ بِهَٰذَا ٱلۡبَلَدِ
në të cilin ti je i lirë (o Muhamed),
405 Pra, “ti je i lirë t’i luftosh armiqtë e tu” ose “je i lirë nga gjynahet”. Sipas një interpretimi tjetër: “ti je banor i këtij qyteti”.
وَوَالِدٖ وَمَا وَلَدَ
dhe për atë që lind e për atë që është i lindur,
لَقَدۡ خَلَقۡنَا ٱلۡإِنسَٰنَ فِي كَبَدٍ
se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në vështirësi!
406 Pra, të luftojë për të shpëtuar shpirtin.
أَيَحۡسَبُ أَن لَّن يَقۡدِرَ عَلَيۡهِ أَحَدٞ
A mendon ai se askush nuk ka pushtet mbi atë?
يَقُولُ أَهۡلَكۡتُ مَالٗا لُّبَدًا
Ai thotë: “Kam shpenzuar pasuri të pamasë!”
أَيَحۡسَبُ أَن لَّمۡ يَرَهُۥٓ أَحَدٌ
Vallë, a mendon ai se nuk e ka parë askush?
أَلَمۡ نَجۡعَل لَّهُۥ عَيۡنَيۡنِ
A nuk i kemi dhënë Ne atij dy sy,
وَلِسَانٗا وَشَفَتَيۡنِ
edhe gjuhë, edhe dy buzë,
وَهَدَيۡنَٰهُ ٱلنَّجۡدَيۡنِ
dhe ia kemi bërë të qarta të dyja rrugët?
407 Rrugën e së mirës dhe rrugën e së keqes.
فَلَا ٱقۡتَحَمَ ٱلۡعَقَبَةَ
Atëherë, le të ndjekë rrugën e vështirë!
وَمَآ أَدۡرَىٰكَ مَا ٱلۡعَقَبَةُ
E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është rruga e vështirë?
فَكُّ رَقَبَةٍ
Ajo është të lirosh një skllav
أَوۡ إِطۡعَٰمٞ فِي يَوۡمٖ ذِي مَسۡغَبَةٖ
ose të ushqesh në një ditë zie
يَتِيمٗا ذَا مَقۡرَبَةٍ
jetimin e afërm
أَوۡ مِسۡكِينٗا ذَا مَتۡرَبَةٖ
ose të varfrin e mjerë.
ثُمَّ كَانَ مِنَ ٱلَّذِينَ ءَامَنُواْ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلصَّبۡرِ وَتَوَاصَوۡاْ بِٱلۡمَرۡحَمَةِ
Veç kësaj, (njeriu duhet) të jetë nga ata që besojnë, që e këshillojnë njëri-tjetrin për durim dhe e këshillojnë për mëshirë.
أُوْلَـٰٓئِكَ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَيۡمَنَةِ
Këta janë njerëzit e krahut të djathtë.
وَٱلَّذِينَ كَفَرُواْ بِـَٔايَٰتِنَا هُمۡ أَصۡحَٰبُ ٱلۡمَشۡـَٔمَةِ
Ndërsa ata që i mohojnë shpalljet Tona, ata janë njerëzit e krahut të majtë.
عَلَيۡهِمۡ نَارٞ مُّؤۡصَدَةُۢ
Mbi ata do të jetë zjarri i mbyllur.
Përkthimi i kuptimeve: Hasan I. Nahi