سورة الزلزلة

Ez-Zelzele

Surja 998 ajete

بِسۡمِ ٱللَّهِ ٱلرَّحۡمَٰنِ ٱلرَّحِيمِ

إِذَا زُلۡزِلَتِ ٱلۡأَرۡضُ زِلۡزَالَهَا

Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),

وَأَخۡرَجَتِ ٱلۡأَرۡضُ أَثۡقَالَهَا

kur të nxjerrë barrët nga brendia e saj

وَقَالَ ٱلۡإِنسَٰنُ مَا لَهَا

e njeriu të thotë: “Ç’po i ndodh asaj?!”

يَوۡمَئِذٖ تُحَدِّثُ أَخۡبَارَهَا

Atë Ditë ajo do të tregojë lajmet e saj,

بِأَنَّ رَبَّكَ أَوۡحَىٰ لَهَا

sepse Zoti yt e ka frymëzuar atë.

يَوۡمَئِذٖ يَصۡدُرُ ٱلنَّاسُ أَشۡتَاتٗا لِّيُرَوۡاْ أَعۡمَٰلَهُمۡ

Atë Ditë njerëzit do të paraqiten grupe-grupe, që t’u tregohen veprat e tyre:

فَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٍ خَيۡرٗا يَرَهُۥ

kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë,

وَمَن يَعۡمَلۡ مِثۡقَالَ ذَرَّةٖ شَرّٗا يَرَهُۥ

e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.

Përkthimi i kuptimeve: Hasan I. Nahi