O Allah!

“Atij i luten të gjithë ata që janë në qiej dhe në Tokë; çdo çast Ai është i zënë me diçka.” Kur detet të trazohen dhe valët të sulen, kur të fillojnë shtrëngatat, njerëzit në varkë do të bërtasin: “O Allah!”

“Atij i luten të gjithë ata që janë në qiej dhe në Tokë; çdo çast Ai është i zënë me diçka.”

Kur detet të trazohen dhe valët të sulen, kur të fillojnë shtrëngatat, njerëzit në varkë do të bërtasin: “O Allah!”

Kur prijësi i deveve në shkretëtirë të humbasë, kur udhëtarët të largohen nga shtegu dhe karvani të humbasë rrugën, të gjithë ata luten: “O Allah!”

Kur të ndodhë një fatkeqësi, kur të pasojë një pikëllim dhe kur zia të të mbulojë, njeriu i dërmuar tërësisht lutet: “O Allah!”

Kur portat të mbyllen para lypësve dhe errësira të mbulojë fytyrat e tyre, ata bërtasin: “O Allah!”

Kur rrugët dhe shtigjet të zhduken, kur shpresat të shuhen, njerëzit thërrasin: “O Allah!”

Kur toka të bëhet e ngushtë dhe shpirti të mblidhet i tëri, njeriu klith: “O Allah!”

Të kujtova kur vuajtja, e zezë si nata, më mbuloi,

kur një tendë e pluhurosur pamjen e kohës ma mbuloi.

Emrin Tënd e thirra dhe shpirti rënkoi,

e çdo brengë sakaq prej meje kaloi.


Lexoni edhe