BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Çka është Islami?Pse eshte krijuar njeriuPasojat e mospranimit te IslamitPersosuria e fese islameZekati, agjerimi dhe HaxhiFilli i hyrjes në Islam eshte deshmia dhe shtylla e dyte NamaziNjë thirrje për ta besuar Allahun dhe Profetin e TijNevoja e njerezimit per fene (II)Nevoja e njerezimit per feneAllahu - Ekzistenca, Hyjnorja, Njeshmeria dhe denjesia e Tij per t'u adhuruarKrijimi i gjithesiseKjo gjithesi nuk ka tjeter hyjni pervec Zotit te MadherishemArgumentet rreth ekzistencës së Allahut dhe të qenët Zot
Filli i hyrjes n Islam eshte deshmia dhe shtylla e dyte Namazi
Filli i hyrjes në Islam eshte deshmia dhe shtylla e dyte Namazi
Mirsim Malici
 

Filli i hyrjes në Islam është dëshmia, zhbërja e së cilës ndodh si pasojë e idhujtarisë, mohimit të detyrave fetare dhe ndjekjes së një feje tjetër, përveç Islamit.

Domethënia e dëshmisë se Muhamedi ? është i Dërguari i Allahut:

Kuptimi i dëshmisë se Muhamedi ? është i Dërguari i Allahut, mund të përkufizohet siç vijon: ta dish dhe ta besosh se Muhamedi ? është i Dërguari i Allahut te mbarë njerëzit; se ai është rob e nuk duhet të adhurohet; se ai është profet që nuk përgënjeshtrohet, por duhet që të dëgjohet e të pasohet; se çdo besimtar që i bindet atij e meriton parajsën, sikurse çdo kundërshtues i tij e meriton ndëshkimin në ferr! Gjithashtu, ta dish e ta besosh që, në çështjet e adhurimit, të jetës publike, pushtetit, lejesave e ndalesave e kështu me radhë, jemi të obliguar t’i nënshtrohemi vetëm ligjit dhe proklamatës së Profetit Muhamed ?, i cili transmeton atë që i shpall Zoti i tij. Zoti i Madhërishëm thotë: “Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” (Kurani, 59:7)
Po ashtu, Zoti i Lartë thotë: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (Kurani, 4:65)

Kuptimi i këtyre dy ajeteve: Në vargun e parë kuranor, Allahu i urdhëron muslimanët që, ndaj të gjitha urdhëresave dhe ndalesave të të Dërguarit të Tij, Muhamedit ? ata të tregohen të dëgjueshëm e të bindur! Kjo ngase ai urdhëron dhe ndalon sipas urdhëresave dhe ndalesave te Allahut! Ndërsa në ajetin tjetër, Zoti betohet në qenien e Tij të shenjtë se besimi i një njeriu mund të jetë i vlefshëm vetëm atëherë kur edhe gjykimin për ngatërresat e tij me njerëzit, e kërkon te i Dërguari ? pajtohet me atë gjykim dhe i dorëzohet!

E Profeti ? thotë: “Kush bën një punë që nuk përkon me fenë tonë, ajo është e refuzuar!”

Thirrje:

Nëse tashmë e ke kuptuar domethënien e “Lã ilãhe il-lAll-llah, Muhamedu’r-resulu’ll-llah” dhe faktin se kjo dëshmi është çelësi dhe themeli i Islamit, atëherë thuaj me zemër të sinqertë: Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut; vepro sipas domethënies së kësaj dëshmie, që ta arrish lumturinë në të dy botët dhe të shpëtosh nga dënimi i amshueshëm!

Dije se koncepti i kësaj dëshmie kërkon që të jetësohen të gjitha shtyllat e Islamit. Ato janë detyrime të pashmangshme për muslimanin, e me to adhurohet Zoti i Madhërishëm! Lënia e paarsyeshme e ndonjërës prej këtyre shtyllave e cenon konceptin e fjalës “Lã ilãhe il-lAll-llah”.

 

Shtylla e dytë e Islamit: namazi

Shtylla e dytë e Islamit është namazi, gjegjësisht pesë kohë të namazit përbrenda ditës dhe natës! Me këtë vepër besimtari lidhet me Zotin e tij: i flet e i lutet! Ky adhurim është barrikadë kundrejt mëkateve dhe punëve të ulëta! Nëpërmjet namazit fitohet një prehje e veçantë shpirtërore e trupore, si një portë drejt lumturisë së kësaj jete dhe të jetës së amshueshme!
Namazi i ka rregullat e veta, siç është pastërtia e trupit, e rrobave dhe e vendit. Muslimanit i kërkohet që, nëpërmjet përdorimit të ujit të pastër, të pastrohet nga të gjitha ndyrësitë, siç janë urina dhe të pëgërat (jashtëqitja). Me këtë disiplinë, besimtari e pastron trupin nga papastërtia konkrete dhe zemrën nga ajo abstrakte!
Namazi është kolona e fesë, gjegjësisht shtylla më e rëndësishme pas dy dëshmive - deklaratës islame. Muslimani e ka për obligim që, prej kur të hyjë në moshën e pjekurisë e derisa të vdesë, ta kryejë me përkushtim këtë adhurim. Po ashtu, ai e ka për detyrë që t’i urdhërojë familjen dhe fëmijët e tij që ta jetësojnë këtë ritual madhështor, saktësisht që nga mosha shtatëvjeçare, me synim që fëmijët të familjarizohen me namazin që nga ajo moshë. Allahu i Lartësuar thotë: “...namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (Kurani, 4:103)
Po ashtu, Allahu i Madhërishëm thotë: “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.” (Kurani, 98:5)

Kuptimi i përgjithshëm i këtyre dy ajeteve:

Në ajetin e parë, Zoti i Lartë na tregon se namazi për besimtarët është një detyrë e pashmangshme, e të cilën doemos duhet që ta kryejnë në kohën e vet të caktuar! E në ajetin tjetër, Allahu Fuqiplotë na njofton se urdhri i Tij për krijesat dhe qëllimi i prurjes së tyre në ekzistencë është që ta adhurojnë dëlirësisht vetëm Atë, ta falin namazin dhe ta japin lëmoshën e detyrueshme (zekatin).

Në çfarëdo gjendje që të jetë muslimani e ka për detyrë kryerjen e namazit, madje edhe nëse është në gjendje të frikës apo të sëmundjes. E varësisht nga mundësitë, ai duhet të përpiqet ta kryejë këtë obligim, qoftë duke qenë në këmbë, i ulur apo edhe i shtrirë; në rast se nuk ka tjetër mundësi përpos se me shenja, ai mund dhe duhet të falet edhe ashtu. I Dërguari ? na ka treguar se ai që nuk e falë namazin, nuk është musliman; citoj: “Besëlidhja në mes nesh dhe atyre është namazi; kushdo që e lë atë, veçse ka bërë kufër (mohim, dalje prej fesë)”. Hadithi është sahih - autentik!
Pesë kohët e namazit janë: namazi i sabahut - agimit, namazi i drekës, namazi i ikindisë - pasdites, namazit i akshamit - mbrëmjes dhe namazi i jacisë - darkës.


/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com