BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro ngase Zoti yt fal mkate dhe pranon pendime
Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime
Aid el Karni
 
Vëllai im, mbushe gjoksin me paqe, të pushojnë brengat dhe problemet. Allahu i Madhërishëm të dhuroftë lumturi. Gëzohu për mëshirën e Tij dhe dëgjo fjalët vijuese nga Kurani:
"Thuaj: O robërit e Mi që keni qenë të padrejtë ndaj vetes suaj, mos e humbni shpresën për mëshirën e Allahut! Allahu, më siguri, do t`i falë të gjitha mëkatet; me të vërtetë, Ai falë shumë dhe është mëshirues." 
Shiko se si Allahu u drejtohet me fjalët: "O robërit e Mi", në mënyrë që t’ua qetësojë dhe lumturojë shpirtin. Posaçërisht janë theksuar ata të cilët "e kanë kaluar masën", "el-ledhine esrefu", ngase ata kanë kryer shumë vepra të këqija dhe gabime.
 Nëse Lavdiploti u drejtohet në këtë mënyrë atyre që kanë mëkatuar jashtë çdo mase, si qëndron puna me të tjerët?
Atyre Mëshirëploti ua ndalon pikëllimin dhe humbjen e shpresës për falje, si dhe i informon se Ai do t`ia falë të gjitha mëkatet atij që pendohet, edhe mëkatet e mëdha edhe ato të vogla, edhe serioze edhe të parëndësishme. Pastaj Allahu është përshkruar me atribute të caktuara të cilët aludojnë për përsosmërinë e vetive të tij, e ato janë që Ai "falë shumë dhe është mëshirues".
Duhet të jemi të lumtur dhe të gëzuar për shkak të fjalëve të Tij:
"Dhe përpiquni ta meritoni faljen e Zotit tuaj edhe Xhenetin e gjerë sa qiejt e Toka, të përgatitur për ata që kanë frikë nga Allahu, për ata të cilët, edhe kur kanë bollëk edhe kur kanë skamje, japin lëmoshë, të cilët e frenojnë zemërimin dhe u flasin njerëzve – kurse Allahu i do ata të cilët kryejnë vepra të mira: edhe për ata të cilët, kur bëjnë mëkat ose kur gabojnë për vete, e kujtojnë Allahun dhe luten për falje mëkatesh të veta – e kush do të falë mëkate nëse jo Allahu? – dhe të cilët me qëllim nuk vazhdojnë me mëkate. Ata i pret shpërblim – falje nga Zoti i tyre dhe kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, në të cilët do të qëndrojnë përgjithmonë, e sa shpërblim i bukur është për ata që do të veprojnë kështu! " 
Duhet të jenë të lumtur edhe për shkak të fjalëve:
"Ai i cili e kryen ndonjë të keqe ose është i padrejtë ndaj vetvetes e pastaj i lutet Allahut t`ia falë – do ta kuptojë se Allahu falë shumë dhe se është mëshirues." 
"Nëse largoheni nga mëkatet e mëdha, nga ato të cilët ju janë ndaluar, ne do të kalojmë mbi gabimet e vogla tuaja dhe do t’u fusim në një vend të mrekullueshëm." 
"Ndërsa Ne e kemi dërguar çdo të Dërguar në mënyrë që, me urdhrin e Allahut, t’i bindeni. E ata që kanë qenë të padrejtë ndaj vetes do të vijnë dhe do i luten Allahut t’ua falë mëkatet, si dhe që edhe i Dërguari të lutet për ta. Do të shihnin se Allahu vërtet e pranon pendimin dhe se është mëshirues." 
"Unë me siguri do t’ia fali atij që pendohet dhe kryen vepra të mira, si dhe i cili pastaj vazhdon në Rrugë të drejtë." 
Kur Musai (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), e kishte vrarë një njeri, kishte deklaruar:
"Zoti im, tha atëherë, kam qenë i padrejtë ndaj vetvetes, më fal! Dhe Ai ia fali, vërtet, Ai falë dhe Ai është mëshirues."  
Mëshirëploti na tregon për Davudin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), i cili kishte bërë mëkat, pastaj ishte penduar dhe kishte kërkuar falje.
"Dhe Ne këtë ia falëm dhe ai, vërtet, është afër Nesh dhe e pret një vendqëndrim i mrekullueshëm." 
Madhëruar qoftë Zoti ynë, sa fisnik dhe i mëshirshëm është Ai!! Mëshira dhe falja e Tij tejkalon të gjithë kufijtë ngase ka ofruar falje dhe mëshirë për ata që nuk e pranuan trininë. Lidhur me ta Lavdiploti thotë:
"Të pafe janë ata që deklarojnë: Allahu është njëri prej të treve! Ndërkohë që Zoti është vetëm Një! Nëse nuk heqin dorë nga ajo çka deklarojnë, një ndëshkim i madh, vërtet, do ta arrijë çdonjërin prej tyre që mbetet jobesimtar. Përse nuk pendohen te Allahu dhe nuk i luten Atij për falje, por Allahu falë dhe është i mëshirshëm." 
Në një hadith autentik i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), thotë:
“Allahu i Madhërishëm thotë: ‘O biri i Ademit, sa herë që më fton dhe shpreson te Unë, Unë do t’i falë të gjitha dhe nuk më bëhet vonë. O biri i Ademit, sikur mëkatet tua të jenë aq sa të arrijnë në qiell, e që pastaj me vjen duke kërkuar falje, do të falja, edhe nuk më bëhet vonë. O biri i Ademit, sikur të më vije me mëkate që do ta mbulonin Tokën, por pa më përshkruar shok, Unë do të prisja me Tokën plot falje.”
Ebu Musa transmeton që i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë:
“Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm e shtrin dorën e Tij natën që të pendohet ai që ka bërë mëkat gjatë ditës, ndërsa e shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet ai që ka bërë mëkat gjatë natës, përderisa dielli nuk lind nga perëndimi.”
Në një hadith kudsij thuhet:
“O robërit e Mi, ju mëkatoni natë e ditë, ndërsa Unë falë mëkate dhe nuk ua vë veshin atyre. Prandaj më kërkoni falje, Unë do t’ua ofroj.”
Në një hadith autentik i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), thotë:
“Pasha Atë në dorën e të Cilit ndodhet shpirti im, sikur të mos mëkatoni, Allahu do t’iu shkatërronte dhe do të krijojnë një popull tjetër i cili do të mëkatonte dhe që do të kërkonte falje nga Allahu i Madhërishëm, që pastaj Ai t’i mëshironte. Prandaj luteni Allahun për falje, do ta merrni atë.”
Më tej i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), thotë:
“Pasha Atë në dorën e të Cilit ndodhet shpirti im, sikur të mos mëkatoni, do të frikohesha për ju nga diçka që është më e rëndë dhe më e keqe se mëkati. E kjo është egoizmi dhe vetëkënaqësia.”
Në një hadith tjetër është thënë: “Të gjithë ju jeni mëkatarë, por mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen.”
Enes ibën Malik el-Ensari, shërbëtori i preferuar i të Dërguarit, tregon që i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë:
“Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Vet i cili pendohet, seç do të bënte ndonjëri prej jush kur do të udhëtonte mbi deve nëpër shkretëtirë dhe e humb atë, kurse mbi të ndodhet tërë ushqimi dhe uji, e kërkon gjatë atë dhe kur e humb çdo shpresë se mund ta gjejë, e zë gjumi dhe kur zgjohet e shikon devenë e tij e cila qëndron e qetë në afërsi të tij, andaj kërcen shpejt dhe e kap kapistallin dhe nga gëzimi i madh bërtet: ‘Zoti im, Ti je robi im, e unë jam zoti Yt’, duke u shprehur gabim nga gëzimi i madh.”
Dhe në fund të citojmë edhe një hadith autentik në të cilin i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), na porosit:
“Me të vërtetë një rob e kryen një mëkat dhe deklaron: O Zot, ma fal mëkatin ngase vetëm Ti falë mëkate; pas kësaj ai sërish bën mëkat dhe deklaron: Zoti im, ma fal mëkatin ngase vetëm Ti falë mëkate; pas kësaj ai sërish bën mëkat dhe deklaron: Zoti im, ma fal mëkatin ngase vetëm Ti falë mëkate. Atëherë Allahu Mëshirëplotë thotë: Robi im e di se ka Zot, i Cili dënon për mëkate dhe i Cili falë mëkate, pra le të bëjë çka të dëshirojë.”
Kuptimi është: se për sa kohë që njeriu pendohet dhe kërkon falje e bëhet pishman për atë vepër të keqe që ka bërë, atëherë Allahu e fal atë.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com