BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiFrytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro ngase e ke njohur Islamin
Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin
Aid el Karni
Shpirtrat më të përvuajtur dhe më fatkeq janë ata që nuk kanë njohuri mbi Islamin. Pikërisht për këtë arsye muslimanët duhet të kenë misionarë aktivë dhe promotorë të fesë, për ta prezantuar fenë e tyre te të gjithë njerëzit në botë.
Islami është çështje e përkryer, andaj ata që ftojnë në të duhet të jenë të edukuar, jashtëzakonisht të ditur dhe të shkathët, ngase vetëm kjo fe e vërtetë dhe e amshuar u mundëson njerëzve të jenë të lumtur.
Shembullin e misionarëve të suksesshëm të fesë Islame, të thirrësve, mund ta shohim te një grup musliman nga Minheni i Gjermanisë, të cilët me një porosi joshëse mediatike, përmes një pllakati grandioz të shkruar mbi të: "Ti nuk e njeh Islamin, nëse dëshiron ta njohësh atëherë na kontakto", kanë tërheqë vërejtjen e shumë qytetarëve që filluan t’i kontaktojnë dhe që shprehën dëshirën që ta njohin Islamin.
Atë vit në Islam kaluan mbi njëqind mijë qytetarë – gjermanë dhe gjermane, dhe u ndërtua xhamia, qendra dhe shkolla për mësimin e Islamit.
Njerëzimi modern është i hutuar dhe i duhet shumë për ta rikthyer qetësinë, paqen dhe sigurinë.
"Me të cilën Allahu i udhëzon në rrugën e shpëtimit ata që synojnë ta arrijnë kënaqësinë e Tij dhe i nxjerr, me dëshirën e Vet, nga errësirat në dritë dhe i orienton në Rrugë të drejtë."[1]
Një njeri i devotshëm ka deklaruar: "Kam pandehur se të gjithë njerëzit e adhurojnë vetëm Allahun."
Ndërsa kjo është ashtu siç thotë Allahu në Kuran:
"E sa pak janë mirënjohës prej robërve të Mi."[2]
"Nëse t’i i bindesh shumicës së atyre që jetojnë në Tokë; ata do të largonin nga rruga e Allahut; ata i ndjekin vetëm supozimet dhe ata deklarojnë vetëm të pavërteta."[3]  
"Kurse numri më i madh i njerëzve, sado që ti dëshiron, nuk do të jenë besimtarë."[4]  
Një dijetar më kishte thënë se një qytetar i Sudanit gjatë kohës së okupimit britanik kishte ardhur nga shkretëtira në kryeqytetin Kartum dhe e kishte parë një ushtar britanik teksa bënte roje në qendër të qytetit, andaj kishte pyetur: "Kush është ky?"
"Jobesimtar", iu përgjigjën.
"Pse, a ka dikush që nuk e beson Zotin", u habit njeriu i shkretëtirës dhe prej dhembjes e mbajti stomakun dhe filloi te villte nga ajo çka dëgjoi, pastaj u kthye në shkretëtirë.
"Ani ç’kanë, përse nuk duan të besojnë!?"[5]  
El-Asmei rrëfen se një arab beduin e kishte dëgjuar duke e recituar ajetin:
"Dhe, pasha Zotim e qiellit dhe të Tokës, kjo është e vërtetë, siç është e vërtetë kur  deklaroni!"[6]  
Pastaj kishte deklaruar: "Madhëruar qoftë Allahu, i Cili është betuar me Vetveten për këtë fê."
Ky është shembull i përsiatjes së bukur për Allahun e Madhërishëm, Zotin dhe Mbrojtësin tonë.
Pastaj El-Asmei kishte thënë është vërtetuar se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) të ketë thënë: “Zoti ynë qesh.”
Pastaj beduini kishte deklaruar: "Kurrë nuk bëhemi pishman nga Zoti ynë që qesh vetëm mirësi."
"Ai dërgon shi kur ata e humbën çdo shpresë dhe e shtrin bekimin e Vet; Ai është mbrojtës i vërtetë dhe i vetmi që meriton falënderim."[7]  
"Dhe mos shkaktoni çrregullim në Tokë, pasi që në të është vendosur rregull, ndërsa lutuni Atij me frikë dhe me shpresë; mëshira e Allahu vërtet është afër atyre që kryejnë vepra të mira."[8]  
"Ja, ndihma e Allahut vërtet është afër!"[9]  
Çdonjëri që lexon biografitë e njerëzve të suksesshëm dhe dëgjon pareshtur mbi përvojat e popujve të ndryshëm do të fitojë shumë të mira. Ja disa prej këtyre:
1.    Njeriu nuk mund ta zbukurojë vlerën e tij.
Këtë e ka deklaruar Ebu Ala el-Meari. Domethënia e kësaj fjalie të urtë është që vlerat e vërteta të njeriut janë dituria, edukata, fisnikëria, bindja dhe karakteri i mirë, si dhe jo pamja, pozita e fama e tij.
"Ai u ngrys dhe ia ktheu shpinën ngase iu kishte afruar një i verbër."[10]
"Mos u martoni me politeiste përderisa të bëhen besimtare; s’ka dyshim që robëresha besimtare është më e mirë se sa politeistja, edhe nëse u pëlqen. Mos i martoni besimtaret me politeistë gjersa të mos bëhen besimtarë; me të vërtetë një rob besimtar është më i mirë se një politeist, edhe nëse u pëlqen. Ata ftojnë në Xhehenem, ndërsa Allahu, me vullnetin e Vet, ofron Xhenet dhe falje mëkatesh, si dhe u shpjegon njerëzve argumentet e Tij, që të logjikojnë."[11];
2.    Të gjitha përpjekjet e njeriut sikurse mundi, sakrifica dhe puna që zakonisht të sjellin deri te suksesi janë rezultat i ambicieve të tij dhe jo pasojë e famës së tij.
Mos pandeh se fama është hurme të cilën do ta hash me kënaqësi...
"Sikur të kishin dashur të nisen, me siguri do të përgatisnin për këtë atë që nevojitet, por Allahu nuk dëshiroi që të shkojnë, andaj i ndaloi, si dhe u tha: Rrini me ata që mbetën!"[12]
"Dhe luftoni, për hir të Allahut, ashtu siç duhet të luftojë! Ai ju ka zgjedhur dhe nuk u ka caktuar asgjë të vështirë në fê, në fenë e pararendësit tuaj Ibrahimit. Allahu që moti ju ka quajtur muslimanë, edhe në këtë Kuran, që i Dërguari të jetë dëshmitar kundër jush dhe që ju të jeni dëshmitarë kundër njerëzve të tjerë. Prandaj, kryejeni namazin dhe jepni zeqatin edhe mbështetuni te Allahu; Ai është Zoti juaj, edhe atë çfarë Zoti e çfarë Mbrojtësi!"[13];
3.    Njeriu me ndihmën e Allahut, vetë e krijon historinë e tij dhe e shkruan biografinë e tij me vepra të mira apo të këqija.
"Me të vërtetë, Ne do t’i ringjallim të vdekurit dhe ne i kemi shënuar ato që i kanë bërë dhe veprat që i kanë lënë pas; krejt kot Ne i kemi numëruar qartë në Libër."[14];
4.    Jeta e njeriut është shumë e shkurtër dhe kalon shpejt, prandaj mos e rrëno me mëkate, brenga, shqetësim dhe vuajtje.
"E kemi kaluar një ditë apo vetëm një pjesë të saj, do të përgjigjen; pyeti ata që i kanë numëruar."[15]  
"Kurse atyre, atë Ditë kur ta përjetojnë, do t’u duket se e kanë kaluar vetëm një mbrëmje apo vetëm një mëngjes të saj."[16]
 
Pikëllimi jetën shumë e rëndon,
e vetëm vepra e mirë Zotin e gëzon.


[1] Maide, 16.

[2] Sebe, 13.

[3] En`am, 116.

[4] Jusuf, 103.

[5] Inshikak, 20.

[6] Dhariat, 23.

[7] Shura, 28.

[8] Araf, 56.

[9] Bekare, 214.

[10] Abese, 1-2.

[11] Bekare, 221.

[12] Teube, 46.

[13] Haxhxh, 78.

[14] Jasin, 12

[15] Muminun, 113.

[16] Naziat, 46.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com