BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA
UrtësiRuaje pamjen e jashtme por mos e harro edhe të brendshmenCilësitë e besimtaritPorosi per ata qe jane ne sprove Shoqëria e keqe është shkak i shumë prapësivePrej princit deri te marangozi Kenaqesia me percaktim eshte adhurim Jeta eshte e bukur Mos u bëj lakmues i famës sepse ajo fsheh shumë rreziqe Kurani... libër i begatshëm Virdi i mengjesit Sadaka të bën zemërgjerëMos u hidhëro Nisu për në namaz Fama dhe e keqja që vjen prej saj Prej nga është sajuar lumturia Ne na mjafton Allahu, sa mbrojtës i bukur është Ai Vështirësitë pastrojnë nga mëkatet Makutëria nuk sjell asgjë Përse nuk i shikoni krijesat si janë krijuarHulumto bukuritë e gjithësisë Fyerja dhe sharja nuk mund të dëmtojnë Mos u friko nga qyqarët dhe alarmet e tyre të rreme Shtrati me dhe i Sufjan eth-Theurit Shija e ëmbël e lirisë Lidhur me përcaktimin Konditat për qetësi të shpirtit Lidhu vetëm me Allahun Kujdes me pasurinë, "nuk dështon ai që planifikon" Njerëzit shpesh janë kundër teje, jo për ty Istigfari hap çdo derë Depresioni është derë drejt vetëvrasjes Mos u dekurajo, kjo është rrugë e shkatërrimit Mos u dëshpëro ngase çdo e keqe do të kalojë Mos u dëshpëro dhe bëhu real Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura Na udhëzo në Rrugë të drejtëKërko furnizim, por mos u bëj makut Frytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Cilsit e besimtarit
Cilësitë e besimtarit
Aid el Karni
Kur besimtari i ekspozohet shqetësimeve dhe poshtërimeve, ai ka cilësi të caktuara të cilat shprehin vendosmërinë dhe madhështinë e besimit të tij.
Cilësia e parë është falja (afv), që aludon për pastërti dhe ndershmëri të zemrës. Besimtari ia falë atij që e shqetëson dhe kërkon t'i bëjë ndonjë të mirë, ngase e di që kjo e lartëson në shkallët e devotshmërisë. Në realitet, kryerja e veprave të mira dhe ndihma atyre që na kanë shkaktuar ndonjë të keqe është niveli më i lartë dhe më i çmuar i besimit. Para vetë faljes, besimtari e përmban mllefin dhe zemërimin e vet, nuk ia kthen atij që e shqetëson, pastaj ia falë prapësinë e kryer. Kjo është bamirësi (ihsan), gjegjësisht kthim i të keqes me të mirë.
"Përpiquni ta fitoni faljen e Zotit tuaj dhe Xhenetin e gjerë si qielli dhe Toka, të përgatitur për ata që kanë frikë nga Allahu, për ata të cilët japin lëmoshë, edhe kur kanë me bollëk e edhe kur kanë skamje, për ata të cilët e përmbajnë zemërimin dhe ua falin njerëzve "“ ndërsa Allahu i do ata që kryejnë vepra të mira: edhe për ata të cilët, kur e kryejnë ndonjë mëkat ose kur bëjnë mëkat ndaj vetvetes, e kujtojnë Allahun dhe i luten për faljen e mëkateve të tyre "“ e kush do të falë mëkatet nëse jo Allahu? "“ dhe të cilët nuk këmbëngulin me qëllim në mëkat. Ata i pret shpërblimi "“ falja nga Zoti i tyre dhe kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilat do të rrjedhin lumenj, në të cilët do të qëndrojnë përgjithmonë, e sa shpërblim i bukur është për ata të cilët veprojnë në këtë mënyrë!"
"Padrejtësia mund të kthehet me masë të njëjtë, kurse atë që falë dhe pajtohet, Allahu do ta shpërblejë; Ai, vërtet, nuk i do ata që bëjnë padrejtësi." "Le t'ua falin dhe mos t'ua zënë mëri! Vallë, nuk do të dëshironit që edhe juve Allahu t'ua falë mëkatet? Ndërsa Allahu falë dhe është mëshirues." Në një transmetim thuhet që i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: "Allahu më ka urdhëruar ta vizitoj atë që më ka harruar, t'ia fal atij që më ka shkaktuar padrejtësi dhe t'i jap lëmoshë atij që ma ka mohuar mua." Dy, besimtari e kupton që gjithçka ndodhë me caktimin paraprak të Allahut. Ai beson në përcaktimin e Tij. Kështu që besimtari çdo telash e kupton si pjesë e përcaktimit, ngase vetëm Ai përcakton dhe vendos gjithçka në kozmos. Prandaj, ti o vëlla, duhet t'i nënshtrohesh për gjithçka Zotit tënd.
Tre është bindja e besimtarit që fatkeqësitë shlyejnë mëkate, gjegjësisht që të këqijat sjellin me vete shlyerje të mëkateve. Kështu me vështirësi në jetë njeriu asgjëson prapësitë e veta dhe arrin në nivele më të larta të besimit. "Dhe Zoti i tyre u përgjigjet: Asnjërit prej jush nuk do t'ia humb mundin e tij, as mashkull e as femër "“ ju jeni njëri prej tjetrit. Atyre që migrojnë dhe që dëbohen nga vendbanimet e veta, si dhe që torturohen në rrugën Time dhe që luftojnë e vdesin, me siguri do të kaloj mbi veprat e tyre të këqija dhe me siguri do t'i fus në kopshtet e xhenetit, nëpër të cilat do të rrjedhin lumenj; ky do të jetë shpërblim nga Allahu. "“ Kurse shpërblimi i Allahut është më i miri." Me bindjen e tyre në shlyerjen e mëkateve dhe kthimin e të keqes me të mirë besimtarët e zbatojnë një urtësi të jashtëzakonshme. "E mira dhe e keqja nuk janë njësoj! Të keqen ktheje me të mirë dhe armiku yt do të shndërrohet befas në mik." Në një hadith thuhet: "Musliman është ai nga dora dhe gjuha e cilit janë të sigurt muslimanët tjerë." Kjo nënkupton, gjithashtu, që muslimani fyerjen e kthen me fjalë të mira dhe me buzëqeshje, duke asgjësuar armiqësinë e atij që e fyen dhe duke shuar zjarrin e zemërimit të tij. "Thuaj robërve të Mi të flasin vetëm fjalë të bukura: - ngase shejtani mund të mbjellë armiqësi midis tyre, shejtani është, vërtet, armik i hapur i njeriut." Duke folur lidhur me sulmet ndaj besimtarëve, duhet thënë se besimtari i sinqertë është koshient që njerëzit nuk janë të përkryer, andaj çdo e keqe vjen për shkak të ndonjë gabimi që e kemi bërë vetë. "Si mund, kur ju goditi e keqja të cilën ju ia keni shkaktuar dyfish atyre, mund të deklaroni: Prej nga erdhi kjo?! Thuaj: Kjo është prej vetë jush, Allahu, vërtet, mund të bëjë çdo gjë." "Çfarëdo e keqe që ju godet, ajo është për shkak të mëkateve që i keni kryer, ndërsa Ai shumë edhe Ai i falë." Ekziston edhe një veti e lavdëruar e besimtarit i cili gjendet në sprovë. Ajo është mirënjohja e tij ndaj Allahut me të cilën robi e falënderon Zotin për gjithçka, pra edhe për sprova. Në të vërtetë, besimtari është më i kënaqur dhe më mirënjohës të jetë i shtypur, madhlum, se sa të jetë tiran, dhalim. Disa nga pararendësit ë mirë në lutje deklaronin: "Zot ynë, na bën të shtypur, e jo tiranë." Kjo ngjason me tregimin për dy bijtë e Ademit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ku njëri deklaron: "Edhe sikur do ta shtrija dorën kah unë për të më vrarë, unë nuk do ta shtrija dorën time për të vrarë ty, ngase unë kam frikë nga Allahu, Zoti i botëve." Krejt kjo është, gjithsesi, vetëm një pjesë e mëshirës e cila shkëlqen në shpirtin e besimtarit, prandaj ai ua falë atyre që e shqetësojnë dhe i shkaktojnë vuajtje. Besimtari e di se edhe njeriu i tillë i cili kryen prapësi në vazhdimësi dhe sulmon të tjerët është i denjë për mëshirë si krijesë e Zotit. Prandaj i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: "Ndihmoni vëllait tuaj qoftë ai shtypës apo i shtypur." Kur një njëri i quajtur Mistah e kishte sulmuar nderin e Ebu Bekrit, duke fyer vajzën e tij Aishen, Ebu Bekri ishte betuar se më nuk do ta ndihmonte dhe nuk do t`i jepte lëmoshë siç e bënte rregullisht, ngase Mistah ishte skamnor i këputur. Në lidhje me këtë Allahu shpalli ajetet vijuese: "Të ndershmit dhe të pasurit prej jush nuk duhet të betohen se më nuk do t'i ndihmojnë të afërmit dhe skamnorët, edhe ata të cilët duke qenë në rrugën e Allahut e kanë braktisur vendlindjen; le t'ua falin dhe të mos zënë kusur! A nuk do të dëshironit edhe ju që edhe juve Allahu t'ua falë? Ndërsa Allahu falë dhe është mëshirues." Pas kësaj Ebu Bekri kishte deklaruar: "Natyrisht, unë dëshiroj që Allahu të mi falë mëkatet. Pastaj i kishte dhënë lëmoshë siç kishte vepruar çdo ditë dhe ia kishte falur."
Jusufi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) vëllezërve të tij që i kishin shkaktuar padrejtësi të madhe, u kishte thënë: "Unë tashti nuk do t'u qortoj, tha ai "“ Allahu do t'ua falë, Ai është më mëshiruesi prej të gjithë mëshiruesve!" Këto fjalë i kishte përsëritur i Dërguari me rastin e çlirimit të Mekës, kur ua kishte falur të gjithë atyre që tentuan ta shqetësonin, ta sulmonin dhe ta poshtëronin në qytetin e tij. I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) madje edhe u kishte thënë: "Shkoni, prej tashti jeni njerëz të lirë." Pikërisht për këtë edhe reflektojnë fjalët e hadithit vijues: "Nuk është trim ai që lufton, porse ai që arrin të kontrollojë veten kur është i zemëruar. Ibën Mubarek ka deklaruar:

Nëse shoqërohesh me njerëz të mirë, tregohu i mëshirshëm ndaj tyre.

E mos u zemëro me njerëz fare, se mund të mbetesh pa miq prore.

Thuhet që në Ungjill është thënë: "Falja shtatë herë atij që të dëmton ty një herë." Prandaj, personit i cili na ka shkaktuar vetëm një të keqe duhet t'ia falim shtatë herë në mënyrë që ta qetësojmë zemrën, të pushojmë nervat dhe ta ngushëllojmë shpirtin. Së fundit, hakmarrja të shkatërron nervat, gjumin, nderin dhe qetësinë tënde, dhe jo të askujt tjetër.
"Padrejtësia mund të kthehet me masë të njëjtë, por atë që falë dhe pajtohet, Allahu do ta shpërblejë; Ai, vërtet, nuk i do ata që bëjnë padrejtësi." Në një fjalë të urtë indiane thuhet: "Kush e mposht shpirtin e vet është më trim se ai që e pushton një qytet."
"Unë nuk e arsyetoj veten, shpirti është i prirë për keq, pos atij që Zoti yt e mëshiron. Zoti im vërtet falë dhe është mëshirues."
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com