BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Ai sht, i cili i prgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohet
Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohet
Aid el Karni
Allahu i lartësuar thotë: "Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohet."
Kujt i afrohet nevojtari dhe nga kush kërkon ndihmë fatkeqi?
Kush është strehë për të gjitha qeniet?
Kujt i luten të gjithë njerëzit, për kë pëshpëritin gjuhët dhe rrahin zemrat?
Ai është vetëm Allahu, pos të cilit nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet.
Detyrë e imja dhe e jotja është t’i lutemi në skamje dhe në mirëqenie, në pikëllim dhe në lumturi. Çdo moment duhet menduar për Të. Kur të na vijë ndihma, fitorja, shpëtimi dhe mbështetja e Allahut, duhet të gjunjëzohemi para dyerve të Tij, të pendohemi dhe të bëjnë lutje me lot në sy.
Ai që i del në ndihmë nevojtarit, kur i kërkon, pikërisht e ka shpëtuar një që fundoset, ua lehtëson atyre që janë në vështirësi, e ndihmon atë që i bëhet padrejtësi, e udhëzon në Rrugë të drejtë të humburin, e shëron të sëmurin dhe gjen shpëtim për nevojtarin.
"Kur të hipin në anije, i luten sinqerisht Allahut, kurse kur ai i hedh në breg, sakaq të tjerët i konsiderojnë të barabartë me Të."
Unë këtu nuk dua të citoj lutje të cilat do t’i largojnë të gjitha dhembjet dhe vështirësitë, por dëshiroj të udhëzoj në Sunet, në mënyrë që të mësosh t’i drejtohesh Allahut. Kjo do të shtyjë që çdo moment të jesh me Allahun, t’i lutesh Atij dhe të shpresosh prej Tij. Nëse ia arrin kësaj, ke fituar gjithçka që mund të fitohet ndonjëherë, por nëse e humb besimin tek Ai, ke humbur gjithçka.
Lutja drejtuar Zotit është një lloj adhurimi. Por, bindja e plotë ndaj Tij është adhurimi më i madh dhe ai është mbi lutjen e dëgjuar. Kush e kupton kështu artin e lutjes, nuk do të bjerë në pikëllim, në shqetësim dhe në brenga, ngase të gjithë litarët këputen me përjashtim të litarit të Tij. Të gjitha dyert mbyllen përveç derës së Tij. Ai është më së afërti, Ai i Cili dëgjon gjithçka dhe i Cili u përgjigjet lutjeve të nevojtarëve. Ai të urdhëron t’i lutesh Atij, të kërkosh prej Tij, kurse ti je i pafuqishëm dhe i varur, ndërsa Allahu është Fuqiplotë dhe i Pavarur.
"Më ftoni dhe më lutni – Unë do t’u përgjigjem!"
Kur të godasin telashe të mëdha dhe kur të vijnë kohëra të vështira, kujto Allahun, përmende emrin e Tij, kërko prej Tij ndihmë, mbështetje dhe rrugëdalje. Shprehi respekt me sexhde, kështu do të fitosh kurorën e lirisë.
Dinjitetin tënd gjeje në bindje ndaj Zotit, do të stolisesh me fitore. Hapi krahët, shtrij duart, fol e deklaro, kërko shumë nga Ai. Bëhu këmbëngulës, mos u ndaj prej derës së Tij, prite mirësinë e Tij dhe prit fitore të shpejtë. Gjuha jote le ta madhërojë emrin e Tij, mendo mirë për Të dhe përkushtohu vetëm Atij. Krejt kjo do të bëjë njeri të lumtur e të suksesshëm.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com