BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Dhe kshtu u bm popullin m t drejt
Dhe kështu u bëmë popullin më të drejtë
Aid el Karni
Thotë Allahu i lartësuar:
"Dhe kështu u bëmë popullin më të drejtë." 
Mendja dhe Sheriati kërkojnë drejtësi dhe jo teprime e dhunë. Në Islam nuk ka vend për teprime dhe forcë. Ai që do të jetë i lumtur duhet t`i kontrollojë ndjenjat dhe synimet në mënyrë që të veprojë drejt në momentet e kënaqësisë dhe të zemërimit, të gëzimit dhe të pikëllimit. Gjatë ballafaqimit me realitetin duhet ta dijë se teprimi dhe nxitimi i shkakton vetëm dhunë njeriut. Çështja më e mirë është mesi. Sheriati ligjet i ka përcaktuar në masë. Kështu edhe jeta bazohet në drejtësi.
Njerëzit më të lodhur janë ata të cilët i dëgjojnë pasionet e tyre dhe u dorëzohen dëshirave dhe epsheve të tyre në mënyrë të veçantë kur ndeshen me probleme, kur nuk ka shumë vend për zgjedhje. Në këto momente, zemrat e tyre janë si arenë luftërash të zjarrta në të cilat gërshetohet urrejtja, lakmia dhe prapësia ngase ata jetojnë në iluzione dhe në ëndrra, ashtu që disa mendojnë se gjithë bota është kundër tyre dhe se të gjithë njerëzit kanë komplotuar për t’i vrarë. Shejtani u pëshpërit vazhdimisht se e gjithë bota janë në pritë, ashtu që ata vazhdimisht jetojnë në rê të errësirës të rrethuar me frikë, fërgëllimë dhe brenga.
Në Sheriat përhapja e lajmeve shqetësuese është e ndaluar dhe është në kundërshtim me natyrën e njeriut. Këtë e bëjnë vetëm ata njerëz të cilët nuk kanë ndërgjegje e as principe etike.
"Dhe pandehin se çdo thirrje është kundër tyre."
Ti duhet ta kesh zemrën e qetë, ngase numri më i madh i lajmeve shqetësuese nuk ndodhin kurrë. Shpirtin duhet përgatitur për ngjarje të pakëndshme, por në mënyrë të matur me qëllim që zemra të mos pushojë së rrahuri para se të ndodhë ajo.
O njeri i mençur, çdo gjëje jepi masën dhe rëndësinë e duhur, mos i zmadho ngjarjet dhe problemet. Bëhu i matur, i drejtë, mos u sforco dhe mos fluturo në iluzione dhe fatamorgana të rreme. Dëgjoje hadithin i cili na mëson se duhet të jemi të matur në dashuri dhe në urrejtje.
"Bëhu i matur në dashurinë tënde ndaj një personi, ngase mund të ndodhë që ta urresh dhe bëhu i matur në urrejtjen tënde ndaj dikujt, sepse mund të ndodhë ta dashurosh."
"Allahu me siguri do të vendosë dashuri midis jush dhe atyre me të cilët jeni në armiqësi; Allahu është i gjithëfuqishëm; Allahu falë shumë dhe Ai është mëshirues."
Dije se numri më i madh i brengave dhe i frikës sonë nuk ka fare asnjë bazë.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com