BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro dhe lexo kto rregulla baz pr lumturi
Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi
Aid el Karni
1. Dije, nëse nuk jeton në kufijtë e një dite, mendja jote do të jetë e shqetësuar dhe e pashpresë. Të gjitha gjërat do të duken të paqarta. Brengat dhe frikësimet do të grumbullohen vazhdimisht.
Pikërisht në këtë qëndron porosia e thënies: “Kur të vijë dita, mos e prit mbrëmjen, ndërsa kur të vijë nata, mos e prit agimin.”
2. Harroni të kaluarën dhe krejt atë që e ka sjellë ajo, ngase kjo mund të shkaktojë shqetësim të madh dhe çmenduri.
3. Mos u brengos dhe mos u preokupo së tepërmi për të ardhmen. Ajo i përket botës së panjohur. Prandaj hiqu përsiatjes së tepruar dhe dalldisë me atë që do të vijë.
4. Mos u shqetëso nga kritikat. Bëhu i përmbajtur, ngase kritika flet vetëm për madhësinë dhe rëndësinë tënde
5. Jetën e mirë dhe të lumtur e përbëjnë besimi i fortë dhe mbështetja tek Allahu i lartësuar, si dhe veprat e mira.
6. Kush dëshiron prehje, paqe dhe rehati duhet ta kujtoj Allahun e lartësuar.
7. Robi i sinqertë duhet ta dijë se çdo gjë që ndodhë, ndodhë me diturinë dhe përcaktimin e Allahut.
8. Mos prit falënderim nga askush.
9. Përgatitu për fyerjet më të rënda.
10. Ajo që të ka ndodhur me siguri se është e mirë për ty.
11. Çdo dispozitë e Allahut është e mirë për muslimanin.
12. Mendo për begatitë dhe falëndero Zotin.
13. Atë që e ke ti, shumë njerëz nuk e kanë.
14. Shpëtimi mund të vijë çdo çast.
15. Kur të vijnë telashet, lindin lutjet më të sinqerta.
16. Vështirësitë mbase janë të hidhura, por e forcojnë zemrën.
17. Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi.
18. Mos e kalo kohën me gjëra të parëndësishme.
19. Zoti yt falë shumë.
20. Mos u zemëro, mos u zemëro, mos u zemëro.
21. Jeta është buka, uji dhe pak freski, prandaj mos e tepro me gjëra materiale.
22. "Kurse në qiej ndodhet furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet."[1]
23. Numri më i madh i frikësimeve janë të rreme.
24. Le të jenë shembull ata që janë sprovuar më së shumti dhe që kanë kaluar nëpër vuajtjet më të rënda.
25. Kur Allahu e do dikë, Ai e sprovon atë.
26. Lexo shpesh dua që thuhen në çaste të vështira.
27. Largohu nga kotësia dhe merru me punë serioze dhe produktive.
28. Hiqu alarmeve të rreme dhe mos u beso njerëzve pesimistë.
29. Nëse dëshiron të hakmerresh dhe nëse lakmon, kjo do të ndikojë keq vetëm për shëndetin tënd.
30. Çdo e keqe - musibet, që të ndodhë është falje mëkatesh - kefaret.
 
 


[1] Dhariat, 22.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com