BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Pikllimi me Islam nuk sht i lejuar as i preferuar
Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuar
Aid el Karni
Pikëllimi është i ndaluar me fjalët e Lavdiplotit: "Dhe mos u dekurajoni e as mos u pikëlloni?"
Në një vend tjetër thuhet: "Ti mos u pikëllo për shkak të tyre."
Apo kur iu drejtua i Dërguari Muhamed, Ebu Bekrit: "Mos u mërzit , se Allahu është vërtet me ne."
Vërtetimin për ndalimin e pikëllimit e sjell ajeti në të cilin thuhet: "Ata nuk do të pikëllohen e as do të provojnë frikën."
Pikëllimi e shkatërron çdo zjarr dhe elan të njeriut, si dhe shuan ambiciet. Ai është acar në shpirt dhe ethe e cila e bren dhe e rrënon jetën.
Krejt kjo buron nga vetë natyra e pikëllimit që frenon, ndalon dhe e pengon jetën, nuk e vë në lëvizje. Dekurajimi nuk sjell kurrfarë të mire në zemër. Shejtani i mallkuar më së shumti kënaqet kur e pikëllon robin e Allahut, në mënyrë që ta ndalojë në Rrugën e drejtë. Allahu i Madhërishëm thotë: "Të pëshpëriturit është punë e shejtanit, për t’i zhytur në pikëllim besimtarët."
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e ndalon të pëshpëriturit me fjalët: "Të mos pëshpëritin dy persona në prezencën e të tretit, ngase kjo e pikëllon atë."
Pikëllimi është i panevojshëm dhe i papëlqyeshëm për besimtarët, ngase është shqetësim i cili e mundon dhe e kapit shpirtin. Përkundrazi, muslimani është i detyruar që të mos i dorëzohet pikëllimit, ta largojë nga vetja, ta mposhtë dhe të luftojë kundër tij me mjete të Sheriatit. Prandaj, pikëllimi është i papëlqyer dhe i palejuar ngase prej tij nuk ka kurrfarë dobie.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka ikur nga pikëllimi me lutjen: "Zoti im, kërkojë ndihmën Tënde nga brenga dhe pikëllimi."
Do të thotë, brenga është e ngjashme me pikëllimin.
Dallimi midis tyre manifestohet në faktin që njeriu brengoset për diçka që e pret, gjegjësisht çka do të ndodhë në të ardhmen, gjersa njeriu zhytet në pikëllim për diçka që tashmë ka ndodhur, gjegjësisht të kaluarën. Mirëpo, të dy llojet e ndjesive e mundojnë zemrën dhe e dobësojnë atë, duke na ndaluar në Rrugën e drejtë dhe duke na vrarë vendosmërinë.
Pikëllimi e turbullon jetën tonë, na zhyt në dëshpërim. Ai është shigjetë e helmuar për frymëzimin tonë që lë pas vete shkatërrim, varfëri dhe humbje. Ai sprapset para bukurisë së jetës, shuhet para mirësisë, kurse ithtarët e vet i hedh në burgje të errëta dhe hapësira tmerrësisht të vetmuara ku u ofron kupa dëshpërimi, dhembje dhe shkatërrimi.
Por, pikëllimin duhet pranuar, siç duhet kuptuar se është pjesë e përditshmërisë sonë. Prandaj banorët e Xhenetit do të deklarojnë:
"Madhëruar qoftë Allahu, i Cili na largoi neve pikëllimin."
Kjo na tregon se besimtarët mund të bien në pikëllim në këtë botë kalimtare, siç mund të bien në shumë telashe e vështirësi të tjera që u ndodhin pa dëshirën e tyre. Por, edhe kur na pushton pikëllimi, vendoset në shpirtin tonë dhe nuk mund t’i ikim dot, dije se Allahu për këtë jep shpërblim. Arsye për këtë është që pikëllimi është një lloj vështirësie dhe fatkeqësie. Robi i Allahut e ka për detyrë të luftojë kundër tij me lutje dhe me metoda të tjera të Sheriatit në përpjekje për ta larguar prej vetes.
Allahu në një ajet thotë: "As atyre të cilëve u tha, kur të erdhën për kafshë kalërimi: Nuk mund të gjej dot për ju shtazë kalërimi, andaj u kthyen prapa me lot në sy, të pikëlluar që nuk mund t’i blinin."
Shikojeni vetëm këtë pamje madhështore dhe ajetin të cilin Lavdiploti e citon në librin e Tij. Këtu pikëllimi përmendet në cilësi të lavdërimit. Përse?
Për shkak të një fakti marramendës, e ai është që pikëllimi këtu është i lavdëruar ngase e pasqyron fuqinë e besimit të këtyre njerëzve fisnikë. Në të vërtetë, ata kishin mbetur në Medinë dhe nuk e kishin shoqëruar të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), në luftë, sepse nuk kishin mundësi të pajisen për luftë. Në këtë ajet kemi paralajmërim dhe shembull për hipokritët të cilët gjithashtu kishin munguar nga lufta, por ata për këtë nuk pikëlloheshin, por gëzoheshin tinëzisht.
Prandaj, ekziston edhe një lloj pikëllimi i lavdëruar, e ai është pikëllimi që nuk kemi mundur ta kryejmë një vepër të mirë në emër të Allahut të Madhërishëm, ndonëse e kemi dëshiruar shumë. Pikëllimi për shkak të pamundësisë që sa më shumë të kënaqet Zoti është vetëm dëshmi e jetës, guximit, udhëzimit të Allahut dhe ndriçimit.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), në një hadith porosit:
"Besimtarit nuk do t’i ndodhë asnjë e keqe e as pikëllim, e që për këtë Allahu nuk do t’ia falë disa mëkate të tij."
Ky hadith na tregon, gjithashtu, se pikëllimi është një vështirësi dhe një sprovë në të cilën bie robi i Zotit, por për shkak të cilit i shlyhen veprat e tij të këqija dhe gabimet. Kjo, gjithsesi, nuk është dëshmi që pikëllimi është diç e pëlqyer dhe obligative. Robi nuk duhet të lutet për pikëllim, e as ta kërkojë atë, e as ta konsiderojë një lloj adhurimi. Allahu nuk nxitë për pikëllim, nuk e obligon atë, nuk është i kënaqur me të e as ia vë në obligim robërve të Tij.
Në të kundërtën, i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), do të plotësonte tërë jetën e vet me pikëllim dhe do t’i përkushtohej vetëm brengave. Mirëpo, ai ka qenë gjithnjë me humor të mirë, zemërgjerë, e i buzëqeshur, zemra e tij ishte gjithnjë e kënaqur, kurse ai në çdo rast përpiqej të gëzonte dhe të lumturonte njerëzit përqark.
Ekzistojnë hadithe të cilët flasin që i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), e ka dashur pikëllimin, si ai të cilin e transmeton Hind ibën Ebi Hale, i cili, duke e përshkruar të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë: "Pikëllimi ka qenë shok i tij."
Mirëpo, ky hadith është i dobët, transmetuesit e të cilit janë të pabesueshëm si edhe vetë teksti. Pastaj, ai është në kundërshtim të plotë me gjendjen e vërtetë të të Dërguarit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Si është e mundur që i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), t’i dorëzohet dhe t’i përkushtohet pikëllimit, kur Allahu e ka mbrojtur prej tij në dynja, ia ka ndaluar atij të pikëllohet për shkak të njerëzve të cilët nuk duan të besojnë dhe ia ka falur të gjitha mëkatet?!
Ani, prej nga atëherë rrëfimet për të Dërguarin (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) dhe pikëllimin?
Si ka hyrë ai në zemrën e tij?
Si ka mundur të pushtohet nga pikëllimi, kur i Dërguari (bekimi dhe paqja e Allahut qoftë mbi të), i ishte përkushtuar kujtimit të Allahut, dhikrit, ishte i vendosur, i mbushur me udhëzim dhe frymëzim të Allahut, i bindur për premtimin e Tij si dhe i kënaqur me dispozitat dhe përcaktimin e Tij?
Përkundrazi, i Dërguari vazhdimisht gëzonte, sillte lajme të gëzuara, qeshte, siç edhe thuhet në përshkrimin e tij, Allahu e bekoftë dhe i dhuroftë paqe.
Ai që thellohet në jetëshkrimin e të Dërguarit, kush e studion jetën e tij dhe e analizon me vëmendje çdo ditë të tij, do ta kuptojë se ai ka ardhur ta luftojë gënjeshtrën, të largojë shqetësimin, brengën, fërgëllimën dhe pikëllimin, që shpirtrat t’i lirojë nga prangat e ngurta të dyshimit, humbja, angështia dhe politeizmi. Ai ka ardhur që t’i shpëtojë njerëzit nga vuajtja shkatërruese. Vetëm Allahu e di sesa duhet ta falënderojnë njerëzit.
Sa i përket një versioni, në të cilin thuhet: "Allahu e do çdo zemër të pikëlluar", duhet thënë se ky version është më zinxhir të dobët të transmetuesve, kështu që nuk e dimë kush e transmeton dhe sa është autentik.
Si është e mundur që kjo të jetë e saktë, kur në Sheriat gjejmë teza që janë në kundërshtim me këtë?
Mbase në ndonjë lidhje mund të sillet fakti që pikëllimi është një prej të këqijave me të cilën Allahu e sprovon robin e Vet, andaj nëse ai këtë sprovë e bart me durim, Allahu e do për shkak të durimit dhe të qëndresës së tij.
Gabojnë të gjithë ata që flasin me miratim për pikëllimin, ia atribuojnë Sheriatit dhe nxisin për të. Në realitet, Sheriati urdhëron pikërisht të kundërtën, e ndalon pikëllimin, kurse nxitë besimin në rrugëdalje nga Allahu, mbështetje në mirësinë e Tij. Dëshmi për këtë është edhe gëzimi dhe udhëzimi të cilin Lavdiploti ia ka zbritur të Dërguarit të Vet (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të). Kjo është mirësi me të cilën Allahu i zgjeron gjokset e njerëzve të mirë dhe i bekon zemrat e tyre nga lartësitë qiellore.
Ekziston edhe një transmetim në të cilin thuhet:
"Kur Allahu e pëlqen një rob, zemra e tij jehon me pikëllim, ndërsa kur hidhërohet me të, atëherë në zemrën e tij jehojnë tinguj gëzimi."
Ky është në realitet isralijat, transmetim hebrenjsh. Thuhet që ky transmetim ndodhet në Teurat, gjegjësisht Tora. Një domethënie e transmetimit të përmendur mund të jetë e drejtë, e kjo është që zemra e besimtarit është e pikëlluar, atëherë kur bën mëkat, gjersa mëkatari për këtë është i pa brengosur dhe i gëzuar.
Pikëllimi i vërtetë në zemrat e njerëzve të mirë fillon atëherë kur ata e kuptojnë se e kanë lëshuar ndonjë vepër të mirë pa e bërë, kur shohin se kanë mundur ta shtojnë veprimin e vet te Allahu dhe kur bëjnë ndonjë mëkat. Ky pikëllim është i kundërt me pikëllimin e mëkatarit të cilët pikëllohen për shkak të ndonjë dëmi të përbotshëm, të humbjes dhe të kënaqësisë së lëshuar. Ky është pikëllimi dhe fatkeqësia e tyre dhe bota e tyre.
Kur bëjmë fjalë për ajetin në të cilin përmendet pikëllimi i të Dërguarit Israil ose Jakub, e në të cilin thuhet:
"Kurse sytë i ishin zbardhur nga pikëllimi, ishte shumë i deprimuar."
Duhet ditur se si Allahu këtu na informon për gjendjen e vështirë të prindërve kur humbën fëmijën e dashur. Kjo është vetëm një sprovë në të cilin ishte vënë Jakubi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Vetëm informacioni për pikëllim nuk do të thotë se ai është i preferuar ose i lavdëruar. Përkundrazi, ne na është urdhëruar të kërkojmë mbrojtje nga Allahu kundër pikëllimit. Në pikëllim netët janë tepër të gjata, shoqërimi me të i mundimshëm, pikëllimi është pengesë në rrugën drejt gjërave të larta.
Të gjithë autorët e librave lidhur me mirësjelljen dhe etikën janë unanimë në pohimin që pikëllimi është i padëshirueshëm, pos Ebu Othman el-Xhibriut. Ai thotë: "Pikëllimi është i mirë në çdo aspekt dhe është në dobi për besimtarin nëse lind për shkak të ndonjë mëkati të kryer."
Të tjerët thonë se nuk ka dyshim që pikëllimi është vuajtje dhe sprovë nga Allahu dhe se është sikur sëmundja, brenga dhe fërgëllima, por assesi se është një prej rrugëve drejt Allahut.
Prandaj, ti duhet të përhapësh lajme të gëzuara, të lutesh për zemërgjerësi, të kërkosh nga Allahu jetë të mirë, kënaqësi, mirësi, zemër dhe mendje të hapur ngase këto janë begati të mëdha.
Disa deklarojnë: "Edhe në dynja ekziston një xhenet, kush nuk hyn në të, nuk do të hyjë as në Xhenetin e ahiretit."
Vetëm Allahu mund t’i mbushë zemrat tona me dritën e bindjes. Vetëm Ai mund të na udhëzojë në Rrugë të drejtë, edhe të na shpëtojë nga jeta e vështirë dhe rëndë.
 
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com