BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Tejkalo shqetsimet dhe brengat
Tejkalo shqetësimet dhe brengat
Aid el Karni
Mos u dëshpëro, ngase Zoti yt të thotë:
"A nuk i bëmë gjokset tuaj të gjerë." 
Kjo ka të bëjë përgjithësisht me të gjithë njerëzit të cilët e bartin të vërtetën në zemër, e ndjekin udhëzimin e Zotit dhe ecin në Rrugë të drejtë.
"Vallë është i njëjtë ai zemrën e të cilit Allahu e ka bërë të anojë kah Islami, andaj ai ndjek dritën e Zotit të vet? Të mjerët ata zemrat e të cilëve janë të pandjeshme kur përmendet Allahu, ata janë në devijim të vërtetë! "  
Prandaj, ekziston e Vërteta, e cila sjell qetësi në gjoks, e cila i bënë atë të gjerë e të lumtur, por edhe gënjeshtra, e pavërteta, e cila fut në të ashpërsi, indiferencë dhe vrazhdësi.
"Atë të cilin Allahu dëshiron ta udhëzojë – Ai zemrën e tij e bën të anojë kah Islami." 
Ky ajet na tregon se si besimi është synim, qëllim dhe cak i fundit të cilin e arrijnë vetëm ata që janë në rrugë të drejtë.
"Mos u pikëllo, Allahu është me ne."
Këto fjalë i deklaron çdonjëri që e ndjen sinqerisht dhe me të vërtetë në zemër mbrojtjen, fuqinë, mirësinë dhe ndihmën e Allahut.
"Ata të cilët i janë përgjigjur Allahut dhe të Dërguarit edhe pas plagëve të marra, ata prej atyre, të cilët kanë kryer vepra të mira dhe kanë qenë të devotshëm – i pret një shpërblim i madh; ata të cilëve, kur njerëzit u thoshin: Armiqtë po tubohen për ju, duhet të bëni kujdes – kjo ua forconte besimin, andaj deklaronin: Na mjafton Allahu dhe sa Zot i mrekullueshëm është Ai!"
O njeri, të mjafton mbrojtja e Tij dhe të diturit se Ai të mbron gjithnjë.
"O i Dërguar, Allahu të mjafton ty dhe besimtarëve që të ndjekin." 
Kush e ndjek këtë moto do të korrë fitore dhe sukses në këtë dhe në botën tjetër.
"Thuaj: Për këtë unë nga ju nuk kërkoj shpërblim tjetër, pos që ai që dëshiron të ecë rrugës e cila shpie te Zoti i tij: ti ki besim te i Gjalli, i Cili nuk mund të vdesë dhe madhëroje e falënderoje Atë!" 
Gjithçka pos të Gjallit, është e vdekur. Gjithçka pos Tij është kalimtare, e ulët dhe nuk meriton asnjë denjësi.
"Bëhu i përmbajtur, por i përmbajtur mund të jesh vetëm me ndihmën e Allahut. Dhe mos u pikëllo për ta dhe mos u dëshpëro për shkak të intrigave të tyre. Allahu është vërtet në anën e atyre që kanë frikë nga Allahu, të cilët i largohen mëkatit dhe kryejnë vepra të mira."
Bekimi i posaçëm të cilin Lavdiploti ia dhuron robërve të Tij është kujdesi, ruajtja, mbështetja dhe mbrojtja e Tij, e kjo arrihet në bazë të devotshmërisë së tij, të qenit i ndërgjegjshëm për Allahun dhe zellit të cilin robi e bën në rrugën drejt Tij.
"Ata i pret shpërblimi – falje nga Zoti i tyre dhe kopshtet e xhenetit, nëpër të cilat do të rrjedhin lumenj, në të cilat do të qëndrojnë përgjithnjë, sa shpërblim i bukur është për ata që do të veprojnë kështu! Para jush ka pasur dhe janë zhdukur shumë popuj, prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shikoni si kanë përfunduar ata të cilët të Dërguarit i quanin gënjeshtarë. Ky është shpjegim për të gjithë  njerëzit dhe udhëzim e mësim për ata që kanë frikë nga Allahu. Dhe mos u dekurajoni e as mos u pikëlloni; ju do të ngadhënjeni nëse jeni besimtarë të vërtetë."
Në bazë të këtyre ajeteve e kuptojmë se lartësimi dhe dinjiteti ynë mbështeten në robërim dhe devotshmëri ndaj Allahut.
"Ju jeni populli më i mirë se të gjithë që kanë qenë ndonjëherë: kërkoni të kryhen vepra të mira, kurse largoni nga ato të këqijat dhe besoni te Allahu. Kurse sikur ithtarët e Librit do të besonin sinqerisht, do të ishte më mirë për ta; ka prej tyre edhe besimtarë të vërtetë, por shumica janë jobesimtarë. Ata nuk mund t’u dëmtojnë, munden vetëm t’u fyejnë; kurse nëse ju sulmojnë, do ta marrin vrapin dhe pastaj nuk do të ndihmohen dot." 
"Allahu ka shënuar: Unë dhe të Dërguarit e Mi do të ngadhënjejmë me siguri! -Allahu vërtet është i gjithëpushtetshëm dhe fuqiplotë."
"Ne do t’i ndihmojmë vërtet të Dërguarit Tanë edhe besimtarët në jetë në këtë botë dhe Ditën kur të ngjallen dëshmitarët."  
"Kjo është fjalë e Allahut dhe premtim, të cilin Ai nuk e thyen dhe i cili nuk do të vonojë. Kurse unë rastin tim ia lë në dorë Allahut; Allahu, me siguri, i sheh robërit e Tij. Dhe Allahu e ruajti nga e keqja të cilën ia kurdisën ata, kurse njerëzit e faraonit i goditi një kob i zi."
"Dhe besimtarët të mbështeten vetëm tek Allahu." 
Mos u dëshpëro, ngase ti jeton vetëm një ditë. Prandaj, përse duhet ta kalosh këtë ditë me pikëllim, me zemërim dhe me shqetësim.
Në një transmetim thuhet: "Kur të zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen, ndërsa kur të bie nata, mos e prit agimin."
Porosia e kësaj këshille të mrekullueshme është që të jetosh në kuadër dhe në kufi të një dite, ta harrosh të kaluarën dhe të mos brengosesh për atë që mund të vijë në të ardhmen.
Një poet deklaron:
Ç’ka qenë ka kaluar,
e ç’do të bëhet nuk dimë.
Ti jeton vetëm një orë të vetme.
Dorëzimi dhe kujtimi i asaj që ka kaluar, hapja e plagëve të shkuara dhe kujtimi i vështirësive që kanë ndodhur shumë më herët, krejt kjo është pasojë e marrëzisë dhe çmendjes.
Një fjalë e urtë kineze thotë: "Mos e kalo urën pa arritur ende tek ajo."
Kjo thënie e bukur na porosit që të mos i thërrasim dhe t`i shpejtojmë brengat dhe fatkeqësitë para se të vijmë te ato dhe gjersa të mos fillojmë t`i përjetojmë.
Një dijetar nga gjenerata e pararendësve të mirë deklaron: "O biri i Ademit, ti je sajuar prej tri ditësh: dje - e cila të ka kthyer shpinën; nesër - e cila ende nuk të ka ardhur; dhe sot - në të cilën jeton, andaj ki kujdes për Allahun ditën në të cilën je."
Sa vështirë jeton personi i cili është ngarkuar me brengat e të kaluarës, të sotmes dhe të nesërmes?!
Si mund të pushojë ai që kujton atë që ka kaluar?!
Ai vazhdimisht ngjallë dhembjen e vet, sërish përjeton vuajtjet e saj, por, megjithatë, kot dhembjet nuk i sjellin asgjë të mirë.
Kuptimi i porosisë: “Kur të zgjohesh, mos e prit natën, ndërsa kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin” është që të kesh shpresë të arsyeshme, të jetosh ditën në të cilën je dhe në të kryesh gjërat më të mira dhe më të shumta që mundesh. Prandaj, vëllai im, vetëm këtë ditë, sot, zgjidhi problemet tua, përmblidh tërë fuqinë tënde, fokusohu vetëm në të.
Në të rregullo punët dhe obligimet tua, përmirëso sjelljen tënde, kujdesu për shëndetin, ndihmo të tjerët në vepra të mira dhe mendo për të.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com