BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Merr msim nga ata q jan n sprov
Merr mësim nga ata që janë në sprovë
Aid el Karni
Kur të tretet lumturia dhe gëzimi, a sheh gjë pos sprovës?
Në momente të këtilla e gjithë bota në sytë e tu nxihet. Shikon vetëm fatkëqij, në çdo shtëpi dëgjon gjëmë, në çdo fytyrë shikon lot dhe në çdo kodër të përvuajtur.
A e di edhe sa fatkeqësi do të ndodhin?
Edhe sa njerëz do të vuajnë?
Nuk je ti i vetmi mbi të cilin janë lëshuar sprovat. Fatkeqësia jote mund të jetë e vogël dhe e parëndësishme në krahasim me të tjerët.
Sa njerëz të sëmurë qëndrojnë me vite në shtretër, duke u rrotulluar në vuajtjet e tyre majtas-djathtas dhe duke bërtitur nga dhembjet?
Sa të burgosur në qelitë e tyre nuk e kanë parë me vite diellin?
Sa prindër kanë humbur fëmijët e tyre duke qenë ende në lulen e rinisë?
Sa njerëz janë të përvuajtur, fatkeq, të rraskapitur dhe të pashpresë!?
Prandaj, duhet shikuar këta njerëz në vuajtje të rënda. Bindu se kjo jetë është burg, shtëpi e pikëllimit dhe e të këqijave për besimtarët. Sot mund të shikosh oborre plot njerëz, kurse nesër nuk do të jetë asnjë gjurmë prej tyre. Ndonëse shikon njerëz me trup dhe shpirt të shëndoshë, me pasuri të madhe e farefisni, të gjitha këto janë ditë që kalojnë dhe pas të cilëve vjen skamja, vdekja, ndarja dhe sëmundjet.
"Dhe jeni vendosur në shtëpitë e atyre, të cilët kanë bërë mëkat ndaj vetvetes, kurse e dinit si kemi vepruar me ta, edhe shembuj u kemi dhënë."
Shpirtin tënd duhet ta frenosh dhe ta zbusësh sikurse devenë. Krahaso vështirësitë tua me ata që i ke përqark dhe ata që kanë jetuar para teje. Vetëm pas kësaj do ta kuptosh se ti as që ke ndonjë telashe të madhe në krahasim me të tjerët dhe se vetëm ke hasur me një problem të vogël. Prandaj, madhëruar qoftë Allahu për shkak të mirësisë së Tij. Falënderim i shprehim për tërë atë që na ka lënë, shpresojmë për mirë dhe shikojmë në çfarë gjendje janë ata rreth nesh.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), është shembull i mrekullueshëm. Atë e kanë gjuajtur me ndyrësira, i kanë vënë gjemba nën këmbë, e kanë goditur në fytyrë. Populli i vetë e ka bojkotuar se ishte i detyruar të hajë gjethe. Është dëbuar nga vendlindja e tij, Meka. Ia kanë thyer dhëmbët, përgojonin kundër gruas së tij. Janë vrarë shtatëmbëdhjetë miq të tij, i kishte vdekur djali.
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ishte i detyruar ta lidhte një gurë në stomak për shkak të urisë. Shpifnin se është magjistar, fallxhi, i çmendur dhe gënjeshtar. Por, Allahu e ruajti nga të gjitha këto. Nuk është e mundur të jetohet pa sprova. Ajo është pastrimi më i mirë për shpirt dhe për zemër.
Kur mendojmë për të Dërguarit e mëhershëm dhe për lajmëtarët, do të shohim se si Zekerija (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), është vrarë; Jahja (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), është prerë; se si Ibrahimi (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), është hedhur në zjarr.
Në këto rrugë kanë kaluar edhe prijës të tjerë të umetit tonë. Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), është therur; Othmani (Allahu qoftë i kënaqur me të), është vrarë në pritë; Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), është plagosur. Shumë imam janë rrahur për vdekje, shumë dijetarë janë burgosur dhe shumë njerëz të mirë janë torturuar.
"Mos pandehni se do të hyni në Xhenet, kur ende nuk e keni shijuar atë që e kanë shijuar ata që kanë qenë para jush dhe janë zhdukur? Ata i kanë shtypur skamja dhe sëmurja, si dhe janë shqetësuar aq shumë sa që i Dërguari, edhe atë që besonin me të - bërtitnin: Kur do të vijë më ndihma e Allahut!? Ja ndihma e Allahut është vërtet afër!"
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com