BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro dhe bëhu real Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura Na udhëzo në Rrugë të drejtëKërko furnizim, por mos u bëj makut Frytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Recitoni vazhdimisht fjalt:
Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)"
Aid el Karni
Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)"
 
Nga i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), transmetohet një hadith autentik në të cilin ai i nxitë besimtarët të bëjnë dhikër: “Përsëritni vazhdimisht fjalët: O Zot, Pronar i gjithë madhështisë dhe i fisnikërisë.”
Kështu i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), na këshillon që sa më shumë dhe sa më shpesh në këtë mënyrë ta përmendim Allahun e Madhërishëm dhe Fisnik. Transmetohet që ky është emri më i lartë i Allahut, me të përmendurit e të cilit të plotësohen lutjet. Kur kërkohet diç me të, arrihet. Prandaj, besimtari duhet ta përmend vazhdimisht dhe të recitojë lutje në mënyrë që Zoti t’i ofrojë shpëtim, lumturi dhe sukses.
"Dhe kur nga Zoti juaj kërkuat shpëtim, Ai ju përgjigj."[1]  
Në jetën e besimtarëve ekzistojnë tri ditë të cilat ngjasojnë shumë me ditët e bekuara ose festat fetare.
Dita e parë është kur i kryen të gjitha adhurimet dhe detyrimet në xhemat dhe kështu ikën nga mëkati.
"O besimtarë, përgjigjuni Allahut dhe të Dërguarit kur t’u kërkojnë nga ju të bëni atë që jua siguron jetën."[2]
Dita kur pendohet për mëkate, e i lë anash mëkatet dhe i kthehet Zotit të vet.
"Ai pastaj edhe atyre ua fali mëkatet në mënyrë që në të ardhmen të pendohen, ngase Allahu, vërtet, pranon pendesa dhe është mëshirues."[3]
Dita kur do të takohemi me Zotin tonë të jemi të lumtur dhe me vepra të pranuara.
“Kush dëshiron të takohet me Mua edhe Unë dëshiroj të takohem me të.”
Duke studiuar biografinë e shokëve të të Dërguarit të virtytshëm (Allahu qoftë i kënaqur me ta), e kam kuptuar se ata në jetë kanë pasur pesë gjëra që i kanë dalluar prej të tjerëve.
Një: Thjeshtësia e jetës së tyre, natyrshmëria, qasja e qetë ndaj çdo çështje dhe problemi si dhe largimi nga vështirësitë e mundimet e panevojshme.
"Dhe gjithçka të mirë ne ty do t’i bëjmë të arritshme!"[4]  
Dy: Dituria e tyre e çmuar ka qenë e pandashme nga veprat dhe praktika. Prandaj, gjithçka që kanë deklaruar, atë edhe e kanë realizuar. Ata nuk kishin kurrfarë budallallëqesh, fjalë të kota, thashetheme dhe gjëra ta panevojshme.
"Kurse nga Allahu prej robërve të Tij frikohen - të diturit. Allahu, vërtet, është i fortë dhe Ai falë shumë?"[5]  
Tre: Veprat e zemrave të tyre janë më të mëdha se sa veprat që kryhen përmes gjymtyrëve të trupit te tyre. Tek ata do ta shohësh bindjen, sinqeritetin, pendimin, dashurinë, frikën, shpresën e vërtetë dhe të ngjashme. Nga ana tjetër, nuk kanë qenë pikërisht në atë masë të dhënë pas namazit dhe agjërimit plotësues, gjegjësisht nafileve siç kanë qenë, për shembull, tabiinët.
"Ai e dinte çka në zemrat e tyre, andaj mbi ta lëshoi një prehje dhe do t’i shpërblejë me fitore të shpejtë."[6]  
Katër: Ishin tejet modestë ndaj gjërave materiale të kësaj bote. Largoheshin nga çdo mburrje, teprim dhe luks, që tu sillte qetësi, lumturi, paqe dhe siguri.
"Kurse ai që e dëshiron botën tjetër dhe përpiqet ta meritojë atë, ndërsa është besimtar, mundi do t’i kthehet me mirënjohje."[7]
Pesë: Xhihadin, zellin e preferonin mbi të gjitha gjërat tjera dhe veprat tjera të mira. Ai ishte bërë moto i tyre dhe maksimë e jetës së tyre. Pikërisht në këtë mënyrë i largonin të gjitha problemet dhe brengat e tyre, ngase xhihadi përfshin dhikrin, punën, përpjekjen, sakrificën dhe lëvizjen.
Zelltari në rrugën e Allahut është njeriu më i lumtur, më i qetë dhe më i pabrenga.
"Ata që do të luftojnë për ne, me siguri, do t’i udhëzojmë në rrugët që shpijnë tek ne; e Allahu, vërtet, është në anën e atyre që kryejnë vepra të mira!"[8]  
Në Kuran ndodhen shumë porosi dhe ligje për lumturinë dhe qetësinë e njeriut vlera e të cilit është e përhershme dhe e pandryshueshme.
Ai që kërkon ndihmë nga Allahu, Ai do t’i japë.
"O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahut, edhe Ai do t’u ndihmojë juve dhe do t’ua forcojë hapat."[9]
Kush kërkon prej Tij diçka do të arrijë atë që e kërkon.
"Zoti juaj ka thënë: Më ftoni dhe më kërkoni, Unë do t’u përgjigjem!"[10]
Kush kërkon falje mëkatesh, Allahu do t’ia falë.
"Zoti im, tha atëherë, unë i kam shkaktuar dëm vetvetes, më falë! Dhe Ai ia falë, me të vërtetë Ai falë dhe Ai është mëshirues."[11]  
Kush pendohet, Ai do t’ia pranojë pendimin.
"Si nuk e dinë ata se vetëm Allahu pranon pendime nga robërit e Vet dhe se vetëm Ai pranon lëmoshën, dhe se vetëm Allahu është Ai, i Cili falë dhe se Ai është mëshirues?!"[12]  
Kush mbështetet tek Allahu, kjo i mjafton.
"Atëherë mbështetu te Allahu, ngase Allahu vërtet i do ata që mbështeten tek Ai."[13]  
Janë tri gjëra të cilat i thyhen në kokë atyre që i kryejnë:
1.    Padrejtësia:
"O njerëz, padrejtësia që po e bëni për t’u kënaqur me jetën në këtë botë – është vetëm në dëm tuajin; te Ne pastaj do të ktheheni dhe Ne do t’u informojmë për atë që keni bërë!"[14];
2.    Thyerja e betimit:
"Ai që e thyen betimin, e bën këtë për dëm të vetin."[15]  
3.    Intriga:
"Kurse intrigat do të bien pikërisht mbi ata, të cilët shërbehen me to."[16]
Pastaj, tirani, nuk do të mund t’i ik dot dënimit të Tij.
"Ja shtëpitë e tyre, janë bosh për shkak të padrejtësive që i kanë bërë – kjo është vërtet mësim për popullin që di."[17]  
Nga ana tjetër, fryti i veprës së mirë do të shpërblehet si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër ngase Allahu falë shumë dhe është falënderues.
"Thuaj: Nëse e doni Allahun, më ndiqni mua, edhe Allahu do t’u dojë juve dhe do t’u falë mëkatet!' – ndërsa Allahu falë dhe është mëshirues."[18]
Njeriu, gjithashtu, duhet ta kuptojë, se është në lidhje me Zotin, i Cili e ndihmon dhe e furnizon.
"Furnizim jep vetëm Allahu, Fuqiploti dhe i Forti!"[19]  
"Këtë Allahu e ka bërë t’u gëzojë dhe me këtë të fusë besim në zemrat tuaja – ndërsa fitoret vijnë vetëm nga Allahu Fuqiplotë dhe i Urtë."[20]
Ai është Zoti, i Cili falë pakufi dhe pranon pendime.
"Unë me siguri do t’ia falë atij, i cili pendohet dhe beson, si dhe kryen vepra të mira dhe i cili pastaj është i vendosur në Rrugë të drejtë."[21]
"Ai, me të vërtetë, pranon pendim, Ai është mëshirues."[22]
Ai vartësit e Vet i mbron nga armiku.
"Por atë Ditë kur t’i kapim me tërë forcën, vërtet do t’i dënojmë."[23]
Dijetari Abdurrahman ibën Sadiu (Allahu e mëshiroftë), ka shkruar një libër tejet me vlerë Mjetet e dobishme për jetë të lumtur. Në të deklarohet: "Një prej shkaqeve të lumturisë është të menduarit e njeriut lidhur me të mirat e panumërta me të cilat Allahu i Madhërishëm dhe Mëshirëplotë e ka mbuluar. Nëse këtë njeriu e bën sinqerisht, do të shohë se ai ka më shumë të mira se disa popuj dhe shoqëri në tërësi. Atëherë njeriu mund të ndjejë vërtet mirësinë e Allahut ndaj tij."
Konsideroj se edhe në gjërat e kësaj bote njeriu i sinqertë mund ta shohë sa është më i nderuar dhe më i pasur se sa shumë njerëz dhe grupe. Këtu posaçërisht theksohet namazi në xhami, dhikri dhe recitimi i Kuranit.
"Si nuk e shihni se Allahu ja ka mundësuar të shfrytëzoni të gjitha ato që ekzistojnë në qiell dhe në Tokë si dhe se u mbulon me bujari me mëshirën e Vet, edhe të dukshme edhe të padukshme?"[24]
Dhehebiu transmeton se muhadithi i shquar Ibën Abd el-Baki i kishte pyetur njerëzit të cilët e kishin mbaruar Darus Selamin në Bagdad lidhur me dëshirat e tyre dhe asnjëri nuk e kishte përmendur namazin ose xhaminë.
Ani, dëgjon i vetëm kot fjalë pozitive të Kuranit:
"Ne bijtë e Ademit, vërtet, i kemi dalluar; kemi bërë që të udhëtojnë nëpër tokë dhe nëpër det, si dhe i kemi furnizuar me ushqime të shijshme dhe u kemi dhënë përparësi të mëdha ndaj shumëçka që kemi krijuar."[25]
 
Vetëm mirazh është gjithçka e krijuar,
pra nga gjërat e kota ti duhesh larguar!
 


[1] Enfal, 9.

[2] Enfal, 24.

[3] Teube, 118.

[4] Ala, 8.

[5] Fatir, 28.

[6] Fet`h, 18.

[7] Isra, 19.

[8] Ankebut, 69.

[9] Muhamed, 7.

[10] Mu`minun, 60.

[11] Kasas, 16.

[12] Teube, 104.

[13] Ali Imran, 159.

[14] Junus, 23.

[15] Fet`h, 10.

[16] Fatir, 43.

[17] Neml, 52.

[18] Ali Imran, 31.

[19] Dhariat, 58.

[20] Ali Imran, 126.

[21] Ta-Ha, 82.

[22] Bekare, 37.

[23] Duhan, 16.

[24] Llukman, 20.

[25] Isra, 70.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com