BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Namazi, namazi...
Namazi, namazi...
Aid el Karni
"O besimtarë, kërkoni ndihmë për vete në durim dhe në kryerjen e lutjeve! Allahu është vërtet në anën e durimtarëve."
Kur të rrethojnë shqetësimet, të lidhin pikëllimet dhe të dërrmojnë brengat, menjëherë falu, fal namaz. Shpirti yt do të ngjallet dhe do të qetësohet. Me të vërtetë, namazi me ndihmën e Allahut është shpëtim, nga të gjitha brengat dhe pikëllimet. Namazi është mbrojtje nga çdo e keqe.
Kur diçka e shqetësonte, i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), deklaronte: "O Bilall, na qetëso me namaz."
Namazi ishte gjëja më e dashur për të Dërguarin, gëzimi dhe hareja më e madhe.
Nëse mendojmë për jetët e njerëzve të shquar dhe prijësve të këtij umeti, do të shohim se ata në situata të rënda dhe në vështirësi të mëdha nxitonin në namaz, duke e kryer me devocion dhe me përkushtim. Namazi ua kthente fuqinë, dëshirën dhe vullnetin për të vazhduar rrugën e tyre fisnike.
Namazi i Frikës – Salatul Havf është caktuar që njerëzve t’u kthehet paqja dhe veçmas në momentet e frikës, kur re të zeza e rrezikojnë fatin e tyre. Pas kësaj ata i kundërviheshin me trimëri teheve të shpatave dhe dilnin në mejdan të patundur. Kjo na tregon se si namazi i përkushtuar është qetësimi më i mirë dhe ilaçi më efektiv për shpirtin.
Gjeneratat e sotme të cilat humben dhe zhduken në sëmundje të ndryshme shpirtërore, do të duhej të njoftohen me xhaminë, ta prekin me ballë tokën, të bëjnë sexhde, për ta kënaqur Zotin e tyre. Vetëm kështu shpirtrat e tyre mund të shpëtojnë nga kjo vuajtje e dhembshme. Në të kundërtën, lotët do të vazhdojnë të njomin fytyrat e tyre, pikëllimi do të shkatërrojë nervat dhe ndërgjegjen e tyre. Fuqia e vetme e cila mund t’u sigurojë paqe e siguri është namazi.
E mira më e madhe e pesë namazeve ditore – nëse e analizojmë vërtet – është falja e mëkateve dhe lartësimi i nivelit tonë te Allahu. Pos kësaj, namazi është ilaçi më i mirë për problemet dhe sëmundjet tona. Ai ne venat tona injekton vlera të holla të bindjes së sinqertë, dhe e mbushë zemrën tonë me kënaqësi. Ata që i largohen xhamive dhe nuk kryejnë namaz vetëmse do të bredhin nga vështirësia në vështirësi, nga një pikëllim do të kalojnë në tjetrin, pas një të keqe do të zhyten në tjetrën.
"Kurse për ata që nuk besojnë – ata do të pësojnë! Ai nuk i pranon veprat e tyre."
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com