BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro pr shkak fjalve t kqijve dhe t lakmitarve
Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve
Aid el Karni
Njeriu merr shpërblim nëse përmbahet ndaj fyerjeve dhe kritikës së padrejtë. Qortimet e tyre në realitet flasin vetëm në favor të vlerës tënde. Dije se njerëzit nuk e kthejnë kokën për një qen të ngordhur, e as njerëzit e rrënuar e të humbur nuk kanë lakmitarë.
Tani do të citojmë disa vargje nga disa poetë të cilët kanë përshkruar dhe kënduar aq bukur situatat e tilla.
Zehiri ka deklaruar:
 
Njerëzve që u kanë lakmi për të mirat,
Allahu nuk ua ndalon dhuratat e Veta.
 
Poetë të tjerë kanë deklaruar:
 
Do të shohësh si i lakmojnë dinjitarët,
ndërsa për tersët nuk çanë kokën njeri.
 
Të riut i lakmojnë ngase s’mund ta arrijnë,
kështu njerëzit i bëhen armiq të egër.
 
Njësoj si lakmitaret e vajzave të bukura që flasin,
se kanë fytyrë të shëmtuar, të krijuara për tallje.
           
Ja, duan të më lakmojnë edhe për vdekje,
vallë s’do të shpëtoj nga kjo as në varr.
           
Nëse dëshpërohesh për fjalët e shpifësve,
dije se nuk ka njeri të mirë pa lakmitar.
 
O vëlla fisnik, do të shpifin gjithnjë,
ngase vetëm dështakun askush nuk e lakmon.
           
Nëse një djalë e prek qiellin në famë,
armiqtë do të jenë të shumtë si yje.
 
Do t’i sajojnë gjithfarë shpifjesh,
vetëm se nuk e kanë arritur në mirësi.
 
Musai (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), e kishte lutur Zotin ta lirojë nga shqetësimet e njerëzve dhe të izolohet.
Allahu i Madhërishëm iu përgjigj: “O Musa, mos e merr këtë shumë për zemër. Unë i kam krijuar këta njerëz dhe Unë i furnizoj, kurse ata më fyejnë e më përgojojnë!”
Në një hadith autentik i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), thotë:
“Allahu i Madhërishëm thotë: Më shan biri i Ademit dhe më përgojon. Kjo assesi nuk i ka hije. Kur e shan kohën, më shan Mua. Koha jam unë. Ditën e natën e ndryshoj sipas dëshirës. Kur më përgojon, ai deklaron se kam bashkëshorte e fëmijë. Ndërsa Unë nuk kam as bashkëshorte e as fëmijë.”
Është mirë të kihet gjithnjë parasysh që individi nuk mund ta heshtë e as ta frenojë gjuhën e askujt, siç nuk mund t’i pengojë fyerjet e padrejta. Ajo që mund të bëjmë është kryerja e veprave të mira, në këtë mënyrë do t’i mposhtim fjalët e tyre dhe do të pengojmë kritikat.
Hatimi ka deklaruar:
 
Dëgjova se po më fyenin pa arsye,
dhe thash: Fjalët shkojnë dhe harrohen.
 
Dhe gjithçka që shpifnin,
nuk më ligështoi fare.
 
Poetë të tjerë këtë e kanë kënduar në këtë mënyrë:
 
Më vështirë e kam kur më fyen një i marrë,
por u përmbajtja dhe kuptova – kjo s’më pengon dot.
 
Kur i marri flet, mos u përgjigj fare,
heshtja atëherë është më e mirë se çdo përgjigje.
 
Njerëzit e humbur dhe të degjeneruar tek çdo njeri i madh dhe fisnik shohin rastin për përqeshje dhe kritikë.
 
Nëse mirësitë e mia i konsideron mëkate,
më thuaj si të shpaguhem për to.
 
Njerëzit e pasur dhe të pushtetshëm kryesisht jetojnë në frikë, shqetësim dhe vështirësi. Gjendja e tyre materiale është e lidhur, para së gjithash, me gjëra materiale dhe para.
"Mjerë shpifësi përbuzës, i cili grumbullon pasuri dhe e numëron atë vazhdimisht, si dhe mendon që pasuria do ta bëjë të pavdekshëm! Por nuk është kështu! Ai me siguri do të flaket në Xhehenem! E a e di ti ç’është Xhehenemi ? – Zjarri i Allahut i kreshpëruar, i cili do të arrijë deri në zemër. Ai do të mbyllet mbi ta, me shtylla të flakës i mbështetur."[1]  
Një shkrimtar perëndimor ka deklaruar: "Kryej një vepër të mirë, por pastaj përgatitu për kritika të pakursyera."
Tani do t’i ofroj disa këshilla të dobishme që i kam mësuar nga përvoja:
-       Mos e kthe fyerjen qoftë ajo fjalë, thënie apo këngë.
-       Të përmbajturit dhe durimi i fyerjeve do t’i groposë lakmitarët dhe punët e tyre të ndyta.
-       Mirësia është madhështi, kurse heshtja i pikëllon armiqtë.
-       Për mëshirë dhe falje ka shpërblim të madh. Ato njeriut i sjellin respekt dhe famë.
-       Nëse lidhur me ty është shkruar diç fyese, dije se gjysma e njerëzve nuk do ta lexojnë, kurse gjysma tjetër këtë fyerje do ta harrojë, ngase nuk e dinë arsyen dhe shkakun për të. Prandaj, mos ia vej veshin kësaj dhe mos iu përgjigj fyerjeve që të mos bëhesh kurrë si armiqtë e tu.
Një njeri i urtë ka thënë: "Gjersa njerëzit merren me jetën time dhe me tënden, e humbën bukën e tyre. Por, me siguri do ta harrojnë vdekjen tonë."
Poeti ka deklaruar:
 
Fshihi vlerat tua dhe lumturinë nga njerëzit e natës,
ngase për ta shpifjet dhe lakmia janë ushqimi më i ëmbël.
 
Shtëpia modeste dhe e qetë në të cilën ka vetëm bukë thekre është më e mirë sesa shtëpia përplot me gjella gjithfarësh, por që është mbushur me zhurmë dhe me tollovi.
 
 


[1] Humeze, 1-9.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com