BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro pr ata q e mohojn bamirsin dhe diturin tnde
Mos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tënde
Të gjitha veprat tona dhe puna duhet të jenë të sinqerta dhe në emër të Allahut të Madhërishëm. Nuk duhet pritur mirënjohje nga askush. Prandaj, mos u brengos e as mos u dëshpëro nëse dikujt i bën ndonjë të mirë, por e shikon se si të qorton dhe fyen, duke mos e respektuar bamirësinë që ia ke bërë atij. Kërko shpërblim vetëm nga Allahu.
Allahu i Mëshirshëm thotë:
"O besimtarë, mos i injoroni urdhrat e Allahut të haxhillëkut, as muajin e shenjtë, e as kurbanin, posaçërisht ato të shënuara me qafore, as ata njerëz që janë nisur drejt Qabesë së shenjtë duke kërkuar shpërblimin dhe kënaqësinë e Zoti të vet. Ndërsa kur t’i kryeni detyrimet e haxhillëkut, atëherë mund të gjuani. Dhe të mos ju nxisë assesi urrejtja që e bartni kundër disa njerëzve, ngase ua kishin ndaluar hyrjen në Qabenë e shenjtë, t’i sulmoni! Ndihmoni njëri tjetrin në bamirësi dhe ndershmëri, e mos merrni pjesë në mëkat dhe armiqësi; dhe kini frikë nga Allahu, ngase Allahu dënon ashpër."[1]
"Thuaj: Për këtë prej jush nuk kërkoj shpërblim tjetër, pos që ai, i cili dëshiron të drejtohet në rrugën e cila shpie te Zoti i tij."[2]  
"Thuaj: Çfarëdo shpërblimi të kërkoj nga ju, le t’u mbetet juve, mua më shpërblen Allahu, Ai vigjilon mbi çdo gjë."[3]  
"Ne u ushqejmë për dashurinë e Allahut, nuk kërkojmë nga ju as mirënjohje e as meritë!"[4]
"Kurse prej zjarrit do të jetë larg ai, i cili ka frikë nga Allahu, ai që e jep lëmoshë një pjesë të pasurisë së vet, për t’u pastruar, pa pritur që t’i kthehet me falënderim, por vetëm për ta fituar kënaqësinë e Zotit të vet të Madhërishëm dhe ai do të jetë vërtet i kënaqur!"[5]  
Një poet ka shkruar:
 
Ai që bën mirë për hir të shpërblimit e mirënjohjes,
me këtë nuk arrin gjë as te Zoti e as te njerëzit.
 
Vetëm Krijuesi Një dhe i Vetëm, Allahu i Madhërishëm, jep shpërblim, jep të mira, falë mëkate, ndëshkon, bën llogarinë dhe mund të jetë i kënaqur dhe i hidhëruar me veprat tona.
Gjatë kohës së zgjerimit të shtetit Islam disa ushtarë kishin rënë në rrugën e Allahut në Kandahar, andaj Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), kishte pyetur për ta. Sahabët ia numëruan emrat e tyre dhe deklaruan se nuk mund t’i njohë. Atëherë Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të), ia plasi vajti dhe deklaroi: “Po, e vërtetë unë nuk i njoh, por i njeh Allahu i Madhërishëm.”
Një shok i të Dërguarit e kishte ushqyer një të verbër me ushqimin më të shijshëm dhe më të ëmbël. Pjesëtarët e familjes i thanë: “Po ky i verbër as që e di çka han. Përse ia dhe pikërisht ushqimin më të mirë?”
Ai u përgjigj: “Po, por e di Allahu.”
Përderisa je i ndërgjegjshëm që Allahu e përcjell çdo hap tëndin, di për çdo të mirë që kryen, për çdo gjë të bukur që ua bën të tjerëve, mos ua vër veshin njerëzve.
 


[1] Maide, 2.

[2] Furkan, 57.

[3] Sebe, 47.

[4] Dehr, 9.

[5] Lejl, 17-21.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com