BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiIzolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro nse dgjon fjal t kqija, ngase lakmia sht smundje e mome
Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçme
Aid el Karni
Përkushtoju veprave të mira dhe përqendrohu vetëm në këtë,
hiqu qortimeve të atyre që vetëm të qortojnë dhe të lakmojnë.
 
Dije se jeta është vetëm çast për bindje,
ajo zgjatë edhe pas vdekjes, kurse lakmia vdes.
 
Dijetarët bashkëkohorë u preferojnë njerëzve tepër të ndjeshëm, kur është fjala për kritikë të gjejnë mënyrë të krijojnë rreth vetes një mburojë apatie, posaçërisht kur është fjala për kritikën e padrejtë.
Ata poashtu kanë thënë: "Zoti e ka mbuluar zilinë me mburojë, sapo ta hap njeriu atë, ajo fillon me të zotin e saj duke e mbytur atë."
Mutenebi reciton:
 
Përmendi djaloshi jetën dhe nevojat e saj,
e çfarë humbi nga veprat intriguese të jetës.
 
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), deklaron: Jeta është kala e pambrojtur.
Të urtit kanë thënë: "Qyqarët vdesin shumë herë, kurse trimat vetëm një herë."
Kur Allahu e dëshiron një të mirë për robërit e Vet, ata që ndodhen në situata të vështira e kriza, Ai lëshon qetësi mbi ta dhe siguri në zemër. Këtë e kishte ndjerë Talha (Allahu qoftë i kënaqur me të), gjatë kohës së betejës së Uhudit, kur disa herë i kishte rënë shpata nga dora.
Ndërsa përgjumja dhe kotja është për mëkatarët dhe njerëzit e këqij, siç tregohet për Shebib ibën Jezidin si dhe për gruan e tij, Gazaleja e guximshme, ishte më trimi prej njerëzve të asaj kohe, ai ishte mbi deve e përnjëherë ra në gjumë gjatë një përpjekje të tij për t`i përzënë hanxhinjtë.
Poeti ka deklaruar:
 
Kur ndodhet para meje, është trim si luan,
por shndërrohet në zog kur fillon beteja.
 
Hajde tani, tregohu, trimosh,
nëse zemra s’të ka ikur me shpezë.
 
Allahu i Madhërishëm ka thënë:
"Nëse arrin sukses, kjo i hidhëron; e kur të godet një e keqe ata deklarojnë: Ne kemi qenë të kujdesshëm edhe më parë dhe largohen të kënaqur. Thuaj: Do të na ndodhë vetëm ajo çka e cakton Allahu, Ai është Zoti ynë. Dhe të mbështeten besimtarët vetëm te Allahu! Thuaj: A mos pritni për ne tjetër pos një prej dy të mirave? Kurse ne presim që Allahu t’u ndëshkojë vetë ose me duart tona. Pra, pritni, edhe ne do të presim me ju. Thuaj: Shpenzuat me dëshirë apo me zor, nga ju nuk do të pranohet, ngase ju jeni popull mizor."[1]
"Gjithçka që është e gjallë vdes me dëshirën e Allahut në çastin e përcaktuar. Do t’i japim atij që dëshiron shpërblim në këtë botë, por do t’i japim edhe atij që dëshiron shpërblim në botën tjetër dhe me siguro do t’i shpërblejmë falënderuesit. E sa shumë kanë qenë të Dërguar pranë të cilëve kanë luftuar shumë besimtarë të sinqertë dhe nuk janë ligështuar për shkak të vështirësive që u kanë ndodhur në rrugën e Allahut, si dhe nuk janë stepur e as janë dorëzuar – ndërsa Allahu i do të maturit – dhe vetëm kanë deklaruar: Zoti ynë, na fal gabimet tona dhe pamaturinë në veprimet tona, si dhe na forco hapat tanë dhe na ndihmo kundër popullit i cili nuk beson! Dhe Allahu u dha shpërblim në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do t’u japë shpërblim më të madh se ai që e kanë merituar, ndërsa Allahu i do ata që kryejnë vepra të mira."[2]  
Këto ajete tregojnë bukur se askush, madje as ata që kryejnë vepra të këqija dhe shkaktojnë huti, nuk mund t’i shpëtojnë vdekjes.
Poeti ka thënë:
 
Unë i drejtohem e ajo fluturoi si rreze,
mjerë për heronjtë që nuk do t`i marrë parasysh.
 
Nëse pyetesh a do të qëndrosh më,
për afatin të cilin ti nuk e ke më.
 
Prite çastin e vdekjes me durim,
sepse pavdekësia nuk është e mundur të arrihet.
 
Petku i jetës është petku më i shtrenjtë,
që të zhvishet e s`të mbetët më asgjë.
 
Vërtetë, në qoftë se ju vie koha e vdekjes nuk mund ta vononi apo ta afroni atë.
Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të), thotë:
 
Në cilën ditë të shpëtoj nga vdekja:
në atë që s’është përcaktuar apo në atë që tashmë është shkruar.
 
Nga e pacaktuara nuk kam frikë,
nga çka është shkruar nuk më shpëton kush.
 
Transmetohet edhe deklarimi i Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të): "Kërkojeni vdekjen, do t’u vazhdohet jeta."


[1] Tevbe, 50 – 53.

[2] Ali Imran, 145-148.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com