BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiKujdes me pasurinë, "nuk dështon ai që planifikon" Njerëzit shpesh janë kundër teje, jo për ty Istigfari hap çdo derë Depresioni është derë drejt vetëvrasjes Mos u dekurajo, kjo është rrugë e shkatërrimit Mos u dëshpëro ngase çdo e keqe do të kalojë Mos u dëshpëro dhe bëhu real Kush dëshiron jetë të bukur duhet të stoliset me këto dhjetë cilësi të bukura Na udhëzo në Rrugë të drejtëKërko furnizim, por mos u bëj makut Frytet e mëkatit Mos u dëshpëro, ka ilaç për gjithçka Sillu mirë me njerëzitFrika nga lakmia Recitoni vazhdimisht fjalët: "O Allah, ty të takon madhështia dhe nderi (Ja dhul-Xhelali vel-Ikram)" Mos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro ngase Zoti yt fal mkate dhe pranon pendime
Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime
Aid el Karni
 
Vëllai im, mbushe gjoksin me paqe, të pushojnë brengat dhe problemet. Allahu i Madhërishëm të dhuroftë lumturi. Gëzohu për mëshirën e Tij dhe dëgjo fjalët vijuese nga Kurani:
"Thuaj: O robërit e Mi që keni qenë të padrejtë ndaj vetes suaj, mos e humbni shpresën për mëshirën e Allahut! Allahu, më siguri, do t`i falë të gjitha mëkatet; me të vërtetë, Ai falë shumë dhe është mëshirues." 
Shiko se si Allahu u drejtohet me fjalët: "O robërit e Mi", në mënyrë që t’ua qetësojë dhe lumturojë shpirtin. Posaçërisht janë theksuar ata të cilët "e kanë kaluar masën", "el-ledhine esrefu", ngase ata kanë kryer shumë vepra të këqija dhe gabime.
 Nëse Lavdiploti u drejtohet në këtë mënyrë atyre që kanë mëkatuar jashtë çdo mase, si qëndron puna me të tjerët?
Atyre Mëshirëploti ua ndalon pikëllimin dhe humbjen e shpresës për falje, si dhe i informon se Ai do t`ia falë të gjitha mëkatet atij që pendohet, edhe mëkatet e mëdha edhe ato të vogla, edhe serioze edhe të parëndësishme. Pastaj Allahu është përshkruar me atribute të caktuara të cilët aludojnë për përsosmërinë e vetive të tij, e ato janë që Ai "falë shumë dhe është mëshirues".
Duhet të jemi të lumtur dhe të gëzuar për shkak të fjalëve të Tij:
"Dhe përpiquni ta meritoni faljen e Zotit tuaj edhe Xhenetin e gjerë sa qiejt e Toka, të përgatitur për ata që kanë frikë nga Allahu, për ata të cilët, edhe kur kanë bollëk edhe kur kanë skamje, japin lëmoshë, të cilët e frenojnë zemërimin dhe u flasin njerëzve – kurse Allahu i do ata të cilët kryejnë vepra të mira: edhe për ata të cilët, kur bëjnë mëkat ose kur gabojnë për vete, e kujtojnë Allahun dhe luten për falje mëkatesh të veta – e kush do të falë mëkate nëse jo Allahu? – dhe të cilët me qëllim nuk vazhdojnë me mëkate. Ata i pret shpërblim – falje nga Zoti i tyre dhe kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, në të cilët do të qëndrojnë përgjithmonë, e sa shpërblim i bukur është për ata që do të veprojnë kështu! " 
Duhet të jenë të lumtur edhe për shkak të fjalëve:
"Ai i cili e kryen ndonjë të keqe ose është i padrejtë ndaj vetvetes e pastaj i lutet Allahut t`ia falë – do ta kuptojë se Allahu falë shumë dhe se është mëshirues." 
"Nëse largoheni nga mëkatet e mëdha, nga ato të cilët ju janë ndaluar, ne do të kalojmë mbi gabimet e vogla tuaja dhe do t’u fusim në një vend të mrekullueshëm." 
"Ndërsa Ne e kemi dërguar çdo të Dërguar në mënyrë që, me urdhrin e Allahut, t’i bindeni. E ata që kanë qenë të padrejtë ndaj vetes do të vijnë dhe do i luten Allahut t’ua falë mëkatet, si dhe që edhe i Dërguari të lutet për ta. Do të shihnin se Allahu vërtet e pranon pendimin dhe se është mëshirues." 
"Unë me siguri do t’ia fali atij që pendohet dhe kryen vepra të mira, si dhe i cili pastaj vazhdon në Rrugë të drejtë." 
Kur Musai (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), e kishte vrarë një njeri, kishte deklaruar:
"Zoti im, tha atëherë, kam qenë i padrejtë ndaj vetvetes, më fal! Dhe Ai ia fali, vërtet, Ai falë dhe Ai është mëshirues."  
Mëshirëploti na tregon për Davudin (paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të), i cili kishte bërë mëkat, pastaj ishte penduar dhe kishte kërkuar falje.
"Dhe Ne këtë ia falëm dhe ai, vërtet, është afër Nesh dhe e pret një vendqëndrim i mrekullueshëm." 
Madhëruar qoftë Zoti ynë, sa fisnik dhe i mëshirshëm është Ai!! Mëshira dhe falja e Tij tejkalon të gjithë kufijtë ngase ka ofruar falje dhe mëshirë për ata që nuk e pranuan trininë. Lidhur me ta Lavdiploti thotë:
"Të pafe janë ata që deklarojnë: Allahu është njëri prej të treve! Ndërkohë që Zoti është vetëm Një! Nëse nuk heqin dorë nga ajo çka deklarojnë, një ndëshkim i madh, vërtet, do ta arrijë çdonjërin prej tyre që mbetet jobesimtar. Përse nuk pendohen te Allahu dhe nuk i luten Atij për falje, por Allahu falë dhe është i mëshirshëm." 
Në një hadith autentik i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), thotë:
“Allahu i Madhërishëm thotë: ‘O biri i Ademit, sa herë që më fton dhe shpreson te Unë, Unë do t’i falë të gjitha dhe nuk më bëhet vonë. O biri i Ademit, sikur mëkatet tua të jenë aq sa të arrijnë në qiell, e që pastaj me vjen duke kërkuar falje, do të falja, edhe nuk më bëhet vonë. O biri i Ademit, sikur të më vije me mëkate që do ta mbulonin Tokën, por pa më përshkruar shok, Unë do të prisja me Tokën plot falje.”
Ebu Musa transmeton që i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë:
“Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm e shtrin dorën e Tij natën që të pendohet ai që ka bërë mëkat gjatë ditës, ndërsa e shtrin dorën e Tij ditën që të pendohet ai që ka bërë mëkat gjatë natës, përderisa dielli nuk lind nga perëndimi.”
Në një hadith kudsij thuhet:
“O robërit e Mi, ju mëkatoni natë e ditë, ndërsa Unë falë mëkate dhe nuk ua vë veshin atyre. Prandaj më kërkoni falje, Unë do t’ua ofroj.”
Në një hadith autentik i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), thotë:
“Pasha Atë në dorën e të Cilit ndodhet shpirti im, sikur të mos mëkatoni, Allahu do t’iu shkatërronte dhe do të krijojnë një popull tjetër i cili do të mëkatonte dhe që do të kërkonte falje nga Allahu i Madhërishëm, që pastaj Ai t’i mëshironte. Prandaj luteni Allahun për falje, do ta merrni atë.”
Më tej i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), thotë:
“Pasha Atë në dorën e të Cilit ndodhet shpirti im, sikur të mos mëkatoni, do të frikohesha për ju nga diçka që është më e rëndë dhe më e keqe se mëkati. E kjo është egoizmi dhe vetëkënaqësia.”
Në një hadith tjetër është thënë: “Të gjithë ju jeni mëkatarë, por mëkatarët më të mirë janë ata që pendohen.”
Enes ibën Malik el-Ensari, shërbëtori i preferuar i të Dërguarit, tregon që i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka thënë:
“Allahu gëzohet më shumë për pendimin e robit të Vet i cili pendohet, seç do të bënte ndonjëri prej jush kur do të udhëtonte mbi deve nëpër shkretëtirë dhe e humb atë, kurse mbi të ndodhet tërë ushqimi dhe uji, e kërkon gjatë atë dhe kur e humb çdo shpresë se mund ta gjejë, e zë gjumi dhe kur zgjohet e shikon devenë e tij e cila qëndron e qetë në afërsi të tij, andaj kërcen shpejt dhe e kap kapistallin dhe nga gëzimi i madh bërtet: ‘Zoti im, Ti je robi im, e unë jam zoti Yt’, duke u shprehur gabim nga gëzimi i madh.”
Dhe në fund të citojmë edhe një hadith autentik në të cilin i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), na porosit:
“Me të vërtetë një rob e kryen një mëkat dhe deklaron: O Zot, ma fal mëkatin ngase vetëm Ti falë mëkate; pas kësaj ai sërish bën mëkat dhe deklaron: Zoti im, ma fal mëkatin ngase vetëm Ti falë mëkate; pas kësaj ai sërish bën mëkat dhe deklaron: Zoti im, ma fal mëkatin ngase vetëm Ti falë mëkate. Atëherë Allahu Mëshirëplotë thotë: Robi im e di se ka Zot, i Cili dënon për mëkate dhe i Cili falë mëkate, pra le të bëjë çka të dëshirojë.”
Kuptimi është: se për sa kohë që njeriu pendohet dhe kërkon falje e bëhet pishman për atë vepër të keqe që ka bërë, atëherë Allahu e fal atë.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com