BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun
Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun
Aid el Karni
Që në fillim do të citojmë disa ajete që bëjnë fjalë për vlerën dhe nevojën e të kujtuarit të Allahut, të përmendurit e emrit të Tij, gjegjësisht dhikrit.
Allahu i Madhërishëm në Kuran thotë:
"Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen – ndërsa zemrat vërtet qetësohen, kur përmendet Allahu!"[1]
"Më kujtoni ju Mua, edhe Unë do t’u kujtoj juve, edhe Më falënderoni, edhe mos jini mosmirënjohës ndaj të mirave të Mia!"[2]  
"Muslimanëve dhe muslimaneve, edhe besimtarëve e besimtareve, edhe meshkujve të bindur e femrave të bindura, edhe meshkujve të sinqertë e femrave të sinqerta, edhe meshkujve të përmbajtur e femrave të përmbajtura, edhe meshkujve të përulur e femrave të përulura, edhe meshkujve që japin zeqat e femrave që japin zeqat, edhe meshkujve që agjërojnë e femrave që agjërojnë, edhe meshkujve që kujdesen për vendet e tyre të turpit e femrave që kujdesen për vendet e tyre të turpit, edhe meshkujve që e përmendin shumë Allahun e femrave që e përmendin shumë Allahun – Allahu, me të vërtetë, për të gjithë ata ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh."[3]  
"E kur të harrosh, kujto Zotin tënd dhe deklaro: Zoti im do t’më udhëzojë në atë që është më e mirë dhe më e dobishme se kjo."[4]
"Kurse ti prite me durim vendimin e Zotit tënd, Ne edhe të shohim edhe të mbrojmë; dhe e madhëro e falëndero Zotin tënd kur të zgjohesh, edhe natën e madhëro, edhe kur yjet të shuhen."[5]
"O besimtarë, kur ndesheni me ndonjë togë, jini të guximshëm dhe vazhdimisht përmendeni Allahun që ta arrini atë që e dëshironi."[6]
"O besimtarë, përmendeni dhe madhërojeni shpesh Allahun, edhe në mëngjes edhe në mbrëmje madhërojeni Atë."[7]  
"O besimtarë, të mos u largojnë pasuritë tuaja dhe fëmijët tuaj nga të përmendurit e Allahut. Ata që bëjnë kështu do të jenë të humbur."[8]
"Në xhamitë të cilat ngrihen me vullnetin e Allahut edhe në të cilat përmendet emri i Tij – e madhërojnë Atë, në mëngjes e në mbrëmje, njerëzit të cilët blerja dhe shitja nuk i pengojnë ta përmendin Allahun, edhe të cilët e kryejnë namazin e japin lëmoshë, edhe të cilët kanë frikë nga Dita në të cilën zemrat e shikimet do të tmerrohen, që Allahu t’i shpërblejë me shpërblim të mirë për veprat e tyre dhe t’u japë edhe më shumë nga mirësia e Tij. Ndërsa Allahu i jep kujt të dojë, pa hesap."[9]
Në një hadith autentik thuhet: “Dallimi midis atij që e përmend Allahun dhe atij që nuk e bën këtë është si dallimi midis njeriut të gjallë dhe atij të vdekur.”
I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), gjithashtu ka thënë: “Janë në epërsi muferridunët.”
Shokët e pyetën: “Po cilët janë këta, o i Dërguar i Allahut?”
“Meshkuj e femra të cilët e përmendin shpesh Allahun.”, u përgjigj i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).
Më pas Muhamedi, (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), thotë: “A dëshironi t’ju informoj cila vepër është më e mira, me e pastra te Zoti juaj, vepër e cila do t’ju lartësojë më lart se çdo vepër tjetër, vepër e cila është më e mirë se dhënia e arit dhe e argjendit, vepër e cila është më e mirë se lufta kundër armiqve tuaj në të cilën do t’i vrisnit ju edhe ata juve?”
“Po”, u përgjigjën shokët.
“Kjo është të përmendurit e Allahut, dhikrullah.”
Edhe në një hadith tjetër shënohet që te i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), kishte ardhur një njeri dhe e kishte pyetur:
- “O i Dërguar i Allahut, ka shumë dispozita të Islamit, kurse unë jam plakur. Prandaj më prefero një gjë me të cilën do ta kaloj pleqërinë.”
- “Ta kesh gjuhën gjithnjë të lagur nga të përmendurit e Allahut.”, u përgjigj i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të).


[1] Rrad, 28.

[2] Bekare, 152.

[3] Ahzab, 35

[4] Kehf, 24

[5] Tur, 48-49.

[6] Enfal, 45.

[7] Ahzab, 41-42.

[8] Munafikun, 9.

[9] Nur, 37-40.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com