BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiMos u dëshpëro, nuk do të vdesësh pa ardhur çasti yt i vdekjesThemelet e lumturisë Shkaqet e lumturisë Mos u dëshpëro ngase e ke njohur Islamin Mos u dëshpëro për shkak të ndonjë të mete fizike, ajo nuk është pengesë në rrugën drejt suksesit Mos u dëshpëro, ti e beson Allahun Mos u dëshpëro, dynjaja nuk ia vlen këtë Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë Mos u dëshpëro kur të afrohet vdekja dhe dëgjo këtë tregim Mos u dëshpëro në momentet e fundit të jetës Ec nëpër tokën e gjerë të Allahut Ditët janë mashtruese Mos u dëshpëro nëse ke humbur një organ të trupit, sepse e ke pjesën tjetër të trupit Kënaqësia e largon pikëllimin Mos u dëshpëro, nëse ke mjaft ushqim Mos u dëshpëro, jeta është shumë më e shkurtër se sa pandeh Mos u dëshpëro, Allahu i përgjigjet pabesimtarit, e le më muslimanit dhe besimtarit Besimi është ilaçi më i mirë Mund të ndodhë që në fatkeqësi të ketë ndonjë dobi Mos u dëshpëro nëse nuk je si një person tjetër, nëse nuk je krijuar sipas modelit të tijMos u dëshpëro për shkak të vuajtjes, ngase ajo shpesh ka përfundim të mirë, e as për shkak të sprovës, ngase ajo shpesh është shpërblimMos u dëshpëro nëse ke një kothere bukë, një gllënjkë ujë dhe rroba të vjetruara Mos u çudit nga numri i madh i njerëzve të këqij, por me të mirët, edhe nëse janë të pakëtBota kështu është krijuar Mos u dëshpëro për shkak të sulmeve dhe të britmave kundër teje Mos u dëshpëro për gjëra të parëndësishme ngase kjo botë ka përplot sish Mos u dëshpëro përderisa e beson Allahun Jeta nuk e meriton pikëllimin tonëMos ndalo, mos hezito, por puno, përpiqu dhe mos rri kot Mos u brengos për shkak të këshillës së mirë e të dobishme, por pranoje Mos u dëshpëro ngase dëshpërimi të merr fuqinë dhe ta vdes trupin Mos u dëshpëro kur të godet dhembja por pyet veten Mos u dëshpëro dhe ia shtro vetes këto pyetje për sot, dje dhe nesër Fjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Mos u dshpro pr t kqijat ngase nuk e di ka sht urtsia dhe fshehtsia e ndodhis
Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë
Aid el Karni
Mos u dëshpëro për të këqijat ngase nuk e di çka është urtësia dhe fshehtësia e ndodhisë
 
Në këtë pjesë të librit do të përpiqem të paraqes disa citate nga një libër i mrekullueshëm dhe unik me titull Shpërblimi dhe fundi i lumtur, kurse autori i saj është historiani dhe shkrimtari egjiptian Ahmed ibën Jusufi. Ai deklaron:
"Njeriu e di që të gjitha të këqijat dhe telashet janë të paevitueshme dhe të pashmangshme, siç është e paevitueshme dita që e zëvendëson natën. Çështja më e nevojshme gjatë telasheve dhe vështirësive është qëndrueshmëria dhe qetësia e shpirtit, ngase nëse nuk e përdor ilaçin gjatë vuajtjes, sëmurja do të përhapet dhe problemet do të shtohen. Njësoj është edhe me shpirtin, nëse ai në të vërtet nuk ka asgjë që do ta ndihmojë dhe t’i japë forcë në situata të vështira, do ta mposhtë pikëllimi dhe dëshpërimi."
Për këtë arsye duhet menduar shumë mirë, gjegjësisht për ata që përmbahen kur vihen në sprovë, ngase ata i pret shpërblimi dhe përfundim i lumtur për shkak të durimit dhe të vendosmërisë së tyre. Kjo përsiatje do të na forcojë shpirtin dhe do të na bëjë të vendosur në raport të mirë ndaj Zotit të Madhërishëm. Kjo, gjithashtu, do t’i zbukurojë dhe pastrojë mendimet tona dhe të na japë nxitje për bamirësi, që do t’na shërbejë shumë "në provimin e fundit."
Po ky autor, në një libër tjetër, citon fjalët e Bizerxhemherit: "Të këqijat realisht në radhë të parë janë shpërblime sikur uria para ushqimit, sa më mirë të përmbahesh, më me qejf do të hash."
Platoni ka deklaruar: "Të këqijat janë të mira për shpirtin sa edhe janë të këqija për jetë. Kurse kënaqësitë e ëmbla janë të dëmshme për shpirtin sa janë të mira në këtë jetë."
Ai, gjithashtu, ka deklaruar: "Shikoje mirë dhe ruaje mikun që ta kanë dhuruar vështirësitë, ndërsa largohu dhe bëhu shumë i kujdesshëm nga ai që ta kanë dhuruar kohët e mira."
Prej tij transmetohet edhe një deklarim tejet edukativ: "Kënaqësitë e ëmbla janë si nata, nuk e di çka të sjell dhe çfarë mund të ndodhë në të. Kurse të këqijat janë si dita, e di saktë ku shkoni edhe ti edhe të tjerët."
Azdashiri ka deklaruar: "Të këqijat janë si maska me të cilën shikon atë që nuk mundesh kur je i rrethuar me të mira!"
Ai, gjithashtu, ka deklaruar: "Të këqijat sjellin dy gjëra tejet të dobishme. Më e vogla është fakti që në ato raste ta forcon zemrën, kurse më e madhja është fakti që atëherë i drejtohesh dhe i dorëzohesh sinqerisht Zotit  dhe Atij që të furnizon."
Nëse njeriu mendon mirë për Krijuesin, do ta kuptojë se Ai në çdo sprovë dhe të keqe i jep atij shpërblim ose i shlyen mëkatet. Ky është koncepti real i të kuptuarit që besimtari i mirëfilltë është gjithnjë në fitim.
Kurse, nëse mendimet i orienton vetëm për këtë botë kalimtare, të këqijat e saj nuk do kenë fund, një dhembje gjithnjë do ta zëvendësojë tjetrën dhe kështu deri në pafundësi.
Shpëtimi ndodhet pikërisht në lidhjen midis robit dhe Zotit, ngase vetëm Ai e di sekretin dhe përfundimin final të çdo prove dhe të keqe që ndodhë.
Vetëm Allahu i lartësuar, lëshon prehje kur njeriu të bie në dëshpërim. Ai këtë prehje ia dhuron atij që dëshiron prej robërve të Tij. Lavdiploti dëshiron fort që robin e tij ta nxjerrë nga gjendja e rëndë, t’ia lehtësojë jetën, t’i përgjigjet thirrjes dhe t’ia dëgjojë lutjen. Më mjafton vetëm Allahu dhe sa mbrojtës i mrekullueshëm është Ai.
Për një kohë të gjatë e kam potencuar librin e Tenuhit Shpëtimi pas vuajtjes dhe në të kam hasur tri dobi të mëdha:
1.      Shpëtimi duhet të vijë pas vështirësive e të këqijave. Ky është ligj i Allahut, si ndërrimi i natës dhe i ditës. Për këtë nuk duhet pasur kurrfarë dyshimi;
2.      Vuajtjet në të shumtën e rasteve njeriut i sjellin ndonjë dobi dhe gjëra të bukura në dynja dhe në Ahiret;
3.      Duhet kujtuar shumë mirë këtë porosi e cila na vjen nga vetë Allahu i lartësuar: “Dije se gjithçka që ta ka ndodhur, nuk ka mundur të anashkalojë, si dhe gjithçka që të ka anashkaluar nuk ka mundur të të ndodhë.”
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com