Ku është rruga?!
Kur njeriu rritet dhe fillon të kuptojë, në mendjen e tij sillen vërdallë pyetje të ndryshme, si, fjala vjen: Prej nga kam ardhur?! Përse kam ardhur?! E ku do të shkoj?! Kush më krijoi mua dhe këtë gjithësi që më rrethon?! E kujt është gjithësia dhe kush e mbarështon?! Si dhe pyetje të tjera.

Njeriu nuk arrin t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve në mënyrë të pavarur, madje as shkenca bashkëkohore. E vetmja rrugë ku mund t’i gjesh përgjigjet e këtyre pyetjeve është feja e vërtetë, e cila, në mënyrë të veçantë, për këto çështje dhe për të tjera, e posedon fjalën e prerë dhe të saktë. Këto çështje i përkasin së fshehtës dhe së padukshmes, për të cilat askush, përveç fesë së vërtetë, nuk mund ta thotë të vërtetën dhe të drejtën. E si të mos jetë kështu, kur feja e vërtetë është shpallje e Zotit për profetët e Tij?! Ndaj, njeriu, nëse dëshiron të ndjekë rrugën e drejtë dhe të mos mbetet i hutuar e plot dyshime, duhet ta mësojë dhe ta besojë fenë e vërtetë.
Në vijim, të ftoj të ndjekësh rrugën e vërtetë të Zotit! Do të të paraqes disa argumente, prova dhe dëshmi, në mënyrë që t’i shqyrtosh ato me qetësi, mendje të kthjellët dhe thellësi.
Në vijim, të ftoj ta pasosh rrugën e vërtetë të Zotit! Do t’i paraqes disa argumente, prova e dëshmi, që ti t’i vrojtosh ato me qetësi, dëlirësisht dhe thellësisht.