Kush është Krijuesi?

Secila folje shpreh veprim, dhe çdo veprim në vetvete është dëshmi e ekzistencës së një vepruesi. Ndaj kur themi ka punuar, nënkupton se dikush e kryer një veprim të cilin e quajmë punë. Kur themi ka shkruar, nënkupton se dikush ka kryer një veprim të cilin e quajmë shkrim. Kur themi ka lexuar, nënkupton se dikush ka kryer një veprim të cilin e quajmë lexim.

Krijuesi është Allahu. Pikë!

Pranoje këtë përgjigje pa asnjë rezervë, e në vijim do të shpalosim një nga një argumentet që e mbështesin këtë të vërtetë.

Nuk ka veprim pa veprues, as krijim pa Krijues

Secila folje shpreh veprim, dhe çdo veprim në vetvete është dëshmi e ekzistencës së një vepruesi. Ndaj kur themi ka punuar, nënkupton se dikush e kryer një veprim të cilin e quajmë punë. Kur themi ka shkruar, nënkupton se dikush ka kryer një veprim të cilin e quajmë shkrim. Kur themi ka lexuar, nënkupton se dikush ka kryer një veprim të cilin e quajmë lexim.

Tani le t’i kthehemi foljes ka krijuar, ka shpikur, ka sjellë në ekzistencë çdo gjë nga asgjëja, dhe foljeve tjera që përshkruajnë veprime të tilla. Kush është meritori për çdo gjë që ekziston dhe i ka sjellë të gjitha në ekzistencë nga asgjëja? Pa dyshim është Zoti, Krijuesi, i Cili quhet Allah.2

Nevoja e vazhdueshme e krijesës për Krijuesin është vula më e qartë që dëshmon natyrën e saj: ajo është e krijuar, dhe si e tillë, kërkon Atë që e solli në ekzistencë. Vetë ekzistenca e saj është një “fjalë” e shkruar me “shkronjat” e krijimit, që dëshmon për ekzistencën e Atij që i dha jetë. Ky është një përfundim i kthjellët logjik, që nuk mund të zhbëhet nga asnjë dyshim dhe as të rrëzohet nga ndonjë pretendim. Nëse thellohemi edhe më tej, kuptojmë se krijesa nuk jeton në shkëputje nga Krijuesi, ajo nuk është e pavarur. Ajo mbijeton në një rrjet mëshire të përgatitur posaçërisht për të. Çdo kusht i ekzistencës së saj është shpërndarë me urtësi dhe në përputhje me nevojën. Sa më jetik të jetë kushti, aq më i pranishëm dhe më i bollshëm është në jetën e saj. Për shembull, ajri, i pakufizuar, i padukshëm, por jetik është kudo. Uji gjithashtu, gjendet me lehtësi për shumicën e njerëzve. Por sa më të vogël ta ketë peshën e nevojës, aq më i rrallë dhe më i vështirë bëhet sigurimi i tij. Gradualisht, kushtet e tjera të jetesës fillojnë të rrallohen, duke pasqyruar një urtësi hyjnore që mat dhe jep në përputhje me nevojën e krijesës.

Vetë natyra e njeriut kërkon njohjen e Krijuesit. Në veçanti kur njeriu, është i pandikuar nga zhurmat e jashtme, e ndjen nevojën për të njohur Krijuesin. E ndjen nevojën për të gjetur prehje tek Krijuesi i botës dhe t’i përgjërohet Atij për t’iu lutur dhe për t’i shprehur nevojat e tij më të thella. Kjo nevojë shfaqet në forma të ndryshme, mirëpo nuk mund të mohohet që ekziston si nevojë. Ndonjëherë, këtë nevojë njerëzit e injorojnë, duke u përpjekur të hutohen me kënaqësi momentale, për ta mpirë mendjen dhe për ta shuar kureshtjen në këtë formë. Në shumicën e rasteve, ndjekin shpjegime të gabuara, por që e pranojnë ekzistencën e një Krijuesi, i cili përshkruhet në mënyra të ndryshme. Këtu më pas, ndahen njerëzit: në ata që besojnë në shumë zota – pra në shumë krijues, dhe në ata që besojnë në një Zot – një Krijues të vetëm.

Ndoshta një nga argumentet më të fuqishme, të cilin e ka përjetuar thuajse secili njeri, është lutja që ne ia drejtojmë Zotit kur jemi në vështirësi. Sa e sa herë kemi dëgjuar edhe prej atyre që vetëquhen mohues të bindur të ekzistencës së Zotit duke iu lutur Atij në momente vështirësie.3

Një tjetër argument i paanashkalueshëm është edhe fakti që njerëzit në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme, gjithmonë kanë besuar në ekzistencën e Zotit. Është e vërtetë që në shumë raste besimi i tyre ka qenë i molepsur nga defekte të shumta, herë me ngjyrime idhujtare e herë me aspekte tjera, mirëpo ka ekzistuar gjithmonë si bindje e përbashkët njerëzore përkundër natyrës së ndryshme të njerëzve.

Ne besojmë që ekziston vetëm një Zot, për shkak se në këtë botë, në tokë dhe në qiell, shohim gjurmët e vetëm një Zoti, dhe jo të më shumë se sa një Zoti. Ky krijim i përkryer pa asnjë lloj kontradikte apo inkoherence është fakt i prekshëm për ekzistencën e një Qenie të Përkryer Krijuese, e cila është Një dhe e Vetme. Këtë Qenie ne e quajmë Zot, dhe për ne, ky Zot është Allahu.

Mendja e njeriut gjen rehati, atëherë kur udhëzohet nga Shpallja e Krijuesit, duke qenë në përputhje me natyrën me të cilën është krijuar, pa u ndikuar nga ideologjitë historike a moderne, të cilat janë të gabuara në thelb.

Allahu i Lartësuar është Zoti, Krijuesi, i Plotfuqishmi, i Cili ka ekzistuar gjithmonë, përpara se të sillte në ekzistencë të gjitha këto dimensionet të cilat na e mundësojnë orientimin.

Eja e të jemi konkret me pyetje të vështira, të cilat mbeten pa përgjigje nëse mohohet ekzistenca e Krijuesit:

Kush i dha formë Tokës?

Kush e caktoi intervalin e rrotullimit të saj rreth boshtit? Po rreth Diellit?

Kush e përcaktoi saktësisht këtë hapësirë për banim?

Si ndodhi që të jetë e mjaftueshme për gjitha krijesat?

Pse ekzistojnë këto lloje të materies?

Pse nuk janë më shumë? Pse jo më pak?

Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve na mëson se ky Zot i Cili është vetëm Një dhe i Vetëm, pra Qenia e Parë, e Cila ka jetuar gjithmonë, është një Qenie e Gjithëdijshme, e Urtë, e Cila çdo gjë ka krijuar me masë, me sistem dhe në harmoni. Vetë fakti që çdo gjë është e krijuar në masë të duhur, brenda një sistemi funksional ku çdo gjë është në harmoni, është argumenti më i fuqishëm se nuk mund të ketë një zot të dytë.

Lexoni edhe

Mos u trishto!

O Allah!

“Atij i luten të gjithë ata që janë në qiej dhe në Tokë; çdo çast Ai është i zënë me diçka.” Kur detet të trazohen dhe…