Jeto i lumtur
1. Besimi dhe veprat e mira janë çelësi i lumturisë në këtë jetë, andaj kujdesu për to. 2. Kërko shkencë dhe njohuri, e sidomos lexo, sepse leximi e largon shqetësimin. 3. Ripërtërije pendimin dhe braktisi mëkatet, sepse ato të zhgënjejnë në jetë. 4. Lexoje Kuranin me përkushtim dhe përmende gjithmonë Zotin sa më shumë.
1. Besimi dhe veprat e mira janë çelësi i lumturisë në këtë jetë, andaj kujdesu për to.
2. Kërko shkencë dhe njohuri, e sidomos lexo, sepse leximi e largon shqetësimin.
3. Ripërtërije pendimin dhe braktisi mëkatet, sepse ato të zhgënjejnë në jetë.
4. Lexoje Kuranin me përkushtim dhe përmende gjithmonë Zotin sa më shumë.
5. Bëhu i këndshëm dhe bamirës ndaj njerëzve, sepse kështu bëhesh zemërgjerë.
6. Bëhu trim, e jo frikacak dhe ikanak, por një njeri me guxim dhe vendosmëri.
7. Pastroje zemrën tënde nga zilia, urrejtja, mashtrimet dhe çdo ligësi e sëmundje.
8. Largohu nga vështrimi kureshtar dhe përzierja e tepërt me njerëzit. Largohu nga përgjimi dhe të folurit e tepërt. Mos e tepro as në ngrënie, as në fjetje.
9. Angazhohu në punë produktive, sepse ajo të ndihmon t'i harrosh shqetësimet dhe hidhërimet.
10. Jetoje ditën tënde, harroje të kaluarën dhe mos u merr me të ardhmen.
11. Shikoje gjendjen e atij që është më pak i favorizuar se ti në jetesë dhe mirëqenie.
12. Përgatitu për skenarin më të keq në jetë dhe ballafaqohu me të nëse vërtet të ndodh.
13. Mos e ngarko mendjen tënde me fantazi të frikshme dhe mendime të këqija.
14. Mos u hidhëro për atë që të ndodh, por ji i durueshëm, i butë, i përmbajtur dhe falës, sepse jeta është vërtet e shkurtër.
15. Mos e prit vdekjen apo humbjen e begative dhe mos i përdor mallkimet si zgjidhje, por mbështetu te Zoti yt.
16. Mbaje problemin në përmasat e tij normale dhe mos i zmadho fatkeqësitë.
17. Mbroje veten nga kurthet dhe mos prit të ndodhë më e keqja.
18. Thjeshtësoje jetën dhe braktise luksin e tepruar, sepse jetëgjatësia kërkon punë, ndërsa kënaqja e pakontrolluar e trupit mund të bëhet dënim për shpirtin.
19. Krahasoji begatitë që i ke me fatkeqësitë që të kanë goditur. Do të vëresh se begatitë që gëzon janë më të mëdha se humbjet që ke pësuar.
20. Fjalët e këqija që të janë thënë nuk do të të dëmtojnë domosdoshmërisht, por përkundrazi, e dëmtojnë atë që i ka thënë.
21. Korrigjoje mënyrën e të menduarit dhe vlerësoji begatitë, sukseset dhe virtytet e tua.
22. Mos prit falënderim nga askush. Askush nuk të ka borxh asgjë nëse i bën ndonjë të mirë, por bëj bamirësi vetëm për hir të Zotit.
23. Zgjidh një projekt të dobishëm për ty, mendo për të dhe përkushtohu ndaj tij. Kjo do të të ndihmojë t'i harrosh shqetësimet.
24. Përfundoje punën sot dhe, në asnjë rast, mos e lër për nesër atë që mund ta bësh sot.
25. Mëso punë të dobishme që të sjellin përfitime dhe mësohu të bësh edhe punë që të relaksojnë.
26. Mendo për begatitë e Allahut që të janë dhënë, fol për to dhe falënderoje Zotin.
27. Kënaqu me atë që të ka dhënë Zoti yt: shëndetin, pasurinë, familjen dhe punën.
28. Sillu me të afërmit dhe të largëtit me maturi dhe largpamësi. Shikoji anët e tyre të mira dhe anashkaloji të metat e tyre.
29. Injoroji thashethemet, mos i ndiq skandalet dhe mos u merr me lajmet e njerëzve.
30. Merre veten me vrap dhe sport, kushtoji vëmendje shëndetit tënd, sepse një trup i shëndetshëm ndihmon në ruajtjen e një mendjeje të shëndetshme.
31. Lute gjithmonë Zotin për falje, mirëqenie, rehati dhe siguri.