BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Hap një faqe të re!Vizioni yt për të ardhmenSekretet e te suksesshmeveMendimi yt pozitivNjerez te medhenj pa shkollim I paralizuari qe dridhi boten me karrocen e tijBonjaket qe ndryshuan rrjedhen e historisePozicionimi i mendjes tendeBindjet e tua jane sekreti i suksesit tendPervojat e te suksesshmeve Jeta jote eshte fryt i mendimeve te tuaVetebesimiFesto çdo ditë tënden!Hap nje faqe te re!
Vizioni yt për të ardhmen
Vizioni yt për të ardhmen
Dr. Mishal Felahi

Vizioni yt per te ardhmen

 

Cili është vizioni që ke për të ardhmen? Çfarë sheh në ditët e tua të ardhshme? Cila është ëndrra që të preokupon? A ke ambicie që e nxitin zemrën tënde dhe e lëvizin shpirtin tënd, për të ndërtuar të ardhmen në vijim? 

Nuk di të ketë ndodhur në histori, të paktën deri në këtë moment që po shkruaj, se një të suksesshmi i ka zbritur suksesi si dhuratë nga qielli, teksa po qëndronte i shtrirë në shtratin e tij. Diçka të tillë s’do ta lexosh kurrë në faqet e ndonjë libri, sado gjatë që të jetosh mbi tokë.

Sigurisht, e ke kuptuar se gjithësia është e krijuar sipas disiplinës hyjnore që nuk ndryshon kurrë, në krye të së cilës Allahu thotë: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, pa e ndryshuar ata vetveten e tyre.”

Suksesi nuk vjen nga ai që rri ulur në kolltukun e tij... assesi! Në fakt, ai vjen vetëm nga njeriu që përpiqet për të arritur pozitën e ndershme të cilës ia ka mësyrë me fytyrën e tij, duke vrapuar nëpër pistat e suksesit e duke hulumtuar për çdo vlerë të lartë, duke regjistruar gjurmë që mbesin në kujtimet e tij më të mira.

Vizioni është kushti kryesor për të arritur qëllimet që synojmë në historinë tonë. Së këndejmi, meqenëse ëndrra dhe vizioni për të cilin orvatej Pejgamberi yt ?, ishte shndërrimi i njerëzve në robër të Zotit të tyre të Lartësuar, ai ? në çdo moment të jetës së tij, deri sa mbushi gjashtëdhjetë e tre vjet, priste realizimin e kësaj ëndrre në praktikë, derisa erdhi momenti për t’i parë mu ata njerëz të cilët më parë adhuronin idhujt dhe u përkuleshin putave, duke e adhuruar Zotin e tyre të Lartësuar, pra duke u falur me xhemat pas Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), në një skenë që nuk ia gjeje dot shoqen. 

A e sheh vallë, se sa kohë është dashur që kjo ëndërr të realizohej në praktikë!? Sa gjak ishte derdhur e sa çaste të kurbetit e të izolimit u deshën! Nuk do të thellohem më shumë rreth kësaj teme, por propozoj t’i kthehesh shfletimit të sirës (biografisë së Pejgamberit ?) sa të kesh mundësi, madje pas këtij leximi do të mund të më tregosh për peshën e madhe që ka jeta e këtij Pejgamberi (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) përgjatë historisë. Po ashtu, tregomë se sa sakrifica janë dashur të kalohen për t’u realizuar ëndrra e Ebu Bekër Sidikut dhe e reformatorëve të tjerë pas tij përgjatë historisë, e deri në këto çaste në të cilat po i lexon këta rreshta. Do të gjesh gjëra që vërtet të mahnitin, të bëjnë të meditosh rreth gjurmëve që lë një ëndërr në përfundimin e jetës së bartësit të saj në mejdanet e kësaj bote.

Vrojto shembullin e jetës së cilitdo prej njerëzve të suksesshëm, qoftë të atyre që kanë korrur sukses në gjërat që kanë të bëjnë me jetën e përtejme, apo të atyre që kanë qenë të suksesshëm në këtë botë e të shkëputur nga bota tjetër. Do të shohësh se çdonjëri prej tyre ka pasur një vizion për veten, para se të fillonte me projektin e tij, e rrjedhimisht është bërë modeli që merret për bazë në histori, si në të kaluarën, ashtu edhe në të ardhmen.

Vizioni është rezultati përfundimtar që ti përpiqesh të arrish, është një term i përgjithshëm që i përgjigjet qëllimeve të tua, është pozita që ti e ke paramenduar në mendjen tënde dhe që do ta arrish pas disa viteve. 

Më thuaj pra, se çfarë do të veprosh tanimë për të ardhmen që ke përpara vetes? 

Të lus që, teksa po më lexon, të ulesh me veten për të menduar për ndërtimin e të ardhmes tënde dhe për të përcaktuar vizionin tënd me qartësi.

Përkufizo rezultatin tënd: Çfarë dëshiron të arrish në njëzet vitet e ardhshme? Kush je ti sot dhe kush do të jesh në njëzet vitet e ardhshme? Nëse do ta planifikosh këtë periudhë me qartësi dhe ta shkruash, nëse zemra jote do ta pranojë me sinqeritet dhe do të drejtohesh për nga ajo me të gjitha gjymtyrët, të lidhesh me Allahun e Lartësuar duke shpresuar tek Ai, duke qenë i sinqertë, këmbëngulës, dhe të hedhësh hapin e parë, atëherë të them: “Urime! Ky sukses ka marrë udhë qysh sot!” Vërtetësinë e fjalëve të mia do ta kuptosh në ditët e ardhshme.

Nga historia e famshme e Mandelës kemi mësuar se vizioni prodhon një njeri të cilin rrethanat nuk e detyrojnë të lakohet. Kemi mësuar se ai që jeton për një vizion, lufton për të, edhe nëse ngjarjet në të cilat has, e shqyejnë copa-copa. Ai thotë: “Përvoja e gjatë përkitazi me realitetin e të qenët i lirë, më ka mësuar se ngjitja në majën e malit quhet sukses, vetëm atëherë kur njeriut i bëhet e qartë se tutje e presin maja të tjera për t’i ngjitur njëra-pas-tjetrës.”

Vizioni nuk njeh pranga, sado i madh, i vështirë apo i gjatë që të jetë. Vizioni njeh vetëm një gjë në tërë gjithësinë, e ajo është se: asgjë në këtë botë, çfarëdo që të jetë ajo, nuk ka mundësi ta pengojë njeriun nga shijimi i vizionit të tij në njërën nga ditët e së ardhmes. Mos më thuaj tani: pasuria, koha, puna, shoqëria, aktualiteti,... sepse të gjitha këto janë iluzione që i marrin parasysh vetëm dështakët, duke i konsideruar gabimisht ato si pengesa, por realiteti është i pastër prej tyre.

Vizioni e thirr njeriun që të tejkalojë çdo situatë të vështirë, t’i ngjitet malit për t’i përqafuar vlerat e larta, t’i shkruajë çastet e lumturisë sot, para se të vijë e nesërmja. Kur beson në gjurmët e vizionit tënd dhe fillon ta vësh atë në praktikë, rruga jote do të fillojë e begatuar nga sfidat.

Po ashtu, duhet ta kuptosh se vizioni duhet të jetë në përputhje me madhësinë e atij që e bart atë; pra, sa më i lartë të jetë ai, aq më i lartë do të jetë edhe bartësi i tij në këtë botë, ndërkohë që do të jetë ngritje për të në të dyja botët.

Vërtet, njerëzit që kanë arritur suksese të mëdha, kanë pasur ëndrra shumë më të mëdha sesa ajo që u ka ndodhur, prandaj e realizuan atë që deshën. Rreziku më i madh që i kanoset njeriut nuk është kur vizioni i tij është shumë i lartë, por kur ai është shumë modest dhe i thjeshtë; rrjedhimisht, ai e realizon atë me mundin më të vogël dhe kohën më të shkurtër.

Tani, merre lapsin dhe shëno në rreshtat e mëposhtëm vizionin tënd, jetën tënde, të ardhmen tënde, ëndrrat e tua.

Brenda dhjetë viteve të ardhshme do të jem si në vijim:

________________

________________

________________

 

Pasi ta kesh shënuar këtë vizion me qartësi, vare atë në murin e zyrës tënde, apo në murin e dhomës së gjumit, apo në hyrje të shtëpisë. Kudo që ta vendosësh, me rëndësi është që të jetë në një vend ku mund ta lexosh disa herë brenda ditës. Do të takohemi, me lejen e Allahut, pas këtyre viteve, dhe ti do të kesh realizuar në tokë ato gjëra që para disa viteve ishin vetëm ëndrra. Jam i bindur në mbështetjen e Allahut të Lartësuar fillimisht, e pastaj në vendosmërinë, përpjekjen dhe vizionin tënd për jetën, se ti do të jesh njëri prej bartësve të lavdisë dhe prej atyre që do të lënë gjurmë në histori në ditët që vijnë.

***

Pishtar: Ëndrrat tona realizohen dy herë: herën e parë në mendjet tona, e herën e dytë në praktikë, në botën e realitetit. 

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com