BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Hap një faqe të re!Jeta jote eshte fryt i mendimeve te tuaVetebesimiFesto çdo ditë tënden!Hap nje faqe te re!
Hap nje faqe te re!
Hap nje faqe te re!
Dr. Mishal Felahi
Hap një faqe të re!
Të suksesshmit nuk zmbrapsen për shkak të ndodhive të së kaluarës, qofshin ato edhe shumë të rënda. Ata nuk heqin dorë nëse përballë tyre vihen pengesa të shumta.
Prandaj, o njeri, zgjohu dhe hap një faqe të re të jetës tënde!
Ngrihu, që të realizosh ëndrrat dhe shpresat e tua në të sotmen! Mos rri peng i botës së djeshme të mërzisë e pikëllimeve!
Zgjohu, që të fillosh jetën tënde të re.
Ja, të supozojmë se ke dështuar në studime, ke bërë ndonjë krim, ke humbur në ndonjë konkurs, apo ke rënë pre e ndonjë kurthi që të është ngritur. 
Mos ki merak, se asgjë s’ka ndodhur. Jeta është shumë më e gjerë sesa çastet e dështimit, është shumë më e madhe se momentet e humbjes.
Zgjohu, se ende ka kohë. Kujdes, e mos guxo të prangosesh nga pikëllimet e së kaluarës apo të pengohesh nga çastet e atyre ndodhive.
Zgjohu, se edhe ata që e mohuan fenë e Allahut, i kanë ende të hapura portat e mundësive: “Thuaju atyre që nuk besojnë: nëse largohen (nga mosbesimi), do t’u falet e kaluara...”. (El Enfal, 38)
Dora e Allahut është e shtrirë ndaj të shkujdesurve të përhumbur, në mënyrë që ata të përtërijnë jetët e tyre. Profeti ka thënë ?: “Allahu e shtrin dorën e Tij natën, që të pendohet gjynahqari i ditës dhe e shtrin ditën, që të pendohet gjynahqari i natës, derisa të lindë dielli nga perëndimi i tij.” (Muslimi) 
Madje, Allahu ? i njofton robërit e Tij, që e kanë ngarkuar veten me gjynahe për mëshirën e Tij të madhe: “Thuaj: “O robërit e Mi, që i keni bërë keq vetes me gjynahe, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Ez-Zumer, 53)
Atëherë, ç’ke që e humb shpresën?!
Pa dëgjoje vetëm pak se ç’ka thënë Gazaliu për ty: “Mos i var shpresat e tua në të ardhmen e panjohur, sepse kjo shpresë e vonuar, mbase nuk të kthehet me mirësi. E tashmja e afërt, bashkë me shpirtin tënd (të prirë për ligësi apo mirësi), si dhe rrethanat ku ndodhesh, - të ëmbla apo të hidhura qofshin, - janë të vetmet shtylla ku mbështetet e ardhmja jote. Si rrjedhojë, s’ka vend për ngurrim a pritje.”
Vallë, kush të tha ty, se njeriu varet nga e kaluara e tij dhe s’ka të ardhme?!
Më thuaj, cili ishte ai që të tha se suksesi është një faqe e bardhë, pa asnjë njollë të zezë në të?! Kush të mashtroi se jeta është pa gabime?!
Po të ishte e vërtetë kjo, atëherë do t’iu takonte profetëve një gjë e tillë. A nuk e ke dëgjuar thirrjen e Zotit tënd ndaj teje: “O bir i Ademit, sa herë që më lut e shpreson tek Unë, do të t’i fal ato që ke bërë dhe s’e kam dert. O bir i Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë kupën e qiellit, porse pastaj më kërkon falje, Unë do të të fal. O bir i Ademit, nëse ti më vjen me gabime sa Toka, por më takon duke mos më shoqëruar asgjë në adhurim, Unë do të të vij me po aq falje.”?
E tani, ngrihu dhe shkunde pluhurin e brengave që ka përshkuar zemrën tënde!
Çohu dhe flake tutje çdo mundim nga gjoksi yt! Fillo të bësh hapat e parë në jetën tënde, tashmë të re!
Ç’ke që plogështohesh? Toka është shumë e gjerë për të gjitha dëshirat të pakushtëzuara.
A nuk e ke dëgjuar ndodhinë e vrasësit të njëqind njerëzve, i cili prapëseprapë po kërkonte dritën e shpresës, në mënyrë që të çlirohej nga prangat e gjynaheve?
Përcillet nga Ebu Said el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Profeti ? ka thënë: “Dikur, para jush ka jetuar një njeri që kishte vrarë nëntëdhjetë e nëntë veta dhe pati pyetur për njeriun më të dijshëm në botë. E drejtuan te një murg (prift). Ai shkoi te murgu dhe i tha se kishte vrarë 99 veta. E pyeti nëse kishte pendim për të. Murgu i tha se nuk kishte. Ky e vrau edhe murgun dhe me të i plotësoi njëqind të vrarët. Pastaj vazhdoi të kërkonte njeriun më të ditur në botë. E drejtuan te një dijetar. Ky, pasi e gjeti, i tregoi se kishte vrarë 100 njerëz dhe e pyeti edhe këtë nëse kishte pendim për të. Dijetari i tha: “Po! E çfarë pengese ka mes teje e pendimit?! Shko në këtë vend, sepse atje ka njerëz që e adhurojnë Allahun. Adhuroje edhe ti me ta dhe mos u kthe në vendin tënd, sepse ai është vend i keq.”
Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të Allahut, por kur arriti në gjysmën e rrugës, e zuri vdekja. Engjëjt e mëshirës dhe të ndëshkimit polemizuan mes tyre. Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai ka ardhur deri këtu i penduar për mëkatet dhe me zemër të drejtuar nga Allahu i Madhërishëm”. Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Ai nuk ka bërë kurrë asnjë punë të mirë.” Teksa ishin në këtë gjendje, atyre iu erdhi një engjëll në formën e njeriut, të cilin e caktuan gjykatës mes tyre.
Ky iu tha: “Mateni distancën mes dy vendeve (vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve) e ndaj cilit vend të jetë më afër, atij vendi edhe i takon”. Engjëjt e matën hapësirën mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte, andaj e morën engjëjt e mëshirës.”
Katede tregon se Hasen el Basriu ka thënë: “Na është treguar, se kur i erdhi çasti i vdekjes, ai u drejtua me gjoksin e tij më afër vendit të pendimit.”
Ndalu pak e mendo për ato hapa të bërë drejt pendimit. Mendo se sa shumë shpresë e përgëzim përmbanin për të.
Njashtu ngjashëm me këtë rrëfim, apo edhe më i madh, është gëzimi i Zotit për pendimin e robit. Për këtë, Profeti ? ka thënë: “Për Allahun, Allahu gëzohet me pendimin e robit të Vet më shumë sesa një njeri, që teksa po udhëtonte pranë një fushe të shkretë me kafshën e tij, - në kurrizin e së cilës kishte ushqimin e pijen, - ajo i ikën. Kështu, ai humb shpresën se do ta gjejë kafshën, afrohet në hijen e një peme dhe vë kokën për të fjetur, meqë ishte i dëshpëruar. Ndërkohë që ishte në këtë gjendje, befas, kafsha u gjend pranë tij. Ai e kapi për kapistër dhe nga gëzimi i pafund tha: O Zoti im, Ti je robi im, ndërsa unë Zoti Yt!. Gaboi nga gëzimi i madh.”
Dhe ja, Profeti yt po të ngushëllon: “Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se po të mos bënit gjynahe, Allahu do t’iu zhdukte dhe do të sillte një popull që bëjnë gjynahe dhe që i kërkojnë Atij falje për to.”
Pishtar: “Çdo njeri është mëkatar”, por është në dorën e secilit prej nesh nëse dëshiron të mbesë i tillë përgjithmonë, apo të çlirohet nga prangat e mëkateve duke u penduar për to. 

Dr. Mishal Abdulaziz el Felahi
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com