BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Hap një faqe të re!Ambicie qe prodhojne shpresaVizioni yt për të ardhmenSekretet e te suksesshmeveMendimi yt pozitivNjerez te medhenj pa shkollim I paralizuari qe dridhi boten me karrocen e tijBonjaket qe ndryshuan rrjedhen e historisePozicionimi i mendjes tendeBindjet e tua jane sekreti i suksesit tendPervojat e te suksesshmeve Jeta jote eshte fryt i mendimeve te tuaVetebesimiFesto çdo ditë tënden!Hap nje faqe te re!
I paralizuari qe dridhi boten me karrocen e tij
I paralizuari qe dridhi boten me karrocen e tij
Dr. Mishal Felahi

I paralizuari që dridhi botën me karrocën e tij


Burrëria qëndron në shpirtin, ambicien, vendosmërinë, e kështu më radhë. Vallë mos ka qenë ndonjëherë trupi, tregues i përparimit apo fotografi e suksesit?


I lumtë atij njeriu, i cili biografinë e tij e llogarit sipas ditëve të suksesshme në jetën e tij! I lumtë edhe kolosit të dijes, Ali Tantavit, i cili shkroi: “Jeta nuk matet me gjatësinë e viteve, por me radhitjen e ndodhive në të.” 

E ka thënë të vërtetën, sepse çfarë dobie kanë vitet gjatë të cilave s’është ndërtuar një histori?! Çfarë dobie sjellin jetët e njerëzve që nuk regjistrojnë asnjë ndodhi në historinë e komunitetit të vet?!  Ngjarjet që njeriu lë pas vetes në jetën tokësore, janë trashëgimi që, sa më shumë që lëshojnë rrënjë, aq më shumë e gëzojnë komunitetin. 

S’kam qenë në dijeni se shpirti, vendosmëria dhe ambiciet e larta, e dërguakan pronarin e tyre dhe e ngritkan deri në piedestale, edhe nëse trupat janë me të meta apo të paralizuar fare, derisa  kam parë kolosin, muxhahidin e shehidin, Ahmed Jasinin, duke gdhendur një histori madhështore për popullin e tij, ndonëse ishte i paralizuar.  

Eja të hapim së bashku biografinë e këtij kolosi, që t’i lexojmë këto kujtime, dhe së bashku të mësojmë se çfarë ndikimi ka dëshira e madhe për diçka, në zemrën e pronarit të saj, dhe çfarë ngjarjesh mund të regjistrojnë në histori ambiciet e larta të njeriut. Ky njeri i shquar, përveçse i paralizuar, kishte humbur edhe shikimin në syrin e djathtë, ndërsa me të majtin kishte shikim të dobët, e po ashtu, kishte dhimbje kronike në vesh dhe alergji të mushkërive, e mos të flasim për sëmundje të tjera që i paraqiteshin herë pas here. Përkundër të gjitha këtyre, ai bredhte me karrocën e tij nëpër tërë Palestinën, duke gdhendur kështu një histori për popullin e tij, duke zgjeruar harkun e gjurmëve që do të linte pas dhe duke çuar në vend ndihmën për fenë e tij. Lavd Allahut për këtë mrekulli! 

Prej kohës kur muxhahidi i shquar u godit me paralizë, kur ishte katërmbëdhjetë vjeç, e deri në datën kur kaloi në botën e amshuar kur ishte gjashtëdhjetepesë vjeç, ai kishte pesëdhjetë e një vite të kaluara në rrugën e thirrjes, përçimit të mesazhit të tij dhe brengës për popullin e tij; Vite këto që ishin të mjaftueshme për të ndërtuar luftëtarët e së ardhmes, të cilët sot vazhdojnë rrugën e tij në mejdanet e luftës (palestineze), duke vërtetuar se janë nxënësit e një mësuesi hero dhe një muxhahidi të vyer. 

Për pesëdhjetenjë vite me radhë, ky luftëtar nuk u zmbraps për asnjë moment nga mesazhi dhe qëllimi i tij. Për pesëdhjetenjë vite me radhë, ky luftëtar qëndroi i palëkundur në metodën e tij, i patrembur në rrugëtimin e tij. Për pesëdhjetenjë vite me radhë, ky muxhahid jetoi duke nxjerrë në dritë ëndrrat e tij dhe duke çuar përpara jetën dhe qëllimet e tij. Pesëdhjetenjë vite me radhë ishin argument për dëlirësinë e qëllimit të tij. O Allah! Sa të mrekullueshëm bëhen njerëzit kur qëllimet i kanë të larta e dëshirat fisnike! 

Muxhahidi ndërroi jetë menjëherë pas takimit me Allahun në namazin e sabahut. Vdiq gjersa ishte duke dalë prej vendit më të dëlirë të kësaj bote (xhamisë). Vdiq gjersa ishte duke pirë nga burimi i kulluar, në mëngjesin e ditës së parë të muajit Safer, në vitin 1425 h. 

Muxhahidi vdiq, por jo siç vdesin njerëzit e zakonshëm. Ai vdiq pasi hebrenjtë e sulmuan, pas një planifikimi të posaçëm, për të vrarë një të paralizuar në karrocën e tij, duke e gjuajtur me tri predha njëra-pas-tjetrës. Po pra, ngase nuk kishin zemër t’i dilnin ballë për ballë në tokë, andaj bënë plane të posaçme për ta vrarë atë nga ajri. Vdiq me caktimin e Allahut të Lartësuar. Vdiq në karrocën e tij me të cilën e përshkonte tokën e Gazës, për t’u regjistruar kësisoj në historinë e dëshmorëve. Ai shkoi në atë botë në një ditë për të cilën do të dëshmohet (në Ditën e Gjykimit), e jo siç vdesin të paaftët, pa kurrfarë qëllimi në jetë. Vdiq, pasi gjaku i tij mbuloi tokën e Gazës pranë xhamisë së saj të bekuar. Shkoi me trupin e tij, por shpirti i tij mbeti për të marshuar nëpër të gjithë botën Islame në çdo moment, e për këtë s’ka dëshmi më të mirë sesa qëndresa e Gazës përballë çdo lloj belaje. Të tillë janë shpirtrat e mëdhenj. S’ka mundësi që jeta e tyre të gjunjëzohet përballë lartësive ose të përulet përballë errësirave të natës, assesi! 

Vdiq ky muxhahid pasi me gjakun e tij shkroi një biografi fisnike, një histori të një populli luftarak. Poeti Ashmaviu tha të vërtetën për të, kur thuri këto vargje:

 

O Ahmed Jasini, ndonëse na braktise, 

pas vetes le sinqeritet e besim. 


O kalorësi i karrocës, fytyra jote s’ishte tjetër,

 pos pranverë që na furnizonte me udhëzim. 


Në qimet e mjekrës tënde të ndershme 

kishte pamje të agimit, kur krijesave u jep përgëzim. 


Hyritë bukuroshe iu gëzuan shkuarjes tënde, 

më duket sikur edhe unë po të këndoj pranë tyre me ngazëllim. 


Se në këtë botë, mehrin e tyre e pagove, 

e me gjasë me krenarinë e durimit tënd arrite këtë kurorëzim.


Këtë e shpresoj për ty, o biri i Jasinit, 

për të cilin në zemrën time gdhende një ndërtim. 


Gjaku yt i pastër është ai burim, 

i cili ujit rrënjët dhe ngjall çdo degëzim.


Do të mbesësh yll në qiellin e luftës tonë martire,

o i palëvizshmi që armikun e bëre krejt të paguxim.


Ky dëshmor vdiq për t’u regjistruar në historinë që s’ka nevojë për ndonjë sqarim. Vallë, a ka ndonjë mësim më të mirë e më të kuptueshëm sesa ky?! Vaj halli për atë që ka zgjedhur për veten e vet dembelinë dhe shpërfilljen e vazhdueshme! A ka mundësi që të tillin ta bindë ky Jasini për të cilin folëm, me mesazhin që ai ka lënë pas vetes, dhe t’ia zgjojë shpirtin për të përqafuar lavdinë e fisnikërinë edhe një herë prej fillimit!? 

***

Pishtar: Sa të vdekur vallë, janë pjesë e historisë së bujshme të popullit të tyre?!

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com