BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Hap një faqe të re!Jeta jote eshte fryt i mendimeve te tuaVetebesimiFesto çdo ditë tënden!Hap nje faqe te re!
Festo do dit tnden!
Festo çdo ditë tënden!
Dr. Mishal Felahi
A e dini se çfarë janë ditët e sotme, këto që po jetojmë? Ato janë pjesëza të ëndrrave tona të së ardhmes! Ndaj, çdo ditë tënden konsideroje si një festë dhe si momente gëzimi në vazhdën e rrugëtimit. A nuk ka thënë Profeti ?: “Kush nga ju gdhin dhe ka shëndet të plotë në trupin e tij, i sigurt në vendbanimin dhe familjen e tij dhe ka ushqimin e asaj dite, është sikur t’i jetë dhënë e gjithë bota.”?
A nuk të mjafton ky kuptim madhështor për gjithë botën?!
Atëherë, ç’ke që mërzitesh? Pse brengosesh për të nesërmen, kur dielli i saj ende s’ka lindur?! Të lutem, mos e përmbys harenë e ditës së sotme duke pritur gjëmat e së nesërmes. 
Pse merakosesh për të fshehtën, kur ajo s’është shfaqur ende?! Edhe nëse është shkruar të të ndodhë diçka, më thuaj, a mund ta ndryshojë caktimin hidhërimi yt? 
Mos u mërzit për pasurinë, e as mos u shqetëso për të ardhmen e saj, sepse sado që të lodhesh për të, nuk do të arrish dot, përveç asaj që të është shkruar. 
Profeti ? ka thënë: “Çdo njeri formohet në mitrën e nënës së vet (duke qëndruar) për dyzet ditë si një pikë uji. Pastaj, për po aq ditë, shndërrohet në droçkë gjaku, e më pas shndërrohet në një copë mishi për po aq ditë. Pas kësaj, atij i dërgohet një engjëll, që ia fryn shpirtin dhe që është i urdhëruar me katër gjëra: të shkruajë riskun (furnizimin), jetëgjatësinë, punën dhe nëse do të jetë fatzi ose i lumtur (në botën e amshuar).” 
Atëherë, pse e mundon veten se ç’do të sjellë e ardhmja e fshehtë, përderisa s’do të të vijë asgjë tjetër, përveç asaj që është shkruar për ty? 
Në lidhje me këtë, Profeti ? ka thënë: “Dije se ajo që të ka goditur, nuk mund të të mos godiste dhe se ajo që nuk të ka goditur, nuk mund të të godiste. Gjithashtu, dije se, edhe nëse të gjithë njerëzit do të mblidheshin për të të bërë mirë, nuk do të mund të të bënin, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu; dhe anasjellas, nëse bashkohen për të të bërë dëm, nuk do të mund të të dëmtojnë, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë lapsat janë ngritur dhe fletët janë tharë.”
Sa shumë nevojë ke, që ta lexosh hadithin e Profetit tënd ?: “Nëse është duke u bërë Kiameti dhe dikush prej jush ka në dorë një filiz (bimëz e palmës) që kërkon ta mbjellë, le ta mbjellë nëse ka akoma kohë.”
Pa medito pak çaste, se si Profeti ? e porosit pronarin e këtij filizi që të mos pengohet prej mbjelljes së tij nga ndodhitë përreth! Ndërkohë, çështja e Kiametit nuk është më e botës së fshehtë, sepse tashmë po ndodh me të vërtetë. Përkundër kësaj, Profeti ? po e inkurajon atë që të mos brengoset për të ardhmen, por të angazhohet me punën e atyre momenteve, e paskëtaj, t’ia dorëzojë Allahut se ç’do të ndodhë me çështjen e kozmosit.
Jetoje ditën tënde tamam sikur çastin më të këndshëm të jetës dhe assesi ndryshe! Kujto se si e kishte kuptuar jetën Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka thënë: “Kur të ngrysesh, mos e prit mëngjesin dhe kur të gdhihesh, mos e prit mbrëmjen.” (Buhariu)
Shfrytëzoje ditën tënde për aq sa të shkruash suksesin tënd, të arrish qëllimet e tua dhe të lësh gjurmë në jetën tënde. Mbase ke dëgjuar se ç’ka bërë Shejhul Islam Ibn Tejmije në kohë të ngjashme. Vepra e tij e njohur “el Vasitije” s’është gjë tjetër, veçse rezultat i përpjekjeve të shkrimit të saj brenda një dite. Ndërsa ai tani në varr, ndoshta po i shijon frytet e saj, më të ëmbla sa s’ka më. Ti nuk e di, por mbase një sadaka e dhënë në një pjesë të ditës tënde, mund të lërë gjurmë madhështore në ditët e së ardhmes!
Këtë e vërteton më së miri hadithi i Profetit tënd ? që tregon se çfarë çastesh të lumtura lë buzëqeshja në fytyrën e vëllait a të motrës tënde.
Të vërtetën ka thënë ai që është shprehur: A e dini se si i vidhet njeriut jeta e tij? Hutohet për të tashmen duke mbajtur sytë nga e ardhmja e tij. Kështu vazhdon, derisa t’i mbarojë jeta, ndërsa mbetet duarzbrazët pa mbledhur asnjë mirësi.
Ç’është e vërteta, ne mësojmë pasi të ketë ikur treni, se duhej ta kishim jetuar jetën ashtu siç është në të vërtetë. Paskëtaj, neve s’na mbetet dëshirë tjetër, por bëhemi si ai njeriu që kishte humbur kohën e qe shprehur: “Ah, sikur ta dija se po jetoja në pranverën e ditëve të mia! Sigurisht që nuk do të prisja të më vinte vapa e nxehtë e verës, e më tutje vjeshta e thatë, për të m’i shkundur gjethet!”. 
Andaj, vaj halli për ty, po lejove që retë e vrenjtura të së kaluarës, sado të errëta të kenë qenë, të errësojnë rrezet ndriçuese të diellit të së tashmes! 
 Dhe për fund, të lutem, mos lejo të të kalojë dita e sotme duke mbajtur mendjen tek e nesërmja e fshehur, sepse kjo soditje e së nesërmes po ta grabit harenë e së sotmes.
Pishtar: Nuk do të gjesh ndonjë shishe më të këndshme parfumi, sesa shijimi i momenteve të jetës tënde.
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com