Në revistën Ehlen ve sehlen të vitit 3/4/1415 hixhri, mjeku Hasan Shemsi Basha e kishte publikuar një artikull shumë të bukur me titull "20 veti që e largojnë shqetësimin".
Porosia e këtij artikulli është që gjatësia dhe furnizimi në jetë janë të caktuara si dhe gjithçka tjetër në jetë. Prandaj, njeriu nuk duhet të dëshpërohet e as të pikëllohet për shkak të asaj që ka kaluar. Nafaka dhe furnizimi i të gjithë njerëzve vjen nga Krijuesi, Allahu Lavdiplotë. Kjo nuk është në fuqinë e asnjë njeriu.
Furnizimin dhe nafakën nuk mund ta pengojë asnjë person i fuqishëm dhe asnjë popull. Ajo që ka qenë ka kaluar duke sjellë me vete brenga dhe pikëllime. E kaluara nuk kthehet dot, edhe nëse i gjithë njerëzimi lufton për këtë. E ardhmja ndërkaq i përket botës së panjohur dhe askush s’mund ta arrijë para kohës së vet. Bamirësia në zemër sjell ndjenja të papërshkruara të lumturisë, të qetësisë dhe të kënaqësisë. Kjo ia bën njeriut jetën edhe më të bukur dhe ia shton nafakën.
Besimtari, gjithashtu, nuk duhet të shqetësohet kur dikush e qorton dhe e mallkon pa të drejtë, ngase nga kjo nuk është kursyer as Allahu i Madhërishëm, i Cili mund të bëjë çka të dojë dhe emrat e të Cilit janë të shenjtë dhe të përsosur.
Përse lotët të njomin fytyrën, përse zemra vajton?
Përse shqetësimi të copëton shpirtin, përse netët pa gjumë?
Të gjitha brengat Zotit ti besoja,
do të jesh njeriu më i pa brenga!