Dije që çdo mizor do të dalë para Allahut
Aid el Karni
Ngadalë po afrohet Dita e tubimit,
te Allahu na pret çdo vepër e keqe.
Për besimtarin e drejta më e madhe është në faktin që e di se do të vijë Dita kur Allahu do t?i ftojë dhe grumbullojë të gjithë njerëzit. Atëherë nuk do të ketë asnjë fije padrejtësi. Do të gjykojë vetëm Allahu i Madhërishëm, ndërsa gjithçka do të përcjellin engjëjt.
"Ditën e Gjykimit Ne do të vendosim peshore të saktë, andaj askujt nuk do t?i bëhet e padrejtë; nëse diç është e rëndë sa një kokërr sinapi, Ne për atë do të dënojmë apo do të shpërblejmë. Ndërsa mjafton që ne do të vërtetojmë llogaritë."