I Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), ka deklaruar se Allahu do t`i ndëshkojë ashpër ata që bëjnë padrejtësi dhe zullum.
“Allahu u jep afat keqbërësve mos po pendohen, por kur t`i kap nuk i lëshon më.”
Gjithashtu ka thënë:
“Kini frikë nga duaja e atij që i bëhet padrejtësi, ngase midis saj dhe Allahut nuk ka asnjë perde.”
Ibrahim et-Tejmiu ka thënë: “Nëse dikush më ka bërë padrejtësi ja kam falur sepse më është dhimbsur.”
Një njeriu të mirë nga Horasani i kishin vjedhur para dhe ai kishte filluar të qajë. Pranë tij kaloi Fudajl ibën Ijadi dhe e pyeti përse po qante, kurse ky iu përgjigj: “M’u kujtua se Allahu Ditën e Gjykimit do të më bashkojë me këtë hajnin, andaj qava nga mëshira ndaj tij.”
Dijetarët dhe pararendësit e denjë u jepnin dhurata njerëzve që i përgojonin duke deklaruar se ata, në të vërtetë, u kanë bërë dobi.