"Ty Allahu ta shpall Librin dhe urtësinë, si dhe të mëson për atë që nuk e ke ditur; e madhe është mirësia e Allahut ndaj teje!"
Padituria vret ndjenjat, shkatërron motet dhe jetën.
"Të këshilloj të mos jesh nga të paditurit."
Dituria është dritë për mendjen, jetë për shpirtin dhe furnizim për karakterin dhe etikën tonë.
"A është ai që ka qenë i devijuar, e të cilit Ne i kemi dhënë jetë dhe dritë përmes së cilës lëviz midis njerëzve, si ai që ndodhet në errësirë prej të cilave nuk del dot?"
Dituria sjell qetësi dhe gëzim në shpirt ngase ajo është shpëtim për të paditurin, udhëzim për të humburin dhe dritë për atë që bredh në errësirë. Zemra ndriçohet me njohuri dhe zbulime të reja.
Nga ana tjetër, padituria dhe injoranca, është mërzi dhe pikëllim, ngase në jetën e paditurisë nuk ka asgjë të re, të freskët dhe të ëmbël. E djeshmja është njësoj si e sotmja, e sotmja njësoj si e nesërmja.
Nëse do të jesh i lumtur, merr shtigjet e diturisë dhe hulumto për të. Kështu do të fitosh shumë dobi e përparësi, do të shpëtosh nga pikëllimi, nga brenga dhe nga dhembja.
"I lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë! Mos nxito për ta lexuar Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: O Zoti im, shtoma dijeninë!"
"Lexo, ne emrin e Zotit tënd, i Cili krijon çdo gjë."
"Atij që ia do të mirën, Allahu i dhuron dituri për fê." (hadith)
Asnjë dinjitar nuk lavdërohet me pronën dhe pasurinë e vet nëse është i paditur. Jeta e tij nuk është e plotë.
"A është ai që e di se është e vërtetë kjo që po të shpallet nga Zoti yt, si ai që është i verbër? Kurse mësim marrin vetëm ata që kanë mend."
Komentuesi i shquar i Kuranit, Zamahsheri, deklaron:
Netët e mia pa gjumë, dine se kërkimi i dijes,
më pëlqen më shumë se e gjithë pasuria dhe devetë e kuqe.
Dhe të gjitha shqetësimet e mia për ta zgjidhur një paqartësi,
a janë më të pëlqyer se sa pija ime më e bukur.
Zhurma e penës sime mbi letër,
është më e mirë se krejt çka pëshpëritin ashikët.
Nga tingujt e defeve dhe duartrokitjet e vajzave,
më shumë më pëlqen zhurma e shfletimit të fletëve
O ti që dëshiron të arrish në këtë shkallë,
dije që palmat dallojnë për nga lartësia.
Mos dëshiron të më tejkalosh, kurse unë
netëve rri zgjuar, gjersa ti fle gjumë.
Sa fisnike është dituria, sa gëzim i sjellë ajo zemrës! Ajo krijon qetësim në gjoks dhe me dritën e saj mendja na bekon.
"A është ai që ka njohuri të qartë për Zotin e vet, si ai të cilit i duken të bukura veprat e këqija të tij dhe i cili ndjek epshet e veta?"