Frytet e mëkatit
1. Perdja midis robit dhe Zotit.
"Me të vërtetë, atë Ditë ata do të jenë të fshehur nga mëshira e Zotit të tyre."[1]
2. Njeriu izolohet dhe "egërsohet" kur të pushojë lidhja me Krijuesin, gjithçka fillon me mendime të prapa.
3. Telashet e vazhdueshme.
"Godina të cilën e kanë ndërtuar ata do të sjellë gjithnjë shqetësime në zemrat e tyre, gjersa të mos u pëlcasin zemrat. – Kurse Allahu di gjithçka dhe është i urtë."[2]
4. Frika dhe shqetësimi i vazhdueshëm i zemrës.
"Ne do të fusim frikë në zemrat e atyre që nuk do të besojnë, për atë që konsiderojnë të tjerë të barabartë me Allahun, për të cilët, Ai nuk ka shpallur asgjë; vendbanimet e tyre do të bëhen Xhehenem, e sa i vendbanim i shëmtuar do të jetë ai i jobesimtarëve."[3]
5. Jeta me telashe.
"Kurse ai që ia kthen shpinën Librit Tim, ai do të jetojë jetë të vështirë dhe Ditën e Gjykimit do ta ngjallim të verbër."[4]
6. Zemra e ngurtë dhe padrejtësia e zullumi.
"Por, ngase e thyen betimin e vet, ne i mallkuam dhe zemrat e tyre ua bëmë gurë."[5]
7. Fytyra e zymtë dhe zemërata.
"Ditën kur disa fytyra do të zbardhen, kurse disa do të nxihen. Atyre që i kanë fytyrat e zeza do t’u thuhet: Përse u bëtë jobesimtarë, pasi që njëherë ishit besimtarë? Pra, shijoni vuajtjen ngase keni qenë jobesimtarë!"[6]
8. Urrejtja ndaj njerëzve.
“Ju jeni dëshmitarë të Allahut në tokë.”
9. Furnizimi i pakët.
"Sikur do t’i përmbaheshin Tevratit dhe Inxhilit dhe asaj që u shpalli Zoti i tyre, do të kishin çka të hanë dhe nga ajo që është mbi ta si dhe ajo që është nën këmbët e tyre. Ka edhe të matur, por është e shëmtuar ajo çka bëjnë numri më i madh i tyre."[7]
10. Zemërimi i Allahut, pakësimi i besimit dhe shumë vështirësi.
"Dhe tërhoqën mbi vete zemërim pas zemërimi – kurse jobesimtarët i pret vuajtje e turpshme."[8]
"Ata deklarojnë: Zemrat tona janë të ngurta."[9]
"Atë që e kanë bërë ka mbuluar zemrat e tyre."[10]