Gjej mbështetje Allahun
Aid el Karni
Allah!
Ky është emri më i lartë i Zotit. Kulmi i çdo diturie. Kjo fjalë vjen nga rrënja e fjalës elihe që do të thotë ofroj mbështetje, strehë, mbroj, i jap siguri zemrës dhe shpirtit. Prandaj zemra është e kënaqur vetëm me këtë emër dhe s?është e mundur të gjejë diku tjetër prehje dhe lumturi.
Për këtë arsye i Dërguari (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), vajzës së vet Fatimes (Allahu qoftë i kënaqur me te), ia kishte mësuar lutjen kundër të këqijave: ?O Allah, o Allah, Ti je Zoti im, Ty nuk të atribuoj asgjë.? Kjo është transmetuar me hadith autentik.
"Thuaj: Allahu e ka shpallur! Pastaj lëri ata që të argëtohen me gënjeshtrat e veta."
"Allahu është i mirë ndaj robërve të Tij; Ai i jep furnizim atij që dëshiron dhe Ai është i Fortë, e i Fuqishëm."
"Vetëm Ai i sundon robërit e Tij; Ai është i Urti, e i Gjithëdijshmi."
"Thuaj: Cili është dëshmitari më i besueshëm?, e përgjigju: Allahu, Ai do të jetë dëshmitar ndërmjet meje dhe juve. Ndërsa mua më është shpallur ky Kuran, që t?u paralajmëroj me të juve dhe ata tek të cilët arrin. Mos pohoni njëmend se krahas Allahut ka edhe zota të tjerë? Thuaj: Unë nuk pohoj. Thuaj: 'Vetëm Ai është Zoti dhe unë s?kam gjë me ata që ju i konsideroni të tjerët të barabartë me Të'."
"Atë Ditë kur t?i mbështjellim qiejt siç mbështillet një fletë e letrës për shkrim. Ashtu siç i krijuam herën e parë nga asgjëja, ashtu do t?i krijojmë sërish nga asgjëja, - ky është premtimi Ynë, vërtet ne jemi të aftë ta bëjmë këtë."
"Allahu ndalon që të çrregullohet balanci i qiejve dhe i Tokës. Ndërsa sikur të çrregulloheshin, askush tjetër pos Tij nuk do të mund t?i mbante; Ai është vërtet i mirë dhe falë mëkate."