Sprovat janë për të mirën tënde
Nuk duhet pasur frikë nga sprovat, e as të shqetësohemi për shkak të këqijave ngase në një hadith autentik thuhet: “Atë që e do Allahu, e vë në sprovë. Ai që është i kënaqur me këtë do të fitojë kënaqësi nga Lavdiploti, kurse kush është i pakënaqur, e pret zemërimi i Tij.”
Kënaqësia me përcaktim është adhurim
Kënaqësia me përcaktim, bën pjesë në themelet e fesë.
"Ne do t’u sprovojmë pak me frikë dhe me uri, si dhe ashtu që do të humbni pasuri e jetë, e edhe të lashta. Por i përgëzo, ata të cilët kur i godet ndonjë e keqe, vetëm deklarojnë: Ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi!"[1]
Përcaktimi nuk është gjithnjë në favorin tonë. Pasi që ne nuk e dimë se çfarë na sjell përcaktimi, është më së miri të jemi të kënaqur me çdo gjë që na ndodhë ngase ky është adhurim, gjegjësisht bindje ndaj dëshirës së Zotit.
Allahu njerëzit i provon në bazë të besimit të tyre. Në hadith është thënë: “Njerëzit të cilët janë sprovuar më së shumti janë të Dërguarit, pastaj robërit e mirë.”
“Atë që e do, Allahu e vë në sprovë.”
"Ti duro siç kanë duruar të Dërguarit e vendosur dhe mos kërko që dënimi të vijë sa më shpejt! Ndërsa Ditën kur të përjetojnë atë me çka kanosen, do t’u bëhet se kanë qëndruar vetëm një pjesë të ditës. Dhe vërtet! Ani, a do të shkatërrohet dikush tjetër pos popullit të shfrenuar!"[2]
"Ne do t’ju provojmë gjersa të mos t’i dallojmë luftëtarët dhe të vendosurit midis jush, por do t’i konfirmojmë edhe lajmet për ju."[3]
"Ndërsa Ne i kemi vënë në sprovë edhe ata para tyre, në mënyrë që Allahu të dallojë qartë ata që e flasin të vërtetën dhe ata që gënjejnë."[4]