Kisra dhe plaka
Aid el Karni
Një transmetim i lashtë persian flet për mbretin e fuqishëm Kisra dhe një plakë të gjorë e cila jetonte në një shtëpizë të vjetruar afër pallatit të tij të shkëlqyer dhe madhështor. Plaka nuk kishte asgjë nga pasuria, pos një pulë e cila një ditë iku nga oborri dhe shkoi në fshat. Plaka u mbështet te Zoti dhe u nis ta kërkonte pulën. Atëherë mbreti vendosi ta zgjerojë pallatin dhe shpejt e rrënoi kasollen e vjetruar dhe nisi të planifikonte zgjerimin. Kur plaka u kthye dhe pa se nga shtëpia s?i kishte mbetur asgjë, bërtiti:
"Unë nuk isha këtu, po Ti ku ishe, Zoti im, kur më shkaktuan këtë dëm?"
Këtë e kishte dëgjuar Ai që dëgjon çdo gjë dhe që sheh çdo gjë, u hakmor për plakën nëpër mes të djalit të Kisras, i cili mori thikën dhe e vrau babanë e tij, ndërsa ai ishte shtrirë të pushonte. E bëri këtë për t`ia marrë pushtetin. Pra, drejtësia ishte e shpejtë.
"A nuk i mjafton vetë Allahu robit të Vet? Kurse ata të frikësojnë me ata të cilët i madhërojnë pos Tij. Atë që Allahu e lë të devijuar ? askush nuk mund ta orientojë në Rrugë të drejtë."
Sikur të gjithë të jemi si djali i Ademit (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të), i cili ka deklaruar:
"Edhe nëse ti e shtrin dorën drejt meje për të më vrarë, unë nuk do ta shtrija dorën time drejt teje për të të vrarë, ngase kam frikë nga Allahu, Zoti i botëve."
?Është më mirë të vritesh se sa të vrasësh.?
Kjo është dëshmi që besimtari, sidoqoftë që të jetë, gjithmonë ka një zgjedhje dhe ajo zgjidhje është me e mirë se sa hakmarrja, urrejtja dhe armiqësia.