"Ti sillu mirë me çdonjërin dhe kërko të kryhen vepra të mira, kurse largohu nga injorantët!"[1]
Miku i mirë është begati e paçmuar në këtë jetë. Prandaj duhet ta ruajmë dhe të sillemi mirë ndaj tij. Sjellja e mirë nënkupton që nganjëherë t`i tejkalojmë gabimet e tij për faktin se askush nuk është i përkryer. Pastaj, mikun duhet pranuar të atillë çfarë është, e jo të kërkohet te tjetri modeli i vet ose personi nga iluzionet dhe ëndrrat. Të gjithë ne kemi dëshira të posaçme dhe mënyra të ndryshme të sjelljes ngase jemi unik, prandaj nuk duhet të aktrojmë e as ta kërkojmë një gjë të tillë prej të tjerëve.
Allahu i Madhërishëm thotë:
"O besimtarë, kur të niseni në luftë, në rrugën e Allahut, verifikoni gjithçka mirë dhe atij që u jep selam mos iu përgjigjuni: :Ti s’je besimtar!', për të arritur të mira në këtë botë; dhe te Allahu janë fitimet e mëdha! Edhe ju më parë keni qenë si ata, porse Allahu ua dhuroi mëshirën e Vet, andaj verifikoni mirë gjithçka, ndërsa Allahu, vërtet, e di mirë atë çka punoni."[2]
"Ata që ruhen nga mëkatet e mëdha dhe posaçërisht nga imoraliteti, Ai do t’i falë, ngase Zoti yt, vërtet, falë shumë, - Ai di mirë gjithçka për ju, prejse u ka krijuar nga dheu dhe prejse keni qenë embrione në barkun e nënave tuaja; andaj mos u lavdëroni me pafajësinë tuaj – Ai e di mirë për atë që largohet nga mëkati."[3]
Është e mjaftueshme për ju që të jeni të kënaqur me pjesën kryesore të karakterit të vëllait tënd, ka thënë Ebu Derda (Allahu qoftë i kënaqur me të): "Qortimi vëllait tënd për diçka është më i mirë se sa humbja e tij krejt."
Disa të urtë kanë thënë: "Të kërkosh përsosmëri, është mungesë e përsosmërisë."
Disa prej tyre thanë: "Ne nuk jemi të kënaqur ende me veten, kështu që si mund të presim veten të jetë i kënaqur me të tjerët."
Ndërsa disa të tjerë kanë thënë: "A nuk do të mbetesh i përmbajtur nga dikush që ju impresionon me një karakter të mirë dhe me gjykim të shëndoshë për shkak të ndonjë defekti të vogël e që është rrethuar nga një numër i madh i virtyteve. Ju nuk do të gjeni, për sa kohë që jetoni, një person të kultivuar në mënyrë që ai është i lirë nga të metat dhe nga gabimet. Mendo për veten tënde se sa shpesh gabon dhe se si e sheh veten tënde prapë me kënaqësi."
Poeti ka thënë:
Kush mundet që të plotësojë të gjitha cilësitë,
mjafton për të që njihet si fisnik.
Nabig edh-Dhubjani deklaron:
Unë nuk jam i shurdhër o vëlla,
e as nuk jam i vetmi burrë i sjellshëm.
Kjo që e kemi thënë nuk e zhvlerëson atë që është caktuar për t`u testuar dhe për t`u provuar cilësitë e mira në të, sepse ajo që bëhet pa qëllim është e falur, nuk duhet periudhë e gjatë të na marrë kjo, e as të na ofendoj, apo ndoshta të jetë ajo një pengesë, nëse nuk ka ndryshim dhe konstaton se duhet të refuzohet, e as që duhet shpirti të kaloj nëpër periudha të ndryshme për t`i qetësuar mendimet, sepse njeriu mund të ndryshojë veten e tij përmes respektimit në mënyrë specifike të shpirtit të tij, e as të jetë në armiqësi, e as i mërzitur prej tyre.
Është përcjellë thënia: "Dyshimet në lidhje me shokun tënd nuk duhet të prishin një besim të mirë të përbashkët që ka qenë i testuar me kalimin e kohës."
Xhafer ibën Muhamed i tha të birit të tij: "O djali im, cilido prej shokëve tuaj që zemërohet me ty tri herë dhe në çdo rast flet vetëm të vërtetën në lidhje me ty, atëherë merre atë si një mik të ngushtë."
Hasen ibën Vehb ka thënë: "Nga të drejtat e dashurisë së ndërsjellë është që t`i falësh miqtë dhe të mos t`i shikosh mangësitë e tyre."
Është transmetuar nga Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të) kur është pyetur për komentin e fjalëve të Allahut të lartësuar:
"Ne i kemi krijuar qiejt, Tokën dhe gjithçka që gjendet midis tyre vetëm me urtësi. Ora e Kiametit do të vijë me siguri, andaj ti o Muhamed sillu me zemërgjerësi."[4]
Ai ka thënë: "Kënaqësi pa fyerje."
Ibën Rumi deklaron:
A janë njerëzit dhe bota gjë tjetër veçse grimca,
shihen me sy të turbulluar ose përshkohen.
Është mungesa e përsosmërisë që je duke e kërkuar,
a ka të sjellshëm në botë se unë nuk jam i sjellshëm.
Disa prej poetëve kanë recituar:
Sapo arritëm në ditët e mbetura,
por shiu i pranverës na braktisi.
Mos ndodhtë kurrë që unë të hidhërohem,
edhe nëse del i binduri vetëm i bindur.
"O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e djallit! Kush ndjek gjurmët e djallit, do të nxitet nga ai të bëjë vepra të këqija e të shëmtuara. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, askush nga ju nuk do të ishte pastruar kurrë (prej gjynaheve); Allahu pastron atë që dëshiron Vetë. Allahu i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha."[5]
Dëshironi mik të sjellshëm e pa të meta,
do të gjej nëse më premton erë pa tym.
"Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha dhe veprave imorale, përveç gjynaheve të vogla, me të vërtetë, Zoti yt është i Gjerë në falje. Ai ju njeh mjaft mirë, qysh se ju krijoi nga dheu dhe qysh se keni qenë embrion në barkun e nënave tuaja. Prandaj, mos u lavdëroni me pafajësinë tuaj! Ai i njeh më së miri ata që ruhen nga gjynahet."[6]