Mos u bëj lakmues i famës sepse ajo fsheh shumë rreziqe
Lakmia për famë e shkatërron zemrën dhe e bren ndërgjegjen e njeriut.
"Atë botën tjetër do t’ua japim atyre që nuk dëshirojnë që në Tokë të kreshpërohen dhe të bëjnë çrregullim, kurse ata të cilët kanë frikë nga Allahu i pret fund i lumtur."[1]
Ai që tërhiqet nga shoqëria e ngjall shpirtin,
e nuk do shkatërrohet nga zhurma e shkëlqimi
Kur erërat dhe furtunat sulen me tërbim,
frytet më të skajshme në tokë nga pemët bien.
I Dërguari në hadithet e tij i ka qortuar fuqishëm ata që shtiren, mburren para njerëzve dhe transmetojnë fjalët e të tjerëve.
"Mos mendo assesi se ata të cilët i gëzon ajo që e bëjnë dhe të cilëve u pëlqen të lavdërohen edhe për atë që nuk e kanë kryer – mos mendo assesi se do të shoqërojnë nga dënimi; ata i pret vuajtje e rëndë."[2]
"E mos u bëni si ata të cilët, për t’u mburrur para njerëzve, dolën me krenari nga qyteti i tyre për të larguar nga rruga e Allahut. Ndërsa Allahu e di mirë çka punojnë ata."[3]
Veshja e hipokrizisë e bren trupin,
kur e vesh, nuk ke më shpëtim.