1. Dije, nëse nuk jeton në kufijtë e një dite, mendja jote do të jetë e shqetësuar dhe e pashpresë. Të gjitha gjërat do të duken të paqarta. Brengat dhe frikësimet do të grumbullohen vazhdimisht.
Pikërisht në këtë qëndron porosia e thënies: “Kur të vijë dita, mos e prit mbrëmjen, ndërsa kur të vijë nata, mos e prit agimin.”
2. Harroni të kaluarën dhe krejt atë që e ka sjellë ajo, ngase kjo mund të shkaktojë shqetësim të madh dhe çmenduri.
3. Mos u brengos dhe mos u preokupo së tepërmi për të ardhmen. Ajo i përket botës së panjohur. Prandaj hiqu përsiatjes së tepruar dhe dalldisë me atë që do të vijë.
4. Mos u shqetëso nga kritikat. Bëhu i përmbajtur, ngase kritika flet vetëm për madhësinë dhe rëndësinë tënde
5. Jetën e mirë dhe të lumtur e përbëjnë besimi i fortë dhe mbështetja tek Allahu i lartësuar, si dhe veprat e mira.
6. Kush dëshiron prehje, paqe dhe rehati duhet ta kujtoj Allahun e lartësuar.
7. Robi i sinqertë duhet ta dijë se çdo gjë që ndodhë, ndodhë me diturinë dhe përcaktimin e Allahut.
8. Mos prit falënderim nga askush.
9. Përgatitu për fyerjet më të rënda.
10. Ajo që të ka ndodhur me siguri se është e mirë për ty.
11. Çdo dispozitë e Allahut është e mirë për muslimanin.
12. Mendo për begatitë dhe falëndero Zotin.
13. Atë që e ke ti, shumë njerëz nuk e kanë.
14. Shpëtimi mund të vijë çdo çast.
15. Kur të vijnë telashet, lindin lutjet më të sinqerta.
16. Vështirësitë mbase janë të hidhura, por e forcojnë zemrën.
17. Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi.
18. Mos e kalo kohën me gjëra të parëndësishme.
19. Zoti yt falë shumë.
20. Mos u zemëro, mos u zemëro, mos u zemëro.
21. Jeta është buka, uji dhe pak freski, prandaj mos e tepro me gjëra materiale.
22. "Kurse në qiej ndodhet furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet."[1]
23. Numri më i madh i frikësimeve janë të rreme.
24. Le të jenë shembull ata që janë sprovuar më së shumti dhe që kanë kaluar nëpër vuajtjet më të rënda.
25. Kur Allahu e do dikë, Ai e sprovon atë.
26. Lexo shpesh dua që thuhen në çaste të vështira.
27. Largohu nga kotësia dhe merru me punë serioze dhe produktive.
28. Hiqu alarmeve të rreme dhe mos u beso njerëzve pesimistë.
29. Nëse dëshiron të hakmerresh dhe nëse lakmon, kjo do të ndikojë keq vetëm për shëndetin tënd.
30. Çdo e keqe - musibet, që të ndodhë është falje mëkatesh - kefaret.