Ja disa gjëra që janë ndihmesë e madhe për njeriun në vështirësi:
1. Pritja e shpërblimit nga Allahu i Madhërishëm, i Cili thotë:
"Thuaj: O robërit e mi që besoni, kini frikë nga Zoti juaj! Ata që në këtë botë kryejnë vepra të mira i pret shpërblimi, kurse toka e Allahut është e gjerë; vetëm për ata që janë durimtarë."[1];
2. Shikimi i të tjerëve që kanë vështirësi dhe telashe. Nëse shikon përqark, do të shohësh shumë njerëz të pikëlluar dhe të pashpresë.
Një fjalë e urtë e vjetër arabe thotë: "Në çdo luginë do të hasësh pasardhës të Sadit." (Simbol për njerëzit fatkeq te arabët – vër. për.)
Sikur të mos kisha shokë që vuajnë përreth,
që moti do t’i kisha shkurtuar vuajtjet.
3. Dije se gjithmonë ka vuajtje më të madhe dhe më të rëndë;
4. Është mirë kur e keqja është në dynja, e jo në fe;
5. Nganjëherë adhurimi kryhet më lehtë në situata të vështira;
6. Në vështirësi nuk ka mashtrim.
Largoju mashtrimit para se të ndodhë,
se ky është mashtrimi më i mirë.
7. Allahu di gjithçka më mirë dhe se zgjedhja e Tij do është më e dobishme:
"Diç nuk e dëshironi, kurse ajo mund të jetë e mirë për ju; diçka e dëshironi, kurse ajo del që është e keqe për ju. – E Allahu e di, po ju nuk dini."[2]